Ndonëse pas dyfishimin të ngritjes së çmimit të energjisë nga ZRRE-ja në kohën më të vështirë për qytetarët tanë. Më pastaj partitë opozitare e kishin dërguar edhe në Gjykatën për ligjshmëri të ngritjes së çmimit të saj.
Mirëpo, Gjykata Themelore, dje e vërtetoi dhe ajo e Apelit, duke e cilësuar si të kundërligjshëm ngritjen e çmimit të saj.
Megjithatë është për keqardhje që ky vendim ishte mbështetur në formë të fuqishme e qorrazi nga pushteti, duke rënë nën lajthitje të ZRRE-së.
Prandaj, Kryeministri, nëse deri më tani ke qenë në mëdyshje e mbështetje qorrazi nga menaxhmenti i ZRRE-së dhe nuk ke pas njohuri të mjaftueshme dhe ju keni besuar atyre ashtu, pas vendimit të Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit do të duhej të shkarkoni menaxhmentin e ZRRE-së dhe Bordin e saj sa më parë.
Ndërkohë të krijoni standard të përgjegjësisë të zyrtarëve shtetëror, pasi që edhe ka premtuar dhe të kemi besuar se të gjithë ata zyrtarë që e shkelin ligjin, nuk do të kenë vend ne institucionet të shtetit, fatkeqësisht edhe Kushtetutën po e shkelin dhe po kanë vend në institucione. Kjo është shqetësuese.
Hashim Thaçi kësisoj ka humb me njerëzit e tij që ia pishin duhanin tinëz dhe e dërguan edhe në Hagë.
Prandaj, kryeministër z.Kurti vepro se është në dorën tuaj dhe shumicën e ke që ta besoj populli, VEPRO, jo vetëm ndaj ZRRE-së, por ndaj se cilit institucion ku shkelet ligji.