Kërcënimi bërthamor rus ndaj Finlandës dhe Britanisë së madhe!

Opinione

Kërcënimi bërthamor rus ndaj Finlandës dhe Britanisë së madhe!

Nga: Xhavit Çitaku Më: 15 maj 2022 Në ora: 16:06
Xhavit Çitaku

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, vendi i udhëhequr nga Putini ka kërcënuar gjithçka, nga sulmet me helm deri tek sulmet bërthamore. Siç informojnë mediat suedeze, duke u bazuar nga Agjenci të huaja të lajmeve, në një intervistë, politikani rus Aleksey Zhuravlyov paralajmëron për një sulm të mundshëm raketor si në Finlandë ashtu edhe në Britani. Rusia po kërcënon ndër të tjera se do ta mbyt Britaninë në një cunami radioaktiv.

Në 200 sekonda, Rusia mund të shkatërrojë Britaninë me armën bërthamore Satan-2, dhe shkatërrimi i Finlandës do të merrte dhjetë sekonda. Ky është mendimi i Aleksey Zhuravlyov, 59 vjeç, nënkryetar i Komitetit të Mbrojtjes së Parlamentit Rus.

Në një intervistë, Aleksey Zhuravlyov tha se ishte "absolutisht legjitime" që Rusia "të vinte në dyshim ekzistencën e Finlandës" në të njëjtën kohë kur vendet nordike ishin në lëvizje të plotë me aplikimet e mundshme të NATO-s. —

Mund të sulmojmë me një Sarmat nga Siberia dhe madje të arrijmë në Britani. Dhe nëse godasim nga Kaliningrad, diapazoni i hipersonikëve është 200 sekonda - kështu që vazhdoni, djema, tha politikani në intervistë, duke shtuar se llojet e tjera të raketave të pozicionuara në kufirin finlandez mund "të arrijnë Finlandën në 20 sekonda, apo edhe dhjetë. " Nuk është e papritur që Rusia po anon gjithnjë e më shumë drejt propagandës së frikësimit. Paralajmërimi i Zhuravlyov erdhi pasi televizioni shtetëror rus kërcënoi se do ta mbyste Britaninë gjatë një cunami radioaktiv.

E gjithë kjo u portretizua në një video propagandistike absurde që tregonte gjithashtu se si raketa Satan 2 mund të shkatërronte të gjithë Britaninë. "Shkretëtira radioaktive" Raketa, nga ana tjetër, do të shkaktonte një valë të madhe cunami, rreth 500 metra të lartë, sipas propagandës. Efektet anësore do të çonin në doza të larta rrezatimi, i cili nga ana tjetër do të mbulonte të gjithë Britaninë në një "shkretëtirë radioaktive".

Sipas britanikes The Sun, arsyeja e kërcënimeve masive buron nga premisa e pabazuar e bërë nga media shtetërore ruse, së bashku me kërcënimin e Boris Johnson për të kryer një sulm bërthamor ndaj Rusisë - pa u konsultuar me NATO-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat