Ja sa gjuha shqipe është zyrtare në RMV

Opinione

Ja sa gjuha shqipe është zyrtare në RMV

Nga: Sulejman Mehazi Më: 22 maj 2022 Në ora: 13:16
Sulejman Mehazi

Merreni me mend, Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së shqiptar, partia e tij lavdërohet me zyrtarizimin e gjuhës shqipe, kurse mirënjohjet ndaj shqiptarëve që punojnë e kanë punuar në këtë ministri jepen vetëm në maqedonisht, gjuha shqipe askund, në ofsajd e aut.

Sikur të ishte gjuha shqipe zyrtare atëherë i pari që do dënohej para ligjit do duhej të ishte Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i RMV-së.

Habitemi dhe me mirënjohësit shqiptarë se si i kanë pranuar mirënjohet pa gjuhën e tyre amë, për ata pllakat e mirënjohjeve të shkruara në maqedonisht paskëshan qenë më të vlefshme sesa gjuha e tyre e nënës.

Shkurt e qartë  për mirënjohje e çmime të imëta anashkalojmë gjuhën tonë shqipe, më shumë i duam lavdet, çallamet, mirënjohjet sesa gjuhën tonë shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat