Meta do vazhdoi tutje, me postin e presidentit!

Opinione

Meta do vazhdoi tutje, me postin e presidentit!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 22 maj 2022 Në ora: 09:48
Ilir Meta

Kryetari aktual Ilir Meta organizoi konferencë të papritur shtypi dhe paraqiti   sensacionin e shekullit, të cilin askush nuk e kishte paramenduar: e rinovoj kërkesën për president, tha.

Të gjithë mbetën të hutuar dhe gojë hapur. Po e prisnin me padurim arsyetimin e tij. Duke filluar nga gazetarët, reporterët dhe të pranishmit ishin të shokuar me deklaratën e presidentit Meta.

Unë i kisha planet që t´i kthehesha familjes dhe angazhimit tim politik në partinë time, vazhdoi Meta, por gjendja momentale kaotike në Shqipëri, më detyron që tutje ta ushtroi detyrën e presidentit.

Ju nuk mund ta paramendoni se ç´kisha përjetuar nga kryeministri Rama dhe njerëzit e tij, po unë kisha mision, mbrojtën e interesave të popullit dhe  Shqipërisë.

Tash kur po e shoh luftën e ndezur dhe brutale për garën e presidentit si dhe kandidatët e paraqitur pa kurrfarë kriteri e shije, nuk mund të rri duarkryq. Rama po e shpie Shqipërinë drejt kaosit dhe shpërbërjes.

Ai po mendon që ta ketë pushtetin e përjetshëm sikurse Putin, Vuçiq, Kim Jong - Un, Xi Jinping , Maduro, Lukashenko etj. Pra Rama po kërkon një president që vetëm firmos, ç´kado që i ofrohet.

Po ky kryeministër e ndau dhe e solli para shkatërrimit opozitën e vendit, e rrëzoi Teatrin Kombëtar, e shiti Detin, Kosovën e la në gojën e Vuçiqit, Shqipërinë e bëri kopsht të drogës, krimi i organizuar udhëheq me shtetin, paratë e pista janë investimet e tij, e shpopulloi vendin, lufta e bandave është shndërruar në tmerr për qytetarët, çdo herë e siguron pushtetin me vjedhjen e zgjedhjeve, e çka nuk bën.

Me këto veprime të tij unë konstatoi se kryeministri Rama po e rrezikon sigurinë kombëtare, prandaj unë nuk mund të pajtohem me këtë. Ne shqiptarët e kemi vetëm një atdhe, Shqipërinë, sepse kosovarët e kanë Kosovën. 

Ushtrimi i postit tim do të zgjas derisa të largohet rreziku i shthurjes së shtetit  dhe sapo zoti Berisha, ta merr pushtetin.

Ju më me dëshirë do të më parashtronit pyetje, po më vjen keq se kësaj radhe vetëm unë do referoi.

E kisha frikën se Rama do ta bënte president dike jashtë territorit të Shqipërisë, prandaj nuk i dihej, nga cili vend do ta zgjidhte. 

Nuk brengosesha nëse do të ishte nga Kosova, Mali i Zi, Lugina, diaspora apo Maqedonia, po brenga ime ishte të mos ishte dikush nga Serbia, sepse atij si besohet më asgjë.

Një brengë po ashtu  e madhe do të ishte, nëse president do të bëhej Fatos Nano, Dvorani, Balla, Velijaj, Alibeaj, Basha apo Spiropali, të cilët do të firmosnin çdo gjë që ua ofron, mesia i tyre Rama.

Duke i marr parasysh të gjitha këto gjëra, unë me ndihmën e popullit do ta vazhdoi edhe një mandat. Unë e di që Rama do të çmendet, megjithëse edhe ashtu i çmendur është, po Shqipëria është më e shtrenjtë se zoti Rama.

 

Mars – Rover ( Shkrim me përmbajtje satirike )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat