Politikanët e vjetër shqiptarë e ribashkuan, e çliruan dhe e mbrojtën Kosovën, kurse këta tash e shkatërruan dhe e copëtuan

Opinione

Politikanët e vjetër shqiptarë e ribashkuan, e çliruan dhe e mbrojtën Kosovën, kurse këta tash e shkatërruan dhe e copëtuan

Nga: Ragip Mexhuani Më: 19 maj 2022 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Kosova ka qenë e copëtuar më 1918 -1944 dhe është e copëtuar tash ( 1999-2022). Kosova as në kohen e Rankoviqit dhe Milosheviqit nuk ka qenë e coptuar .Veriu i Kosovës dhe 10 -të komunat serbe në brendësi të Kosovës qeverisen ende nga Serbia . Malit të Zi iu dhan 8270 ha dhe Maqedonisë 2500 ha.

 Dr. Fehmi Pushkolli - Kthesë Historike, Rilindja, Prishtinë, 1987. “ Kosova pas formimit të Mbretërisë serbosllave më 1918 nuk u ruajt si Krahinë historike. Mbretëria e Jugosllavisë më 1931 u nda në 9 banovina. Kosova u nda në mes të 3 banovinave deri më 1941. Në Banovinën e Moravës me qendër në Nishë -Serbi , në Banovinen e Vardarit në Shkup - Maqedoni dhe në Banovinen e Zetës në Cetinë - Mal të zi .  …Kosova më 1941-1944 okupohet nga fashizmi italian,gjerman dhe bullgar. … Për konstituimin e Krahinës së Kosovës si njësi e veçantë politiko territoriale mund të flitet vetëm në periudhën e pas çlirimit nga nëntori 1944 kur çlirohet Kosova. 

Mitrovica dhe rrethina, Mitrovicë, 1979. fq.375 . Akademik Ali Hadri - Milorad Vaviq : … “.në formimin e Këshillit NÇ Krahinor për Kosovë e rrafsh të Dukagjinit në konferencën e mbajtur më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 në Malësinë e GjAkovës , Kryetar u zgjodh Mehmet Hoxha dhe anëtar kryesie veç të tjerëve edhe Ali Shukriu . fq. 398. … Nga fundi i shkurtit 1944 në Stari Tërg erdhi sekretari i Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovë , Ali Shukriu bashkë me Rifat Vidishiqin dhe Qazim Bajgorën , anëtarë të PKJ nga Shala për formimin e një aradhe partizane në Shalë “.  Dr . Hakif Bajrami - Batalioni Partizan “ Meto Bajraktari , “  Rilindja, Prishtinë, 1988 .fq.93 “ Me ardhjen e Ali Shukriut, që ishte sekretar i PLJ -së dhe komisar politik për rajonin e Kosovës, në terrenin e Gollakut filloi një aktivitet revolucionar. U përtrinë punktet nacionalçlirimtare ilegale në Podujevë dhe Brainë si dhe punktet e tyre nëper fshatra. Ali Shukriu , me ndihëmen e Mustafë Hoxhës, vendosi lidhje me Lëvizjen në anën e Gjilanit në fshatin Dabishevc. Kështu, Lidhja Mitrovicë -Podujevë - Brainë, Dukagjin - Prishtinë -Brainë, Gjilan - Preshevë - Brainë, pastaj Kushumli - Merdar - Podujevë - Orllan - Brainë “ .,,, Jahja Lluka - Shpërngulja e Shqiptarëve nga Peja e rrethina në vitet 1912-1944 , Prishtinë, 1997, fq, 55 - 66 . … Me 22 mars 1951, në mbledhjen e Byros Politike të Komitetit Krahinor të PKJ u kritikuan Fadil Hoxha , Ali Shikriu dhe Mehmet Hoxha si kundërshtarë të Partisë në lidhje me paraqitjen e elementit turk në Kosovë. 24 shtator 1954 në Prishtinë u mbajt mbledhja plenare e KK me sekretarët e rretheve e të qyteteve të LKK. Në kët mbledhje do të shqyrtohet çështja e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi ...

Në këtë Plenum më së largu kishte shkuar Ali Shukriu, i cili kishte theksuar se këtu ka shenja të asgjësimit të shqiptarëve . Në vitin 1956 ishin paraparë për likuidim: Fadil Hoxha, Ismet Shaqiri, Xhevdet Hamza, Avdi Bakalli. Më 1966 duhej të likuidoheshin: Ymer Pula, Xhavit Nimani, Musa Efendia, Alush Gashi i Pejës, Sinan Hasani Ali Shukriu.… Plenumi i ||| i KQ të LKJ…  Rilindja, Prishtinë, 1966 . fq 140. “Ali Shukriu ( në prezencë të Rankoviqit ) shprehet: Papunësia në Kosovë paraqitet në mënyrë të perhershme si problem shum  akut social, por edhe politik. Në krahasim me zhvillimin e përgjithshëm të Vendit Kosova ka mbetur mbrapa. Këtij problemi duhet kushtue kujdes të veçantë “ . … Fadil Hoxha në veten e parë, koha, Qershor 2010 . fq 337, “Në Plenumin e VI të LK të Serbisë i kan paraqitur problemet e Kosovës Veli Deva dhe Ali Shukriu por edhe disa shokë të tjerë . Diskutimet e Veliut dhe të Aliut kanë rënë më së shumti në sy . Ata kanë paraqitur deformimet e organeve të te punëve të bredshme , të cilat kanë qenë më të ashpra… së në çdo vend tjetër të Jugosllavisë . Dolën në shesh disa gjëra … Bukur do njerëz ishin pushkatuar…

Është përmendur  edhe procesi i Prizrenit . Aliu ka thënë ajo ka qenë prerje e kokave “ Aziz Abrashi - Burhan Kavaja Epopeja e Minatorëve , Prishtinë , 1996 . fq . 41 … Ali Shukriu vite më parë, ishte i deleguari i presidentit të Jugosllavisë J.B.Titos , për kumari me familjet e nënave shqiptërare që kishin lindur nëntë e më teper fëmijë kurse ish ministri i zhvillimit ekonomik nga PDK-ja Blerand Stavileci më 2015 shprehet: Nuk është mirë me një rrogë 300 euro një familje ti ketë shtatë fëmijë “  B .Stavileci pati marrë kritika të mëdha nga shqiptarët.Tahir Z.Berisha - Në Fokus të Ngjarjeve - bisedë me Sinan Hasanin , Prishtinë , 2005 .fq.204 . …” Ali Shukriu më pat thënë se Milosheviqi ia kishte ofruar pozitën e kryetarit të Partisë në Kosovë, por ai e kishte refuzuar, as unë nuk pranova ofertën për kryetarë të Partisë dhe k thashë: Unë shoku Sllobodan, ende i kam dy gishta fytyrë“ ? Prof . Dr . Muhamet Pirraku- Hasan Prishtina Vlerë Sublime e Kombit, Koha, Prishtinë, 2013. fq 8. Sapo doli libri për Hasan Prishtinën , Ali Shukriu më thiri në telefon, e më tha: Ta kam lexuar Isen e Hasanin në revisten Kosova, blije librin për Hasanin e pasnesër të pres në Stantrg. E kreva porosin, e Aliun e gjeta duke më pritur …Ma shtrëngoj dorën e më përgëzoi për suksese të reja . “Më tha Shovenet do të reagojnë, por unë do ta mbroj punën tuaj e guzimin burrëror të Tahirit“ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat