23 vite mallëngjim përvëlues nga lirimi i Mr. Ukshin Hotit nga burgu i Dubravës kur humbi çdo gjurmë e tij

Opinione

23 vite mallëngjim përvëlues nga lirimi i Mr. Ukshin Hotit nga burgu i Dubravës kur humbi çdo gjurmë e tij

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 16 maj 2022 Në ora: 10:02
Ukshin Hoti

Tradhti kombëtare e njerëzore, turp kombëtar e njerëzor dhe mëkat i madh ndaj Zotit të Madhërishëm, është mosangazhimi udhëheqësve të derisotëm në Kosovë, të cilët në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi, nuk bënë asgjë për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit dhe të të pagjeturve tjerë shqiptarë.

Udhëheqëit e derisotëm në Kosovë, u bënë milionerë të pasluftës, u pispillosën, u krekosën dhe e dëmtuan tejmase Kosovën dhe popullin e shumëvuajtur të Kosovës në rafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Moszbardhja e fatit të Mr. Ukshin Hotit është shembulli më i mirë që i demaskon më së keqi qeveritë, presidencat dhe parlamentet e Kosovës në 21 vitet e kaluara.

Qeveria e Albin Kurtit duhet urgjentisht t’i ndërpret milionat e eurove që i paguajnë taksapaguesit e Kosovës për avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të akuzuarve tjerë për vëllavrasje për pushtet, dhe këto miliona euro t’i kalojë te Komisioni qeveritar për të pagjeturit dhe te Shoqatat për të pagjeturit në Kosovë.

Një pjesë e këtyre parave mund t’i shfrytëzojë edhe vetë Qeveria, për të angazhuar ekspertë dhe avokatë ndërkombëtarë me përvojën e duhur, për përgatitjen e padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Serbisë krinimale për gjenocidin e kryer në Kosovë, si edhe për nxjerrjen para ligjit të kriminelëve të Serbisë kriminale, dhe për ta detyruar Serbinë kriminale që t’ia paguajë Kosovës të gjitha dëmet që ia shkaktoi gjatë agresionnit gjenocidal.

Me këto para Komisioni qeveritar për të pagjeturit dhe Shoqatat për të pagjeturit do të mund të angazhojnë avokatë të shquar ndëtkombëtarë, që do të gjenin mënyra për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit dhe të më shumë se 1650 shqiptarëve të pagjetur që Serbia kriminale i rrëmbeu në Kosovë.

Kjo duhet bërë sa më parë sepse tashmë kanë kaluar 23 vite nga agresioni gjenocidal i Serbisë kriminale në Kosovë, dhe Serbia kriminale ka mbetur pa u ndëshkuar, kriminelët e Serbisë kriminale kanë mbetur pa u dënuar dhe fati i të pagjeturve në Kosovë ka mbetur pa u zbardhur.

Nuk mund të kenë më shumë të drejta të akuzuarit e Kosovës në Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë për krime personale, sesa personat e pagjetur dhe familjet e tyre që tashmë 23 vite janë duke e vuajtur plagën e thellë përvëluese për më të afërmit e tyre.

Hashimn Thaçi e Kadri Veseli sipas mediave akuzohen se janë bërë milionerë të pas luftës përmes hajnisë dhe korrupsionit, duke e zhvatur si ushunjëza popullin e Kosovës.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nuk u mjaftuan me kaqë, por para se të arrestohen në Hagë, hapën edhe xhirollogaritë e tyre për të grumbulluar fonde vullnetare nga populli për t’i paguar avokatët e tyre të shumtë e të shtrenjtë.

SHBA, BE, KE, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, organizatat ndëkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut sëbashku me udhëheqësit e derisotëm të Kosovës u turpëruan, u mëkatuan dhe u poshtëruan, duke mos bërë asgjë për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit, të këtij kolosi intelektual dhe veprimtari të shquar mbarëshqiptar për liri, barazi dhe humanizëm.

PDK-në dhe Hashim Thaçin, LDK-në dhe Isa Mustafën, AAK-në dhe Ramush Haradinajn, Nismën dhe Fatmir Limajn dhe AKR-në dhe Behgjet Pacollin, gjatë udheheqjes së tyre në Kosovë i dëgjuam vetëm të vjedhin e të grumbullojnë pasuri, të llomotisin, të premtojnë e të mashtrojnë, pa kryer asnjë veprim konkret për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit dhe të pagjeturve tjerë shqiptarë të Kosovës.

Edhe pas zgjedhjeve plebishitare të 14 shkurtit 2021 në Kosovë që e sollën Kryeministrin Albin Kurti , Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, opozita e sotme në Kosovë, nuk është shkëputur fare nga e kaluara dhe nuk ështe distancur fare nga udhëheqësit qeveritarë e shtetërorë tradhtarë dhe keqbërës mdaj Kosovës.

Opozita e sotme në Kosovë, po mburret publikisht me vëllavrasësit për pushtet, me hajnat, të korrupturit dhe milionerët e pasluftës, dhe po përpiqet sërish me retoriken e vjetwr mashtruese dhe me premtime boshe, për ta mare qeverisjen dhe pushtetin, duke i kritikuar padrejtësisht Kryeministrin Albin Kurti, Prtesidenten Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

LDK, PDK, AAK, Nisma dhe AKR, pa pikë turpi vazhdojnw me demagogjitë e tyre gënjeshtare, edhe pse në 21 vitet e kaluara nuk bënë asgjë për të mirën e Kosovës, nuk bënë asgjë për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit dhe të të pagjeturve tjerë shqiptarë, nuk bënë asgjë që Kosova ta paditë Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë në vitet 1998/99. dhe nuk bënë asgjë që kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

Mjafton të ndjekim informatat për pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të këtyre ish udhëheqësve qeveritarë e shtetërorë nga radhët e opozitës së sotme, do të kuptojmë sesa të paskrupullt, të papërgjegjshëm dhe sa tw rrezikshm janw këta rezila e katila dhe keqqeverisës.

Moszbardhja e fatit të Mr. Ukshin Hotit dhe të të pagjeturve tjerë shqiptarë nga Kosova, të cilët Serbia kriminale i rrëmbeu gjatë agresionit gjenocidal në vitet 1998/99, janë argumenti më i mirë që, PDK, LDK, AAK, Nisma dhe AKR, të mos votohen kurrë më për ta udhëhequr Kosovën, qoftë në nivel lokal, qoftë në nivel shtetëror.

Shpresat te Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, duhet t’i përkrahim, ruajmë e mbrojmë, sepse me seriozitetin më të madh janë duke angazhuar për zbardhjen e fatit të të pagjeturve shqiptarë në Kosovë, në mesin e të cilëve është edhe Mr. Ukshin Hoti.

Qeveria e Albin Kurtit me seriozitetin më të madh është angazhuar për ta paditur Serbinë kriminale te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, për gjenocidin e kryer në Kosovë, dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë kriminelët e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.

Ismail Kadare mbetet i vetmi personalitet, i cili me mish e me shpirt bëri përpjekje për lirimin e Mr. Ukshn Hotit nga burgjet e Serbisë, edhe me Letrën Protestuese që në shkurt të vitit 1997 ua dërgoi Amnesty Inernational, Parlamentit Evropian, Këshillit Evropian dhe ministrave të Jashtëm të vendeve vendimmarëse të Perëndimit.

Ismail Kadare mbetet i vetmi personalitet, i cili duke e parë indiferentizmin e ndërkombëtarëve me intuitën e tij prej intelektuali dhe shkrimtari, shpiku dhe realizoi mënyrën e përkryer të dërgimit të pyetjeve Mr. Ukshin Hotit në burgun e Nishit, për t’i shfrytëzuar përgjigjet e Mr. Ukshin Hotit në sensibilizimin për lirimin nga burgu të Mr. Ukshin Hotit, që më pastaj ta botojë edhe librin Ismail Kadare - Ukshin Hoti “Bisedë përmes hekurash” botuar në vitin 2000 nga Shtëpia botuese “Onufri” në Tiranë.

Ismail Kadare për këtë angazhim intekektual, njerëzor e kombëtar meriton respektin dhe nderimin më të lartë mbarë shqiptar.

Edhe ky 16 maj 2022, pas 23 viteve të kaluara na i shton edhe më shumë emocionet dhe brengën përplot me mallëngjim e shqetësim përvëlues shpirtëror neve shokëve, miqve që e njihmin për së afërmi Mr. Ukshin Hotin, por më së shumti ky mallëngjim e shqetësim përvëlues shpirtëror i kaplon, fëmijët e tij, bashkëshorten e tij , motrat e tij, vllaun e tij, dhe farefisin e tij.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi, pa përjashim, qofshin ata, qeveritarë, presidentë të Kosovës apo kryeparlamentarë, me qëndrimet e tyre tejet të papërgjegjshme dhe të heshtura për zbardjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit, kryen tradhti të pafalshme kombëtare.

Ky mallëngjim e shqetësim përvëlues shpirtëror i kaplon të gjithë intelektualët e dashamirët e mirfilltë të Mr Ukshin Hotit, si edhe shqiptarët e ndershëm e patriotë kudo që jetojnë e punojnë në tërë globin tokësor, e që kanë dëgjuar, lexuar apo që e njohin sakrificën dhe veprimtarinë mbarë shqiptare të Mr. Ukshin Hotit, të këtij kolosi të atdhedashurisë, patriotizmit, trimërisë, guximit dhe sakrifices kombëtare shqiptare, i cili në vazhdimësi tërë energjinë e vet të mendjes dhe atë fizike ua kushtoi Kosovës, lirisë dhe pavarësisë të saj si edhe prosperitetit mbarë shqiptar.

Dita e dilel më 16 maj e vitit 1999, është dita kur Mr.Ukshin Hotit, edhe pse ishte dite jopune, jashta regullave të burgut, iu komunikua se atë ditë do të lirohet nga burgu i Dubravës pas vuajtjes së plotë të dënimit.

Sipas informatave që i kemi Mr. Ukshin Hoti pasi është përshëndetur me shokët, në shoqërim të dy gardianëve serbw ka dalë nga oborri i burgut, dhe që nga ai moment e gjer më sot nuk dihet asgjë për lëvizjen dhe vendndodhjen e tij.

Ekzistojnë shumë mendime dhe supozime për rrugëtimin e Mr. Ukshin Hotit pas daljes nga burgu, por ne do të dëshironim dhe shpresonim në mrekullinë që sjell vetëm Zoti i Madhërishëm, që ai të jetë i vendosur në një izolim të sigurtë dhe se një ditë, edhe pse tashmë në moshë pleqërie të arrijë shëndoshë e mirë në Kosovë, në Kosovën tashmë të lirë e të pavarur për të cilën sakrifikoi dhe u mundua aqë shumë.

Mr. Ukshin Hotit, Zoti i kishte dhuruar zellin e madh për dituri, për përgatitje universitare dhe specializime ndërkombëtare.

Zoti i kishte dhuruar vullnetin e madh për të lexuar vazhdimisht duke e pajisur me njohuri të shkëlqyeshme të gjeopolitikës dhe strategjisë globale, evropiane, ballkanike dhe atë mbarë shqiptare.

Zoti i kishte dhuruar aftësinë dhe guximin, atë që dinte ta shprehte lirisht dhe në mënyrë të argumentuar e të kuptueshme.

Zoti i kishte dhuruar guximin, trimërinë, qëndresën dhe durimin dinjitoz ndaj dhunës dhe torturave mizore psikike e fizike që i përjetoi në burgjet e Lubjanës, Mitrovicës së Sremit, Nishit, Prizrenit e Dubravës, e që nuk mund ti duronte as guri e as druri.

Zoti i kishte dhuruar Mr. Ukshin Hotit forcën për të mos u gjunjëzuar asnjëherë

Ai reagonte ashpër edhe kur i shikonte gardianët duke ushtruar dhunë ndaj të burgosurve tjerë, i vetëdijshëm se për këtë do të dënohet me vendosjen në qeli të vetmisë.

Me këtë Mr. Ukshin Hoti shërbente si shembull i rezistencës ndaj të padrejtës, dhe si shembull i solidaritetit duke u dalë në ndihmë të burgosurve tjerë, edhe në ato kushte tepër të vështira që egzistonin në burg.

Këto veti nuk i pati as për së afërmi asnjë lidership i Kosovës në këto 21 vite të qeverisjes në liri e pavarësi.

Ndaj më shumë se kurrë sot Kosovës i nevojitet Mr. Ukshin Hoti, për t’ia treguar Kosovës rrugëtimin e sigurtë në përballimin e sfidave me të cilat po ballafaqohet.

Fati i Mr. Ukshin Hoti duhet të kërkohet të zbardhet me seriozitetin dhe këmbëngulësinë më të madhe.

Ajo që na indinjon, brengosën dhe që na e trazon shpirtin më shumë është fakti se lidershipet e Kosovës, qoftë gjatë aktivitetit politik të Mr. Ukshin Hotit para se të burgoset, qoftë gjatë vuajtjes së dënimeve drakonike me burg, qoftë pas lirimit të tij nga burgu, qoftë pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, kanë treguar një indiferentizëm, shpirtligësi dhe heshtje të papranueshme, të pajustifikueshme e tejet të papërgjegjshme për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit, i cili aqë shumë bëri dhe u mundua për Kosovën.

Tjetër gjë është të kesh armë në dorë e të përballesh me armikun, ose të jeshë në liri, dhe tjetër gjë është të kalosh aqë vite nëpër disa burgje serbe-jugosllave dhe t’u përballosh duarthatë e i vetëm tërë atyre torturave çnjerëzore.

Moszbardhja e fatit të Mr. Ukshin Hotit pas lirimit nga Burgu i Dubravës u ven një njollë të madhe të zezë udhëheqësve dhe partive që e udhëhoqën Kosovën gjatë këtyre 21 viteve në liri e pavarësi.

Për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit dhe të 1650 personave të tjerë shqiptarë autoktonë nga Kosova që i rrëmbeu ushtria dhe policia serbe, me siguri që në Serbi ekzistojnë projekte, skenarë dhe regjistra evidentuese, e sidomos për Mr. Ukshin Hotin, këtë veprimtar të madh të çështjes së Kosovës, të cilin Shërbimet e Sigurimit të Serbisë e ndiqnin këmba këmbës, sepse Serbia i njihte aftësitë e tij strategjike e gjeopolitike për shqiptarët në Kosovë dhe për mbarë shqiptarët.

Lidershipet që e kanë udhëhequr Kosovën në këto 21 vite të kaluara është dashur që menjëherë pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës të këmbëngulin në vazhdimësi te SHBA, BE, KE, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe te organizatat e tjera ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, për ta detyruar Serbinë ta zbardhën fatin e Mr. Ukshin Hotit dhe të personave tjerë shqiptarë të rrëmbyer në Kosovë dhe të pagjetur sot e kësaj dite.

Zbardhja e fatit të shqiptarëve të pagjetur, evidentimi i krimeve, i masakrave, i dhunimeve, i dëmeve materiale dhe i gjenocidit të Serbisë në Kosovë dhe nxjerrja para ligjit të kriminelëve të Serbisë kriminale, është dashur të jetë prioritet i prioriteteve i lidershipeve të derisotme në Kosovë në 21 vitet e kaluara.

Lidershipet e Kosovës nuk është dashur të bëjnë asnjë hap për të hy në bisedime me Serbinë në Bruksel, pa zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit dhe të shqiptarëve tjerë të rrëmbyer nga Serbia dhe të pagjetur derisot, pa nxjerrjen e kriminelëve serbë para drejtësisë për krimet, vrasjet, masakrat, dhunimet, dëmet materiale dhe gjenocidin që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/1999, dhe pa kërkuar Serbia falje publike për të gjitha këto mizori të kryera.

Këtë është dashur ta bënin lidershipet që e udhëhoqën Kosovën në 21 vitet e kaluara, sepse ky është borxh kombëtar, njerëzor dhe human, dhe se mosshlryerja e këtij borxhi përbën një gabim që nuk falet, përbën mëkat dhe tradhëti të madhe kombëtare, qw do ta dënojë edhe Zoti i Madhërishëm.

Për lirimin e Mr.Ukshin Hotit nga burgu dështuan edhe SHBA, BE, KE, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, me indiferencën dhe heshtjen e pa presedan të tyre.

Mr. Ukshin Hoti ishte personalitet i arsimuar, i njohur, i shquar dhe i dëshmuar për demokraci dhe liri.

Për lirimin nga burgu të Mr.Ukshin Hotit pati një heshtje totale edhe nga shteti amë Shqipëria.

Në kohën e Qeverisë Meksi, nw vitin 1993 Mr. Ukshin Hoti kërkoi që Qeveria e Shqipërisë t’i jep dyshtetësinë, gjë që çuditërisht u refuzua.

Mr. Ukshin Hoti edhe nëpërmjet motrës së tij Myrvete Kasumi arrijti ti nxjerrë nga burgu dhe të botohen ne “Zëri i Kosovës”, “Gazeta Shqiptare” dhe “Rilindja” edhe shumë tekste të tjera që zgjuan interesim të madh te lexuesit.

Përndryshe Mr. Ukshin Hoti ka botuar dy libra analitikë shkencorë “Lufta e ftohtë e detanti” dhe “Filozofia politike e çështjes shqiptare”.

Si u njoha me Mr. Ukshin Hotin

Pë herë të parë me Mr. Ukshin Hotin u takova në vitin 1969 në Beograd kur ai punonte në LSPPJ në Departamentin për marrëdhënie me botën e jashtme, dhe ishte caktuar të mbajë ligjerata për punëtorët që jetonin dhe punonin në Beograd lidhur me amendamentet e propozuara për ndryshimin e Kushtetutës në ish Jugosllavi.

Mr. Ukshin Hoti në mënyrë të qartë e të guximshme para të pranishëmve pa hezitim thoshte, citoj,” Nëse popullata shqiptare në Kosovë dhe në tërë Jugosllavinë nuk trajtohet në mënyrë të barabartë si popujt e tjerë, atëherë Jugosllavia do t’i ketë shqiptarët thikë në shpinë”.

Me Mr. Ukshin Hotin takoheshim shpesh dhe bisedonim për shumë çështje të shqiptarëve dhe se për të gjitha këto çështje kishim një mendje. Kështu u bëmë shokë besnikë.

Mr.Ukshin Hoti i njihte bukur anglishten, gjermanishten dhe frengjishten. Ai kohën e lirë e kalonte duke lexuar libra të ndryshëm.

Një ditë Mr. Ukshin Hoti më informoi se dy muaj do të shkojë në Angola si mysafir i Agostino Netos, udhëheqësit të kryengritjes “Frelimo”, për çka merrte disa vaksina kundër pickimit të mushkonjave , kafshimit të gjarpërinjve dhe infektimeve të ndryshme.

Më vonë Mr. Ukshin Hoti në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd e mbrojti më mënyrë briliante temën e magjistraturës “Faktori kimez në marrëdhëniet SHBA-Rusi”, para komisionit tw udhehqur nga profesorit të shquar Pribiçeviq që e kishte edhe mentor.

Ajo që Mr. Ukshin Hotin e pengoi të doktorojë ishte fakti se profesorët nuk ia pranonin temat e doktoranturës që i propozonte Ukshini, e që kishin të bëjnë me çështjen shqiptare.

Ne mbetëm shokë të ngushte. Unë e vizitoja familjen e tij në Krushë të Madhe dhe Ukshini e vizitonte familjen time në Dibër. Një herë në Dibër e solli për vizitë edhe vëllaun e tij Ragipin, i cili më vonë ra dëshmor si ushtar i UÇK-së.

Në verën e vitit 2000 te na në Dibër erdhi edhe Fatimja- nëna e Ukshinit, Myrvetja- motra e Ukshinit, Nexhat Fetoshi- nipi i Ukshinit dhe gjermania Erika Nerad-Rukolli- ish deputete në Parlamentin Evropian.

Ardhja e tyre në Dibër ishte nxitur nga rrëfimi i mjekes Hannelore H. Dietrich, shoqes së Erikës që merrej me mjekimin e njerëzve me anë të bioenergjisë. Ajo kishte treguar se gjatë terapisë që i bën me pacientët i paraqitet silueta e Mr. Ukshin Hotit, sikur është izoluar në një shtëpi buzë liqenit e që e ruajnë persona të armatosur, dhe se çdo mëngjes aty pari kalon edhe një kope me dele.

Me këtë rast ne disa ditë kontrolluam brigjet e liqenit të Dibrës, Strugës dhe Ohrit, por për fat të keq nuk gjetëm asnjë gjurmë.

Disa të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e Mr. Ukshin Hotit

Mr. Ukshin Hoti ka kryer Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb dhe është magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Ka kryer specializimet në universitetet e SHBA-ve në Çikago, Harvard, Kembrizh-Boston dhe Vashington. Ka qenë i vetmi person i zgjedhur për përfaqësimin e tërë specializantëve dhe studentëve pasuniversitarë nga Evropa në SHBA.

Kjo i mundësoi Mr. Ukshin Hoti që të kontaktojë me pushtetarë të SHBA-ve, por edhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në simpoziume shkencore të njihet me shumë profesorë dhe intelektualë të shquar në SHBA.

Nga gjysma e dytë e viteve të 70-ta deri në vitin 1981 Mr. Ukshin Hoti ka punuar në detyra politike dhe arsimore në Kosovë, si ligjerues në Fakultetin Juridik- drejtimi juridik-diplomatik dhe sekretar në Sekretariatin për marrëdhënie me Botën e Jashtme në KE dhe në Kuvendin e Kosovës, si edhe në institucionet federative për marrëdhënie me Botën e Jashtme.

Në nëntor të vitit 1981 në një mbledhje të partisë së LK në Fakulltetin Filozofik, Mr. Ukshin Hoti u vu hapur në mbrojtje ë demonstratave studentore në Prishtinë, duke iu kundërvënë Prof. Hajredin Hoxha i cili i dënonte ashpër këto demonstrata.

Pas kësaj Mr. Ukshin Hoti arrestohet dhe dënohet më 9 vite burg, që më vonë Gjykata Supreme e uli dënimin e 3 vite e gjysëm.

Mr. Ukshin Hoti në vitin 1991 punon në Lubjanë në revistat “”Alternativa”,”Republika” dhe “Demokracia Autentike-DEA” të cilën e drejton vetë. Pas bllokimit të revistës në vitin 1991 kthehet ne vendlindje duke punuar si profesor i sociologjisë në Univeritetin e Prishtinës, dhe merret edhe me publikimin e shkrimeve politike-eseistike, “Republika dhe lufta në kontekst të Evropës, “Shqiptarët dhe Evropa” etj.

Në muajt mars-prill 1993 mban edhe dënimin e tij të dytë politik, për shkak se një vit më parë kishte organizuar një homazh masiv për martirët e demokracisë në Brestovc.

Po në këtë vit Mr. Ukshin Hoti rrahet brutalisht nga njësiti special policor i Serbisë, duke e përgjakur dhe duke ia thyer edhe brinjët. Kjo ndodhi pas kthimit nga vizita te grevistët e urisë në Pallatin e Shtypit në Prishtinë të inicuar nga Adem Demaçi.

Mr. Ukshin Hoti po në këtë vit merr pjesë edhe në protestat e organizuara në Tetovë, me përfaqësues politikë gjithkombëtarë.Kështu u bë udhëheqës i partisë UNIKOMB-i me program politik të bashkimit kombëtar.

Serbia duke parë aktivizimin e plotë politik të Mr. Ukshin Hotit dhe rrezikun nga përpjekjet e Kosovës për pavarësi, në maj të vitit 1994 e arreston sërish dhe e dënon e 5 vite burg, gjoja për shkak të minimit të sistemit kushtetues dhe të tërësisë territoriale të Jugosllavisë.

Pas shqiptimit të këtij dënimi në procesi8n gjyqësor që u mbajt në Gjyqin e Prizrenit, në mungesë të fakteve për këë dënim kaqë të rëndë, njëri nga avokatët i afrohet gjykatëses serbe duke ecur në korridor, duke i thënë, “ si mund ta dënoni kështu një të pafajshëm”, dhe ajo i është përgjigjur, “ Mr. Ukshin Hoti , megjithatë, nuk është i marrë sa të kujtojë se ia kam shqiptuar unë dënimin”, që jep të kuptojmë se çdo gjë ka qenë e dirigjuar nga Qeveria e Serbisë.

Letra e hapur ndërkombëtarëve për gjetjen dhe lirimin e Mr. Ukshin Hotit

Haki Torte, babai im, plaku më i moshuar 97 vjeçar nga Dibra, më 10 janar 2000, u dërgoi letër publike Bil Klintonit- presidentit të SHBA-ve, Kofi Ananit-kryetrit të OKB-së, Tony Blerit- presidentit të Anglisë, Këshillit të Evropës, Kryqit të Kuq Nderkombëtar, Forumeve Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, për të ndihmuar në gjetjen dhe lirimin e Mr. Ukshin Hotit dhe të burgosurve tjerë shqiptarë të Kosovës.

Në këtë letër publike, Haki Torte veç tjerash shkruan se, “ Shumë gjëra të tmerrshme vuajti populli im shqiptar nga i njejti agresor serb edhe kur unë isha fëmijë gjatë viteve 1912-1920, kur qemë të detyruar ti lëmë vatrat tona në Dibër e të shpërngulemi në Tiranë per 6 vite, për të shpëtuar nga plumbat e bajonetat serbe. Të njejtat metoda barbare serbe i verejta edhe gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë neë vitet 1998/1999.

Unë asnjëherë në jetën time nuk i jam lutur askujt përveç Zotit, dhe po qe se më pyesni si më plakun për ndonjë dëshirë në milienumin e ri, unë nga Ju do të kërkoja gjetjen dhe lirimin e Mr. Ukshin Hotit dhe të burgosurve tjerë shqiptarë që padrejtësisht mbahen nëpër kazamatet serbe. Mr. Ukshin Hotin e kam njohur përsonalisht.

Ukshin Hoti ishte shok me djalin tim Rexhepin-gazetar dhe gjatë viteve të 70-ta erdhi disa herë te na në Dibër si mysafir. Ukshini ishte njeri shumë modest, gojë ëmbël dhe fliste buzagaz. Shpesh me thoshte, “ duhet që edhe populli shqiptar ti gëzojë të drejtat siç po i gëzojnë të tjerët, sepse populli shqiptar nuk i ka bërë ndonjë të keqe asnjë populli tjetër. ” Më vonë fillova të dëgjoj lajme lidhur me burgosjet e tij dhe dënimet drakonike që i vuajti.

U gëzova shumë kur mora vesh se më 16 maj të vitit 1999 ishte liruar nga burgu, por për fat të keq pastaj iu humb çdo gjurmë.Flitet se e kanë liruar nga burgu dhe menjëherë përsëri e kanë arrestur. Dreq o punë, ta mbash në burg e ta malltretosh Mr. Ukshin Hotin është njelloj sikur të burgosish dhe të malltretosh një enjgjëll të vërtetë.

Unë si më i moshuari i Dibrës, Ju lutem të gjithëve për gjetjen dhe lirimin e Mr. Ukshin Hotit dhe të burgosurve tjerë shqiptarë, që këtë mijëvjeçar të ri ta fillojmë me një hov e angazhim të ri e të gjithanshëm, dhe të bëni ç’mos për gjetjen dhe lirimin e Mr. Ukshin Hotit dhe të burgosurve tjerë shqiptarë.

Le ta fillojmë Vitin 2000 me suksese konkrete në këtë drejtim, suksese që mund t’i arrini vetëm Juve me pozitën dhe autoritetin që keni.

Zoti Ju bekoftë dhe Ju ruajt nga të këqijat, paçi shëndet dhe suksese në punë”, thuhet në fund të kësaj letre publike, e cila edhe pse u botua në shumë media nuk pati rezultat.

Haki Torte ndërroi jetë në janar të vitit 2001 me brengën shpirtërore për zbardhen e fatit të Mr. Ukshin Hotit.

Tani jemi në shekullin e 21-të. Mundësi për zbardhjen e të vërtetës për Mr.Ukshin Hotin dhe për përsonat e tjerë të pagjetur shqiptarë nga Kosova ka shumë, sepse Serbia kriminale të gjitha aksionet në Kosovë i kryente mbi bazën e planeve dhe skenarëve të parapërgatitur.

Për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit dhe të të pagjeturve të tjerë shqiptarë nga Kosova, lypset interesim dhe këmbëngulësi më e madhe nga Qeveria e Kosovës dhe nga faktorët ndërkombëtarë që ta detyrojnë Serbinë ta zbardhën të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat