Vuçiq në udhëkryq, i duhet ndihma e Ramës !

Opinione

Vuçiq në udhëkryq, i duhet ndihma e Ramës !

Nga: Sherif Ramabaja Më: 18 maj 2022 Në ora: 20:44
Edi Rama

Retë e zeza po sillen mbi Serbinë, tha Vuçiq. U ngujua për dy orë në patrikanë me udhëheqësin shpirtëror të kishës, duke kryer lutje, që zoti ta shpëtoi Serbinë nga shqiptarët.

Koha është më e vështirë se në vitet e 45, atëherë kur OZNA prente e grinte shqiptarë. Qysh se kishin përfunduar atëherë këtë punë me Kosovën, po ma kanë lënë mua.

Por siç tregojnë, çmos kishin bërë mbi ta, po kot. Sikur farat e hithit, vetëm kanë ardhur duke u shumuar. E luta edhe kishën, sepse ata gjithmonë na kanë dhënë ide se si t´i ç´farosim, po ata më udhëzojnë vetëm me metoda barbare, të cilat i kemi provuar me shekuj, po prapë këtu jemi.

Mua më duhen zgjidhje, koha tash nuk po pret. Bisedimet i shtyra deri në pafundësi, ashtu siç më thoshte Putini, po tash ai e dheu punën krejt.

Hyri e mbeti në Ukrainë. Thoshte se për tre ditë e pushton dhe vazhdon me Moldavinë deri në Ballkan. Kështu ma premtonte mua pastaj Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi e Maqedoninë, kurse çka bëri : i mbushi brekët në Ukrainë, e mua më la me fre për dore.

Mua s´më  mbetet tjetër, përpos që t´ia fus unë atij sanksionet. E prita që ta kthente gjendjen e luftës në favor të tij, po ai po fundoset thellë e më thellë.

Tash s´më mbetet tjetër, përpos që t´i marr parasysh interesat e Serbisë. Këto ditë Putin zeza, në vend se ta mbronte Serbinë dhe të thoshte se Kosova është e jona, ai u thoshte perëndimorëve : në atë mënyrë siç ka vendosur Kosova, do të vendos edhe Krimeja, Luhansk dhe Donbas.

Shkurt kjo do të thotë, në të njëjtën mënyrë po vendosi edhe unë, për territoret e pushtuara, ashtu siç keni vendosur ju për Kosovën.

Më thjesht, Kosova është shtet, po shtete do t´i bëj edhe provincat e pushtuara nga Ukraina.

Këtë të gjithë e kuptuan se Putini, vetëm sa nuk e zyrtarizoi njohjen e Kosovës.

Shqiptarët po e akuzojnë Thaçin për takimin me Putinin, po ja, po shihen rezultatet e Thaçit nga ai takim. Ai e paska bindur Putinin për njohjen e Kosovës, si mund të shpjegohet kjo ndryshe.

Presioni është i papërballueshëm ndaj meje dhe Serbisë. Nëse patrikana serbe nuk është në gjendje të më ndihmoi, unë mbetem vetëm në shpresën e fundit.

Kjo shpresë e fundit, po deshët më besoni po deshët mos më besoni, po ai është kryeministri i Shqipërisë dhe miku im Rama.

Serbia gjithmonë kur më së ngushti i ka pasur punët, kemi kërkuar ndihmë nga fqinjët tanë. Ndihma e tillë kurrë nuk ka munguar, sidomos nga udhëheqësit shqiptar.

Kjo ndihmë gjithmonë ka qenë e dyanshme. Ne po ashtu kemi ndihmuar personalitete shqiptare që të vinin në pushtet.

 Po ashtu edhe në ish Jugosllavi ne njiheshim si shtet multietnik, ku shqiptarët zgjidheshin deri në organet më të larta shtetërore. Pra ne kishim besim në njëri - tjetrin.

Tash kur presioni nga bashkësia ndërkombëtare është i padurueshëm për çështjen e Kosovës, unë do ta kërkoi ndihmën e mikut tim të çmueshëm Ramës.

Unë do të kërkoi nga ai për ta bind bashkësinë ndërkombëtare, se Serbia po punon dhe është e interesuar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por i duhet kohë në kërkimin e një zgjidhje kompromisi.

Ne po punojmë në atë drejtim dhe sapo ta kemi zgjidhjen, do ta paraqesim para organizmave ndërkombëtar.

Nën presion e kemi vështirë të punojmë dhe ngutja sjell gabime, që pastaj vështirë se riparohen.

Ne si shtet demokratik dhe liberal, jemi sinqerisht të angazhuar që së bashku me zotin Rama të punojmë në modalitetet e zgjidhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat