Ibrahim Rugova, njeriu që do i flet përherë epoka historike

Opinione

Ibrahim Rugova, njeriu që do i flet përherë epoka historike

Nga: Dedë Preqi Më: 17 maj 2022 Në ora: 08:32
Dedë Preqi

Një mendim që të gjithë duhet ta përkrahim në një mënyrë, kur zbrazëtia që lind, jo aty ku përsoni zhduket, sepse të qenët përsonalitet i njohur dhe me virtyte të larta njerëzore nuk mund të hidhet poshtë nga njeriu dhe as t’i hiqen njeriut ato merita edhe aty ku përsoni injorohet dhe mohohet, që të kufizohet e të mbetët i thjeshtë, por në një farë mënyrë kthehet në një qenje dhe energji të pa shterrshme, që do ta plotësojë vepra këtë zbrazëti përherë.

Presidenti historik dr.Ibrahim Rugova, është i atillë, që ndjehet zbrazëtia e tij në mënyrë të veqantë, por në të banon një frymë e thellë njerëzore dhe në të njëjtën kohë ka një marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me jetën e popullit dhe vendit të vet dhe kur i japim zë ndjenjës së ekzistencës dhe vepres së tij, ka shumë elemente që shpalosen fuqishëm ndër individ të ndryshëm që e njohen mirë këtë strateg të rrallë të paqës dhe kulturës njerëzore.

Ibrahim Rugova, ishte njeri i paqës dhe i mirësisë njerëzore, ishte njeri i artit dhe kulturës, ishte njeri i mendimit filozofik dhe politik, ishte njeri i aleancës organike dhe i miqëve, ishte njeri që e urrente urrejtjen në mes njerëzve, ishte njeri me ndjenja të njerëzishme, ishte njeri me vlera univerzale dhe të fisme, ishte njeri që nuk ofedonte dhe i linqonte kundërshtarët politik, Ibrahim Rugova, ishte njeriu i shembullit më të mirë i karakterit njerëzor dhe mbetët figura historike e hapit të parë demokratik e liberal në Kosovë, të cilin do ta quanim, babai i pavarësisë së Kosovës.

Koncepti i përsonalitetit të Ibrahim Rugovës, zë fillin në origjinalitetin e ndividit konkret dhe është ajo që ne emërtojmë si një njeri të epokës, e cila do i flet për herë nga vepra me vlera të pranueshme njerëzore pa dallim, përmes të cilave lidhet tërësia e kategorive që i përcaktojnë këto vlera, siq janë, urtia, mirësjellja, filozofia e fjalës, atdhetaria dhe dashuria ndaj popullit të vet, që janë kritere të qenësishme të qenjës dhe mirësjelljes njerëzore, që e karekterizon autencitetin dhe sinqeritetin njerëzor të dr.Ibrahim Rugovës.

Ajo që mund të përfitohet nga përsonaliteti i dr. Rugövës, është filozofia e tij me kriteret e larta të «përsonalitetit», si formë njerëzore që shpaloset sipas prirjeve të veçanta dhe të pa përsëritshme, që nga materia më e thjeshtë dhe deri te kontrastet e pa fundme, që kanë një histori të veçantë, dhe çdo dukuri e saj shpreh një nocion në vete, që të gjitha këto përbëjnë një unitet dhe harmoni njerëzore, që e ruan brenda vetës një mendim gjithëpërfshirës, të cilin askush nuk mund t’a rrëmojë lehtë…

Prandaj, me plot gojën do të thoshim se e tanishmja është përjetësia e saj, e cila është e mirë se ardhur dhe mirëdashëse për popullin e këtij vendi, të cilën e ëndërronte kështu edhe dr.Ibrahim Rugova, me veprat e tija të urta dhe të buta, dhe në mënyrë të qetë pa kërcënime dhe pa lufta.

Në qoftëse do ta pyesim vetën se, athua dr. Rugova, do të pajtohej me tiparet dhe konceptet e imazhit të ri dhe pasardhësve të tij sot, edhe fëmijët shkollor do ta jepnin një përgjigje domethënese, dhe do të vlerosonin kriteret e vlershmërisë së një ekzistencte të tillë, e cila shpeshherë na vënë në pikë pyetje se, a jemi në të vërtetë ata që i thomi vetës se jemi pasardhës të këtij arkitekti të pavarësisë dhe lirisë së Kosovës, edhe nëse e përdorim shprehjen « po », me siguri se jemi duke mashtruar dr.Ibrahim Rugovën, duke e thënë të pa vërtetën.

Dr. Ibrahim Rugova, do të ishte shembulli më i mirë i demokracisë dhe lirisë njerëzore, ku thëmelet praktike të kësaj doktrine i arriti ndërmjet autokracisë dhe regjimeve të egra të kohës, duke e shdërruar një koncept të vjetër kozmologjik, në një botë të re demokratike dhe të një rendi të organizuar më mirë shoqëror e njerëzor, ku njeriu dhe struktura e tij e brendshme si edhe shoqëria njerëzore do të funksiononte edhe me shtresat e saj të ndryshme pa dallim.

Vepren e dr.Ibrahim Rugovës, duhet ta bëjmë objekt studimi dhe vëzhgimi por edhe të një analize psikologjike e politike, që ndjesia e jashtëzakonshme njerëzore për historinë e këtij përsonaliteti të zgjerohet edhe më shumë dhe të shpaloset në pafundësi, që të jetohet dhe veprohet me veprat e tij, që përbëjnë kriterin bazë për të matur më mirë vlerat e një shoqërie të vërtetë njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat