Përdhunuesit e kodit të ndërgjegjes n’parlament!

Opinione

Përdhunuesit e kodit të ndërgjegjes n’parlament!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 15 maj 2022 Në ora: 12:33

Pyetja është: kur do të bëhet e kushtueshme kjo dhunë edhe për parlamentarët? Ky përdhunim s’ndalet ndryshe, sepse mashtruesit në politikën tonë, janë dëshmua si ushunjëza për vetë shtetin dhe votuesit skamnor.

Këta shpirtngushtë, dëgjojnë vetëm egon e vetë, menjëherë pas vjeljes së votave, dhe pastaj shtirren se po bëjnë politikë! Të udhëheqësh shtetin dhe popullin tënd nuk është punë e lehtë, është obligim moral dhe njerëzor për secilin që nderohet me këtë punë!

Fatkeqësisht, me këtë respekt, po nderohen edhe të pa ndershmit. Votuesit po blejnë sapun në vend të samunit! E pra, shkumoni tani se vetë e keni bë përzgjedhjen! Këta të përzgjedhur për parlament dhe politikë, e fillojnë punën, mbarë e mirë me premtime nga më të mirat.

Lodhen duke vrapuar poshtë e lartë për të fituar votëbesimin! Atëherë kur arrijnë qëllimin dhe rehatohen mirë e mirë, fillon maskarade e maskarenjve! Është e pa kuptimtë se si brenda natës g’dhihen si lloto milionerë, pastaj të dehur në mall e pasuri, harrojnë se janë në kuvend e parlament.

Të çakërdisur nga pesha e rëndë e papërgjegjësisë, ngurrojnë të dorëzohen edhe atëherë kur nuk kanë të drejtë. Nuk kërkojnë ndihmë, bashkëpunim ose dorëzimin, me bindjen se janë t’pa gabueshëm. Nga inati edhe i japin tepër zor vetvetes, dhe se nga ai zor, si duket edhe e kanë dh.. bigën e karrocës së shtetit e pastaj për turp të fëmijëve e familjes nuk ngurrojnë edhe të bagëlojnë nga goja, në cilësinë e parlamentarit!

Amoraliteti i tyre verbal i arrin edhe robët e shtëpisë tjetër, duke mos i lënë anash pa i stërpikë edhe anëtarët e rrethit t’vetë familjar! Nuk dihet se a krenohet dikush me këta “xhevahir”! Politika si biznes fitimprurës dhe sinonim i të qenit në pushtet po vazhdon në këtë tryezën e parlamenteve shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat