Historikisht shqiptarët disa dhe partive politike ua kanë pa sherrin

Opinione

Historikisht shqiptarët disa dhe partive politike ua kanë pa sherrin

Nga: Adem Bytyçi Më: 23 maj 2022 Në ora: 16:16

Nuk është lehtë të kuptohen ca fakte në jetë.

Unë një fakt nuk kam për ta kuptuar tërë jetën: Si është e mundur: ata të cilët e kanë qeverisur vendin dhe për shkak të keqqeverisjes i kanë humbur zgjedhjet dhe përsëri mundohen për t'i fituar zgjedhjet, duke themeluar qeveri nën hije, kur dihet se partia dhe qytetarët janë po ata të njëjtit.

Atë që duhet ta kenë të qartë partitë politikë është kjo: Partitë politike edhe mund ta gënjejnë njëra-tjetrën, por sovranin kurrë nuk mund ta gënjejnë.

Historia e Shqipërisë dhe e kombit shqiptarë regjimeve të ca partive politike ua ka pa sherrin, në shumë fusha të jetës dhe veprimtarisë kombëtare, veçanërisht në fushën e kulturës dhe historisë

PPSH-ja në krye me Enver Hoxhën, pas mori drejtimin e Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore, ndaloi që në të gjitha nivelet e shkollimit mos të mësohen veprat e shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, siç ishin i madhi AT Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, ky misionar i përhapjes së arsimit shqip për herë të parë në Kosovë dhe thuaja në të gjitha viset e Kosovës kur deri atëherë nuk iu lejohej shqiptarëve të Kosovës të mësonin shqip nga regjimi Serb, i Pashiqit dhe i Nomenklaturës së atëhershme politike serbe antishqiptare.

Regjimi hoxhist e përndoqi të madhin Ernest Koliqin, duke e detyruar për të emigruar në Itali

Megjithatë, Ernest Koliqi, ky korife i letrave shqipe, edhe në emigracion në Itali ,nuk e ndali veprimtarinë e tij në fushën e kulturës dhe historisë të letërsisë shqipe.

Në Romë, profesori Koliqi, nxori revistën kulturo-letrare "Shejzatë" me të cilën shpërndante kulturën dhe arsimin shqip gjithandej nëpër botë atje ku kishte shqipëtarê dhe e kishin lëshuar Atdheun e tyre për shkaqe politike dhe ekonomike.

Duke qenë se Kosova i ka shumë borxh Ernest Koliqit, për ngritjen e arsimit shqip në Kosovë, këto ditë në shenjë nderimi të këtij burri të madh të arsimit, kulturës dhe historisë së letërsisë shqiptare, në Kosovë u inaugurua biblioteka me emrin e tij "Ernest Koliqi", në inaugurimin e së cilës morën pjesë figurat më eminente të kulturës dhe politikës shqiptare të Kosovës, ndër të cilët edhe kleri Katolik i Ipeshkisë së Kosovës imzot Dodë Gjergji dhe familjarë dhe miq nga Shkodra, të cilët ishin ardhur gjithandej për t'i dhuruar dashuri dhe respekt në këtë ditë të shënuar profesorit, shkrimtarit, patriotit të madh shqiptar, dikur ministrit të arsimit shqiptar në Shqipëri, i cili viteve të 1940-tave, ia solli Kosovës 200 mësimdhënës, edukator dhe dijetarë për ta përhap dritën e arsimit dhe dijës në të gjitha viset e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat