Bota e Hijeve dhe Ne

Opinione

Bota e Hijeve dhe Ne

Nga: Alban Berisha Më: 18 maj 2022 Në ora: 18:35
Alban Berisha

Kur Platoni shpjegonte mangësitë njerëzore ai në një moment mori shembull Botën e Hijeve përmes Alegorisë së Shpellës, përmes të cilës shpjegonte se si disa njerëz të futur thellë atje në një kënd përdhese të Shpellës rrinin vetëm duke i parë hijet e tyre në muret përball, aq e terrueshme ishte hapësira sa shumë pak ose fare nuk e shikonin as njëri tjetrin, përveç një drite të një zjarri i cili varësisht nga pozicioni reflektonte në muret e tyre.

Një ditë dikush kishte dalë disi nga Shpella, kishte parë edhe diellin, dhe ishte kthyer për të ju treguar se një botë tjetër është në dalje të Shpellës, por të shkretit nuk i besuan dhe vazhduan të qëndrojnë në botën e hijeve...

Këtu Platoni përmes këtij shembulli na tregon se dikush nuk dëshiron të mësojë edhe pse i ofrohet mundësia, njësoj sikur ne që nuk dëshirojmë të mësojmë sot, sikur ne që shtypim punën, shtypim mundin, injorojmë ata ose ato që mundohen për të ju thënë në fund se munguat.

Kështu e bëjmë çdo ditë ani pse kemi mundësi për të dalë nga kjo botë e hijeve, por nuk dalim dot, madje as në festën e Abetares, as aty nuk pranojmë të hapim qoftë edhe një dritare shprese, përveç ndonjë rrjete e cila e bënë ndarjen në ne dhe ata... qenia e të cilëve na pengon qoftë edhe vetëm si ekzistencë në mesin tonë.

Sa keq që ne "prijësit e multietnicitetit" nuk dalim dot nga bota e hijeve... sa keq!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat