Përvjetori i Betejës së Rahovicës dhe përkujtimi për Dëshmorët e rënë në këtë rast!

Opinione

Përvjetori i Betejës së Rahovicës dhe përkujtimi për Dëshmorët e rënë në këtë rast!

Nga: Skender Jashari Më: 16 maj 2022 Në ora: 10:19
Skender Jashari

Dje në fshatin Rahovicë, komuna e Preshevës, u përkujtu Beteja e këtij fshati dhe Dëshmorët e rënë, e cila është duke shkuar drejt harrimit.

Edhe sot, shumica falsin, veprojnë e mendojnë me anime, qoftë shkaku i politikës së Serbisë, interesave personale a përcaktimeve politike të brendshme të Shqiptaëve të Luginës së Preshevës, në lidhje me Betejën në fshatin Rahovicë. Ka shumë gjëra për të cilat janë dhënë informata-histori, tregime etj, gjysmë të vërteta a tërësisht të pavërteta, madje edhe nga ish-eprorët e UÇPMB-së. Këto tjetërsime të historisë, nuk janë të rastësishme, bëhen me qëllim që të fshehet e vërteta.

Personalisht edhe pse isha vetëm një ushtar i thjeshtë siç i thonim gjatë luftës, ushtar i frontit, e që vendimet për operacione të tilla merreshin nga Shtabi i Zonës Operative të Preshevës, gjithashtu i ri në moshë, hyrjen në fshatin tim, pa i thyer së paku pikën e Pyllës, e shihja si krejtësisht të palogjikshme, por nga ana tjetër më gëzonte fakti, që hyrja në veprime kaq të rrezikshme( hyrja në rrethim), mendoja që Serbia s’do zgjedhte mjete e metoda, por do luftonte ashtu siç kishte luftu në Kosovë, dmth: do kishte luftime të ashpëra. Por kjo nuk ndodhi, Serbia nuk gaboi si në rastin e Kosovës, Bosnjës, Kroacisë!

Fshati Rahovicë, i komunës së Preshevës, nga 12 deri 16 maj 2001, është mbajtur nën kontroll të UÇPMB-së, madje është marr pa luftime serioze, mes tyre:

-Hyrja jonë( UÇPMB-së) në fshat ishte gabim i rëndë taktik( gjegjësisht me nuanca të forta të tradhëtisë), për faktin që së paku pika dominante e forcave të armikut, tek Kisha e fshatit ishte lënë pa u hequr, e po ashtu edhe dy pikat tjera anësore në shpinë të fshatit( e njohur si Brija dhe tek Bërdhogjet)!

-Si fenomene tjera shqetësuese ishin: mos organizimi i duhur; mos komandimi i duhur; prezenca e shumë spijunve dhe tradhtarve; lufta e brendshme politike dhe grupore mes Shqiptarve brenda forcave të UÇPMB-së; heshtja-ikja apo qëndrimi anash apo të mënjanuar nga vijat frontale të disa familjarëve të familjeve të njohura si nacionaliste në Luginë të Preshevës; mos inkuadrimi i të shkolluarëve dhe politikanëve lokal, si dhe rroli antikombtar i klerit fetar; sabotimi, diversionet dhe propagandimet armiqësore; mos gatishmëria për luftë vendimtare-sakrifikim; mos kordinimi i mbrojtjes së pikave tona mes vete etj.

Përfundimi dihet, tashmë shihet dhe kuptohet nga çdonjëri. Atdheu mbeti nën robëri, tradhëtisht të vrarë disa nga Dëshmorët tonë, një grup tjetër e tradhëtuar tek Prroi i Vercinës, ku isha edhe unë dhe që e kishte zënë gjumi pritën e mbetëm gjallë. E sot, Lugina e Preshevës, nuk përmendet më as nga Shqiptarët, e jo më nga instancat ndërkombëtare.

Edhe disa vite më parë, kisha reaguar, kundër islamizimit të përkujtimit të Përvjetorit të Dëshmorëve tonë. Dje është mbajtur një farë përkujtimi, në vendin e quajtur Gurishte, të fshatit Rahovicë, përveç në dy tre raste në adresa private të rrjeteve sociale, askund nuk është vërejtë më.

Në këtë shkrim trajtoj hoxhallarët e caktuar si më poshtë, që janë nga fshati im, që dhanë shembullin më të keq! Fshati Rahovicë, kishte 3 hoxhallarë rezident, mes tyre dy hoxhallarë tradicionalist dhe një vehabist, kishte 2 xhami, gjatë kohës 12-16 maj 2001. Në fshatin Rahovicë, gjatë 12-16 maj 2001, asnjë hoxhë, as tradicionalist e as vehabist nuk është angazhuar në luftë kundër Serbisë, madje në asnjë periudhë të luftës së UÇPMB-së, nuk kishte ndonjë të tillë nga ky fshat. Analizimi i veprimtarive të këtyre hoxhallarëve, familjarëve të tyre dhe besimtarëve të cilët i kanë ndjekë predikimet e këtyre hoxhallarëve, janë tregues më të mirë, se çfarë rroli patën. Madje një nip i hoxhës vehabi, që ishte ushtar e që kishte dezertu pas këtij rasti, dyshohej që kishte gisht në tradhëtinë ndaj një eprori ndër më të mirën që kishte UÇPMB-ja, e që kishte ra Dëshmorë pak muaj më parë. Asnjëri nga hoxhallarët dhe as anëtarët e familjes së ngushtë nuk kishte të angazhuar as në aktivitete humanitare, as në mbrojtjen civile, gjatë Luftës së UÇPMB-së dhe Betejës së Rahovicës.

Gjatë katër ditëve të luftës në fshat, është vërejtur që në shtëpitë e hoxhallarëve ushtarët tonë, kanë hasur dyer të mbyllura të oborrit, nuk i kanë ofruar asnjëherë ushqim ushtarëve tonë dhe asnjë ndihmesë tjertër, as gjatë Luftës së UÇPMB-së dhe Betejës së Rahovicës. Madje afër shtëpive të tyre nuk kanë leju të qëndronin( duke na u lutur që :”mos na merrni në qafë, çysh e keni marrë veten në qafë me luftu kundër hyqymetit”)! Madje krahasuar me disa familje të caktuara që njihja si bashkëpuntore të Serbisë nuk i mbanin dyert e oborrit mbyll, derisa këta hoxhallarë dhe familjet e tyre i mbanin dyert e oborreve të mbyllura!

Gjatë periudhës së 12-16 maj 2001, që të dy xhamitë, edhe në ritualet fetare kanë qenë të çrregulluara, madje më datën14 maj nga njëra xhami, është prediku politikë kundër UÇPMB-së, në dobi të Serbisë( është thënë:” ne s’mund të luftojmë me Serbinë, ajo është shumë e fortë, duhet me i dorëzu armët!” si dhe vazhdimisht akuzoheshim ne të UÇPMB-së si “ të pa fe”, “alkoholist”, “enverist”-më rrallë)!

Rasti i rënijes së një ushtari të UÇPMB-së, ku disa fshatarë është dashur të kërkonin për ta gjetur hoxhën për t’a varrosur, e që imami frigohej ta bënte një gjë të tillë, sepse do mund të akuzohej nga Serbia për “ndihmë terroristëve”!

Një anëtarë i familjes time së bashku me disa fshatarë të tjerë, e thirrin edhe një hoxhë ( që e njihnim paksa më patriot!), me qëllim që të masovizohej numri i ushtarve për mbrojtje të fshatit( ngaqë s’kishim ushtar!), përgjigja ishte e njejtë si e kolegve të tij.

Nuk ishin pra vetëm hoxhallarët( siç e thashë edhe në fillim), por nga janar 2001 deri në maj 2001, me theks të veçantë, kam përcjellur shumicën e informacioneve që qarkullonin nga fshati Rahovicë, në lidhje me UÇPMB-ën, ku kam pikasur qëndrimin shumë negativ të disa mësuesve të shkollës fillore Selami Hallaçi të fshatit, të disa profesorëve të shkollës së mesme “25 Maji”( tash Skenderbeu) në Preshevë dhe disa politikanëve lokal, klerit fetar të fshatit Rahovicë! Le t’ma dëshmoje të kundërtën kushdo, nëse ka qoftë edhe një të pavërtetë sa një qime floku, në këto që kam thënë, edhe pse më 2019, agjentët islamik të Serbisë, patën filluar një xhihad islamik kundër meje edhe shkaku i këtyre të vërtetave.

Pa u zgjeruar më shumë në këtë drejtim, pas Luftës në vazhdimësi, kemi pa që edhe Dita e Përkujtimit të Betejës së Rahovicës dhe e Përkujtimit të Dëshmorëve tonë, është përdorë nga individë dhe grupe për të vazhduar luftën e tyre të flliqur, qoftë në mes grupimeve politike shqipfolëse të Luginës së Preshevës, por edhe nga individë të porositur nga Serbia. Luftën politike të grupimeve politike, e bëjnë kryesisht për të përfitu poena politik. Mirëpo ajo që ka qenë më shqetësuese, derisa asnjë hoxhë nuk ka marr pjesë në Betejën e Rahovicës, në këto manifestime pas Luftës, i jepet një vend tejet i rëndësishëm duke e islamizu këtë Përkujtim. Mos të hyjmë fare, të analizohen përmbajtjet e fjalimeve të këtyre hoxhallarëve, në këto Përvjetore, që janë tepër skandaloz, e që edhe këtë Betejë, që në jopak raste ZOP-ja e quan si Beteja më e madhe, më e lavdishme etj epitete, duan që ta tjetërsojnë, duke i dhënë karakter falso islamik, e jo ashtu siç ishte Luftë Kombëtare Shqiptare.

Prandaj u bëjë thirrje patriotëve të vërtetë në Luginë të Preshevës, partive politike shqiptare në Luginë të Preshevës, shoqatat e dala nga Lufta në Preshevë, që për habi ende i toleron Serbia, që t’i ruajnë e t’i promovojmë ato pak vlera që kanë mbetur pa u nëpërkëmbë. Ato Vlera nuk mbrohen e as nuk promovohen nga ata që në Luftë, na sabotuan e i ndihmuan armikut.

Më:16.05.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat