Administrata Demokrate si edhe ajo ish-Republikane e SHBA-ve, njohin Partinë Demokratike zyrtare dhe jo foltoren

Opinione

Administrata Demokrate si edhe ajo ish-Republikane e SHBA-ve, njohin Partinë Demokratike zyrtare dhe jo foltoren

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 17 maj 2022 Në ora: 08:34
Skënder Sadri Kapiti

Ish Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, ka takuar zyrtarisht Enkelejd Alibeajn, Agron Gjekmarkajn, Jorida Tabakun dhe Dhurata Çupin, pra Partinë Demokratike zyrtare dhe jo foltoristët e rithemelimit, duke injoruar fraksionin e Sali Berishës i cili po mban shpresat se një fitore e Trump në SHBA do t'i heqë njollën "non grata".

Me heret, në prag të atij kuvendi të “rithemelimit” të grupit foltoristo-folkloristë, në Shqipëri erdhi për vizitë Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe takoi Alibeajn , kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike zyrtare si dhe deputetet demokratë z. Bardhi dhe znj. Tabaku dhe jo vetëm se nuk e takoi por as nuk e zuri në gojë ishkomunistin demokrat tani të konvertuar në republikano-konservator Sali Berishën.

Dhe po një javë para zgjedhjes së kryetarit të foltoreve mbërriti në Tiranë Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, M. Pompeo, i cili ka qenë Sekretar Shteti për periudhën kur president në SHBA ishte Donald Trump.Berisha dhe foltoristët patën shansin që ta provojnë se Berishën dhe foltoristët kanë mbështetjen e Trumpit dhe të republikanëve amerikanë.Është e vërtetë që Pompeo ka qenë Sekretar i Shtetit kur president ka qenë republikani Donald Trump, por atëhere janë mbledhur provat kundër Saliut që e shpallën ate “non grata”. Dhe kjo vizita e Pompeut i rrëzoi të gjitha mashtrimet dhe alibirat e Berishës dhe të foltoreve të tij, atë të përrallave se non gratën ia kishte përgatitur Soros.

Bien poshtë gjithashtu edhe ato alibirat e disa profesorëve e intelektualëve që kanë ngrënë këtë turli corbe antiamerikane dhe që shërbyen si avokatë kundër “non grata” të SHBA-ve. Foltoristët reklamojnë se kanë mbështetjen e republikanëve amerikanë dhe shpresojnë se se do ta amnistojnë Berishën nga “non grata”. Ish-Sekretari Pompeo mund të jetë kandidat për zëvendës president, nëse kandidon Presidenti Trump. Nëse jo, është një nga kandidatët për president.

Por si ka mundësi që republikani Z.Pompeo nuk takoi , pra as nuk i njohu foltoristët dhe as kuvendet e tyre?

Si ka mundësi që Z. Pompeo veproi ashtu si ambasadorja amerikane e emeruar nga ish-Presidenti republikan Trump?

Si ka mundësi që nuk i takuan edhe me parë as Escobar dhe as Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried ?!

Pra si Republikanët e Demokratët amerikanë nuk e njohin as Berishën e as “Grupin e Rithemelimit”.

Kjo vizitë e Pompeo-s Tiranë si dhe mos pasja një takim nga ana e tij as me Presidentin Meta dhe as me kryetarin e foltoreve, me Berishën, kanë rrëzuar plotësisht cdo alibi për Sorosin si dhe alibinë tjetër se kur të vijnë republikanët në pushtet do ta amnistojnë Berishën, dhe do ia heqin atij non gratën. .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat