Letër publike për Boris Johnsonin, Olaf Scholzin, Emanuel Macronin dhe Antonio Guterres

Opinione

Letër publike për Boris Johnsonin, Olaf Scholzin, Emanuel Macronin dhe Antonio Guterres

Nga: Rexhep Torte Më: 22 maj 2022 Në ora: 13:20

-Të arrestohen dhe burgosen në Gjykatën Speciale në Hagë kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorët e kriminelit Sllobodan Millosheviq, sepse i dinë skenarët dhe planet e agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale në Kosovë.

-Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, e dine edhe fatin e Mr. Ukshin Hotit, të këtij kolosi e veprimtari për kauzën kosovare dhe mbarë shqiptare, i cili ishte edhe specializant i dalluar në Universitetin e Harvardit në SHBA dhe mbrojtës i pakompromis i lirisë dhe i demokracisë, i brumosur nga profesorët eminentë të Harvardit.

-Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, i dine edhe policet e Serbisë që fillimisht ua plaçkitën paratë dhe i vranë mizorisht tre vëllezërit Bytyqi, shtetas të SHBA-ve.

Zotërinj të nderuar, datat 22-23 maj janë ditët e masakrës në Burgun e Dubravës në Kosovë, nga më mizoret dhe më të tmerrshmet, kur 23 vite më pare gardianët, policët dhe paramilitarët e Serbisë në oborrin e këtij burgu famëkeq dhe më pastaj edhe në ambientet e burgut ku ishin fshehur një pjesë e të burgosurve vranë më shumë se 117 dhe plagosën më shumë se 200 të burgosur shqiptarë.

Kësaj masakre i parapriu grumbullimit në këtë burg i 1000 të burgosurve shqiptarë nga tërë burgjet e tjera famëkeqe në Serbinë kriminale.

Serbia kriminale urdhërdhënësit dhe kryerësit e kësaj masakre në vend që t’i nxjerrën para ligjit dhe t’i dënojë për krimin e kryer, ajo i ka emëruar të punojnë në poste publike.

Zotërinj të nderuar, Ju jeni bastionet dhe mbrojtësit e lirisë, paqes dhe të demokracisë botërore, ndaj ju lutemi ta përdorni autoritetin T’uaj që urgjentisht të arrestohen kriminelët Aleksandër Vuiçiq e Ivica Daçiq dhe të vendosën prapa grilave në Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë.

Të nderuar kryeministër Boris Johnson- Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, Olaf Scholz- Kancelar i Gjermanisë, Emanuel Macron- President i Francës dhe Antonio Guterres-Sekretar i Përgjithshëm i KS të OKB-së, kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe i dinë me saktësi të gjitha planet dhe skenarët e Serbisë kriminale për agresionin gjenocidal që e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, i dinë edhe vrasësit e tre vëllezërve Bytyqi- shtetas të SHBA-ve që policia e Serbisë kriminale në vitin 1999 ua plaçkiti paratë dhe i vrau mizorisht.

Të nderuar Joe Biden-President i SHBA-ve, Boris Johnson- Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, Olaf Scholz- Kancelar i Gjermanisë, Emanuel Macron- President i Francës dhe Antonio Guterres- Sekretar i Përgjithshëm i KS të OKB-së, mos lejoni T’ju mashtrojë Serbia kriminale.

Kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, janë Putinët e vegjël të kriminelit Vladimir Putin, që po e rrezikojnë paqen në Kosovë dhe në Ballkan.

Kosova është shembulli më i mire që e dëshmon dhe e shpërfaq fytyrën e Serbisë kriminale e cila në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal spastrues në Kosovë, duke vrarë e masakruar afër 15 mijë shqiptarë të pafajshëm autoktonë të të gjitha moshave e gjinive, duke dhunuar në mënyrën më makabre 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare, duke mbajtur ende të zhdukur 16173 trupa, të cilët qenë rrëmbyer dhe vrarë gjatë luftës, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, duke e bërë shkrumb e hi Kosovën dhe duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Tashmë edhe pas 23 viteve Serbia kriminale nuk po i pranon këto krime të kryera në Kosovë, por sërish po e kërcënon Kosovën me armatimin e blerë nga Rusia dhe Kina, duke vendosur në kufirin Kosovë-Serbi 48 baza ushtarake e policore që mund t’i aktivizojë në çdo moment kundër Kosovës dhe kundër paqes në Ballkan.

Serbia kriminale në Kosovë kreu 400 masakra kanibaliste, të cilat Esat Shala me shokët e tij i kanë incizuar në 2000 kaseta dhe CD, si edhe në shumë fotografi.

Për këto kaseta Serbia kriminale i ka ofruar Esat Shalës 2 milionë euro që t’ia dorëzojë Serbisë dhe e ka kërcënuar edhe me jetë.

Masakra të këtilla monstruoze dhe kanibaliste mund t’i kryejnë vetëm serbët e sotëm që janë mbeturinë e hordhive të egra që erdhën në Ballkan në shekullin e 6-të, të cilët kufijtë e tyre i zgjeruan duke vrarë, masakruar e dëbuar shqiptarët nga trojet shqiptare që kanë jetuar gjer përtej Nishit.

Si çdo vit edhe sivjet në Kosovë bëhen homazhe duke nderuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës, por edhe viktimat e agresioni gjenocidal që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në vitet 198/99.

Masakra në Burgun e Dubravës që gardianët, policët dhe paramilitarët e Serbisë kriminale e kryen në këtë burg më 22 dhe 23 maj të vitit 1999 ndaj të burgosurve shqiptarë duarthatë, është një nga masakrat e tmerrshme ku u vranë më shumë e 117 dhe u plagosën më shumë se 200 të burgosur shqiptarë.

Të nderuar Joe Biden- President i SHBA-ve, Boris Johnson- Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, Olaf Scholz- Kancelar i Gjermanisë, Emanuel Macron-President i Francës dhe Antonio Guterres- Sekretar i Përgjithshëm i KS të OKB-së, mundohuni për një çast ta parafytyroni gjendjen shpirtërore të këtyre të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës.

Mundohuni ta parafytyroni çastin kur gardianët më datë 22 maj të vitit 1999 nëpërmjet megafonit i kanë urdhëruar të burgosurit të rreshtohen afër mureve të burgut, se gjoja do t’i transferojnë në një burg tjetër, e më pastaj me breshëri plumbash kanë gjuajtur ndaj këtyre të burgosurve duarthatë shqiptarë.

Mundohuni ta parafytyroni situatën kur gardianët e këtij burgu të mbështetur edhe nga policia dhe paramilitarët e Serbisë kriminale kanë filluar t’i ndjekin dhe t’i gjuajnë me armë edhe më 23 maj të burgosurit që kishin arritur të fshihen nëpër ndërtesat dhe kanalizimet e këtij burgu.

Është e habitshme që deri sot përkundër fakteve e dëshmive të shumta edhe pas 23 viteve, nuk është venë para ligjit dhe drejtësisë asnjë gardian apo urdhërdhënës serb i kësaj masakre.

Me këtë burg famëkeq të Dubravës është i lidhur edhe fati i Mr. Ukshin Hotit, i këtij kolosi për kauzën kosovare dhe mbarë shqiptare, i cili ishte edhe specializant i dalluar në Universitetin e Harvardit në SHBA dhe mbrojtës i pakompromis i lirisë dhe i demokracisë, i brumosur nga profesorët eminentë të Harvardit. Mr. Ukshinm Hoti në këtë burg e ka pritur përfundimin e dënimeve drakonike të vuajtjes së dënimeve me burg.

Mr. Ukshin Hoti më datë 16 maj 1999, ditë e diel dhe ditë jo pune, është lajmëruar nga gardianët se do të lirohet nga burgu, gjë që ka qenë në kundërshtim me rregulloren e burgut.

Mr. Ukshin Hoti i shoqëruar nga dy gardianë përshëndetet me shokët e burgut dhe del jashtë nga dera e burgut. Dhe prej atij momenti humbet çdo gjurmë e tij.

Ekzistojnë supozime të ndryshme për rrugëtimin e Mr. Ukshin Hotit nga çasti kur ka dalë nga burgu.

Të vërtetën për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit me siguri e dinë kriminelët Aleksandër Vuçiq- Presidenti aktual i Serbisë dhe Ivica Daçiq- Kryeparlamentari aktual i Serbisë kriminale, që të dy bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Slobodan Milosheviq.

Myrvete Hoti, motra e Mr. Ukshin Hotit, dhe tërë familja Hoti, tashmë 23 vite janë duke bërë përpjekje maksimale për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit, nëpërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, por për fat të keq pa sukses.

Andin Hoti- djali i Mr. Ukshin Hotit, me ardhjen e Albin Kurtit-Kryeministër i Kosovës, është emëruar kryetar i Komisionit qeveritar për të pagjeturit e Kosovës.

Andin Hoti, më datë 18 maj 2022 në një emision televiziv “Këndi i debatit” në Kosovë, deklaroi se, “Babin tim e kanë kidnapuar personat të cilët dihet botërisht me emër e mbiemër se kush janë ata. Për fat të keq ata persona kidnapues të babit tim, janë emëruar e punojnë në poste publike në Serbi.

Burgjet në përgjithësi si ai i Dubravës janë burgje të sigurisë së lartë dhe përgjegjësia bie mbi shtetin në të cilin ndodhen, që në atë kohë ka qenë Serbia. Shembulli që Serbia tenton të shfajësohet dhe t’i fshehën krimet e saj, unë shembull e kam babain tim Ukshin Hotin, me dëshminë se babai im është kidnapuar nga institucioni i sigurisë së lartë”, thotë Andin Hoti.

Odisejada e njëjtë është edhe me 1650 të pagjeturit e tjerë në Kosovë, për të cilët janë themeluar disa shoqata për të pagjeturit me qëllim të zbardhjes së fatit të tyre.

Fati i njëjtë është edhe me mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë të vrarë e të masakruar në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale në vitet 1998/99, dhe të transportuar e të varrosur në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Ivica Daçiq në vitin 2020, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive ku janë varrosur shqiptarët.

Të nderuar Joe Biden-President i SHBA-ve, Boris Johnson-Kryeministër i Mbretërisë Bashkuar, Olaf Scholz- Kancelar i Gjermanisë, Emanuel Macron-President i Francës dhe Antonio Guterres- Sekretar i Përgjithshëm i KS të OKB-së, për tu zbardhur të gjitha krimet e Serbisë kriminale në Kosovë, domosdoshmërisht duhet të arrestohen Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi, dhe të vendosen prapa grilave në Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë, sepse i dinë në hollësi planet dhe skenarët e krimeve të Serbisë në Kosovë.

Kriminelët Aleksandër Vuëiq dhe Ivica Daçiq, e dine edhe vendndodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar e varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Zoti Ju bekoftë Juve, familjet T’uaja kombet Tuaja dhe shtetet T’uaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat