Letër publike ministrave të Jashtëm të G7-tës / Vendosni sanksione Serbisë

Opinione

Letër publike ministrave të Jashtëm të G7-tës / Vendosni sanksione Serbisë

Nga: Rexhep Torte Më: 15 maj 2022 Në ora: 17:17
Takimi i G7 në Gjermani

Zonja dhe zotërinj ministra të Jashtëm të G7-tës, e keni shumë gabim me qasjen ndaj Kosovës viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998-99.

Serbia kriminale, me kërcënimet dhe përpjekjet për ta penguar Kosovën që të aderojë në Këshillin e Evropës, në NATO, në Interpol në OKB, si edhe në organizmat e tjerë të botës demokratike, dëshmon hapur, se e nxitur nga Rusia dhe Kina, ka për qëllim ta pengojë përparimin e shtetit të Kosovës për ta ruajtur hegjemoninë ndaj Kosovës dhe në Ballkan.

Unë jam një gazetar me përvojë më shumë se gjysmën shekulli në gazetari dhe me një njohuri solide të situatave gjeostrategjike në botë, ndaj dhe e ndjej të nevojshme ta bëj këtë reagim timin.

Nuk ekziston asnjë logjik demokratike e morale njerëzore, që mund t’i vë në një rrafsh Kosovën viktimë dhe Serbinë kriminale, pa i vënë asnjë kusht Serbisë për të gjitha ato krime që i kreu në Kosovë.

Komunikatën që e lëshuat pas takimit në opinion, me siguri u a ka shkruajtur të gatshme Josep Borrell, ai këtë retorikë po e përsëritën si vjershë.

Zonja e zotërinj ministra të Jashtëm të G7-tës, Kosova dhe mbarë shqiptarët nga Ju kanë pritur që të kërkoni të zëvendësohen edhe Josep Borrell-i edhe Miroslav Lajçaku me dy figura tjera korrekte dhe dinjitoze në BE, ose së paku t’i kritikonit këta të dy pro serbë të dëshmuar që në dialogun Kosovë-Serbi në vazhdimësi po e favorizojnë Serbinë kriminale në dëm të Kosovës viktimë.

Kosova gjithnjë ka qenë e rreshtuar me Perëndimin dhe BE-në, gjë që e dëshmoi dhe me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Serbia kriminale përkundrazi po bëhet e shurdhër ndaj kërkesave të botës demokratike dhe nuk ka ndërmend që t’i vendosën Rusisë sanksione për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

Tërë bota i shikoi protestat në Beograd më datë 24 prill 2022, në mbështetje të agresionit të Rusisë në Ukrainë të shoqëruara me këndimin e himneve të Serbisë dhe të Rusisë, me flamujt e Serbisë dhe të Rusisë dhe me parullat, “Serbët dhe rusët janë vëllezër të përjetshëm” si edhe parullat “Jo NATO” dhe “Krimeja është Rusi dhe Kosova është Serbi”.

Serbia kriminale eventualisht mund të largohet nga Rusia e Kina, vetëm nëse edhe Serbisë kriminale i vendosen sanksione të fuqishme, qoftë për shkak të kërcënimeve që po ia bën Kosovës, qoftë për shkak të kërcënimeve që po ia a bën edhe Bosnjë dhe Hercegovinës nëpërmjet Republika Serbe, e cila e kërcënon paqen me deklaratat e Milorad Dodikut, se Republika Serbe do ta themelojë edhe ushtrinë e vet, veçmas nga ajo e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Kosova edhe pse viktimë e agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale, gjithnjë ka qenë konstruktive dhe paqedashëse edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Serbia kriminale dhe kriminelët Aleksandër Vuçiq-President i Serbisë, Ivica Daçiq-kryeparlamentar i Serbisë dhe Aleksandër Vulin- ministër i Brendshëm i Serbisë, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, janë ata që e minojnë, e shantazhojnë dhe e stërzgjasin këtë dialog me direktiva nga Moska e Pekini.

Aleksandër Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe Aleksandër Vulin, që moti është dashur të jenë prapa grilave në gjykatën speciale në Hagë, sepse si bashkëpunëtorë të kriminelit Sllobodan Millosheviq i dinë të gjithë skenarët dhe planet gjenocidale që Serbia kriminale i kreu në Kosovë.

Ivica Daçiqi, në vitin 2020, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë para syve të ndërkombëtarëve, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet në Kosovë.

Këtyre qëllimeve destruktive të Serbisë kriminale gjatë dhjetë viteve të kaluara të dialogut Kosovë-Serbi ju kanë ndihmuar edhe Ketrin Eshton, edhe Frederika Mogherini, edhe Johanes Hahn-I, dhe aktualisht po u ndihmojnë edhe Josep Borrell-i edhe Miroslav Lajçaku- emisarë aktualë të BE-së, duke ia mbajtur anën Serbisë kriminale.

Kosova dhe mbarë shqiptarët kanë pritur dhe presim nga G7, që ta kritikojnë Serbinë kriminale për destruktivitetin e saj në dialogun Kosovë-Serbi.

Serbia kriminale viteve të fundit para syve T’uaj është duke bërë kolonizimin në veri të Kosovës, duke ndërtuar me para edhe nga Moska e Pekini, koloni serbe në trojet shqiptare, ku në banesa të reja e të mobiluara po vendosën serbë, të cilët asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë.

Serbia kriminale është duke e mbështetur kontrabandën dhe krimin e organizuar në veri të Kosovës, edhe nëpërmjet organizimit të protestave serbe dhe të bllokimit të rrugëve në veri të Kosovës, edhe pse pakica serbe në Kosovë me Kushtetutën e Kosovës i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Pakica serbe në veri të Kosovës me vite nuk po e paguan as energjinë elektrike, as ujin dhe as shërbimet komunale, të cilat Qeveria e Kosovës i mbulon çdo vit me më shumë se 10 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Serbia kriminale, e lazdruar nga Ju ndërkombëtarët është duke u armatosur nga Rusia dhe Kina me armë të sofistikuara, duke e kërcënuar Kosovën dhe paqen në Ballkan, edhe pse Serbinë nuk po e kërcënon asnjë shtet fqinj.

Zonja dhe zotërinj ministra të G7-ës, shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishte Serbia kriminale ajo e cila në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal në Kosovë, duke vrarë e masakruar më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm.

Serbia kriminale mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, të cilët i vrau e i masakroi në Kosovë, i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur krimet e kryera në Kosovë.

Serbia kriminale dhunoi në Kosovë në mënyrën më makabre e më shtazarake 20 mijë femra autoktone shqiptare.

Serbia kriminale rrëmbeu në Kosovë 1650 shqiptarë autoktonë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia kriminale në Kosovë kreu 400 masakra në të cilat vrau edhe fëmijë duke pirë qumësht në gjoksin e nënave.

Serbia kriminale e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Vetë NATO-ja me bombardimet ajrore të caqeve ushtarake serbe në Kosovë dhe të caqeve në Serbi, e detyroi Serbinë kriminale të largohet nga Kosova, me çka Kosova e fitoi lirinë e shumëpritur.

Ju ministrat e Jashtëm të G7-tës nga SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Japonia, dhe Josep Borrell-i Përfaqësuesi i lartë i BE-së, më datë 14 maj 2022 në Gjermani e mbajtët mbledhjen e radhës.

Pas këtij takimi Ju ministrat e Jashtëm të G7-tës lëshuat një komunikatë të përbashkët, në të cilën përmendët edhe Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, ku thuhet, “Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, t’i zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjt e kaluara pa vonesë dhe t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane, që kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon. Vlerësojnë faktin që Kosova është rreshtuar me Perëndimin sa u përket sanksioneve kundër Rusisë, vlerësojmë edhe përparimin e Bosnjës, dhe kërkojmë që edhe Serbia ta bëjë të njëjtën gjë”, thuhet në këtë komunikatë.

Zonja dhe zotërinj ministra të G7-tës, Serbia kriminale edhe sot e kësaj dite nuk po i pranon vrasjet dhe masakrat që i kreu në Kosovë, mes tyre edhe masakrën e Reçakut, të cilën asokohe e konstatoi në vend të ngjarjes Wiliam Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, pas njoftimit të të cilit Bil Clinton, Presidenti i SHBA-ve dha urdhrin që NATO-ja t’i sulmojë caqet serbe në Kosovë dhe Serbi.

Shqiptarët kanë jetuar gjer përtej Nishit, por Serbia kriminele dhe serbët kriminelë, me ardhjen e tyre nga Karpatet në Ballkan, kufijtë e tyre i kanë zgjeruar duke vrarë, masakruar dhe duke i dëbuar shqiptarët nga trojet shqiptare.

Këtë më së miri e dëshmon edhe një hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vogël ka qenë Serbia në ato vite.

Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.

Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare” të viteve 1912/13.

Zonja dhe zotërinj ministra të G7-tës, për ta kuptuar se gjenocidet e Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë me shekuj e kanë patur egërsinë e njëjtë, po Jua prezantoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull, “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99), i autores kosovare Luljeta Selimi.

Zonja dhe zotërinj ministra të G7-tës, lexojeni me vëmendje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë kriminale në Kosovë të Sheradin Berishës, në ËEB faqen e “Bota WSot”.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara, të fotografuara dhe të incizuara.

Kosova, Shqipëria dhe mbarë shqiptarët janë rast më vete dhe duhet të respektohet tërësisht e drejta dhe e vërteta e Kosovës, e Shqipërisë dhe e mbarë shqiptarëve.

Pasi t’i lexoni këto shembuj të sipërpërmendur të gjenocideve të Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë e fisnikë, vendoseni dorë në zemër dhe mendoni si do të silleshit ndaj Serbisë, po qe se Serbia do të kishte kryer krime të tilla ndaj familjes Tuaj, farefisit Tuaj dhe kombit Tuaj.

Zonja dhe zotërinj ministra të G7-tës, Zoti ju bekoftë Juve, familjet Tuaja, kombet Tuaja dhe shtetet Tuaja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat