Pas PD-së, a mund të rikthehet Berisha si kryeministër i Shqipërisë?

Opinione

Pas PD-së, a mund të rikthehet Berisha si kryeministër i Shqipërisë?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 23 maj 2022 Në ora: 18:52
Sali Berisha

Ndodhi ajo që pritej, rezultati i zgjedhjeve në Partinë Demokratike s’kishte si të ishte ndryshe përveç fitores së thellë të Sali Berishës. Komisioni i Ri-themelit, të cilin e njohu edhe Gjykata si organin e vetëm që drejton PD, tashmë ka kompletuar Ri-themelin duke nisur nga kryetarët e degëve e deri tek kryetari i partisë në qendër. Pavarësisht paralajmërimeve të ambasadores së SHBA, për mos bashkëpunim të SHBA me PD nëse Berisha vjen në krye të saj, demokratët me mbi 93 % të votave sollën në krye të saj liderin historik të demokratëve.

Për rezultatin në PD s`kishte diskutime, ajo dihej, tanimë demokratet dhe vet z. Berisha kanë hedhur spiralen në godinë e kryeministrisë, me synimin që në 2025 të fitojnë zgjedhjet. Duke njohur karakterin shpërthyes të Berishës, ka shumë gjasa që Rama mos të pret 2025 në kryeministri, pavarësisht se ka ai atu SHBA-të me damkën e rëndë mbi z. Berisha.

Gjithsesi, kjo nuk i jep Edi Ramës komoditetin e pashterur për të qëndruar i qetë. Një gjë është e sigurt, Edi Rama s`do të jetë më i qetë me ardhjen e Berishës në krye të opozitës, komoditetin që ia kishe mundësuar pa-aftësia e Lul Bashës tashmë ka marr fund, Rama do të ketë përballë opozitën si kurrë më parë. Sali Berisha është i vetmi lider që mund ta rrëzojë Edi Ramën edhe me dëmken e “ non gratës”, imagjino po të ishte pa te , Rama s`do e bënte as vitin ne krye të qeverisë. Gjithsesi i gjendur përballë kësaj situate, Berisha po luan me të gjitha mundësitë që ka solider historik për të demaskuar pretendimet e tija për komplot nga Sorosi në bashkëpunim me Ramën. Me Berishën në opozitë, vështirë të besohet se do të pritet që 2025 për t’u mbajtur zgjedhjet, ka mundësi që të ketë zgjedhje të parakohshme, gjithnjë nësë nuk del diçka jashtë parashikimit. Pikëpyetja më e madhe është: A mund të bëhet përsëri Sali Berisha kryeministër?!.

Pikëpyetja ngrihet për dy arsye themelore : Së pari ka të bëjë me “non gratën”, duke pasuar parasysh lidhshmërinë e madhe të shqiptarëve me SHBA, kjo gjë mund ta dëmtojë fortë Berishën duke avantazhuar Ramën dhe tjetra ka të bëjë me mbushjen e administratës së shtetit nga Rama me oligarkë të cilët për vota përdorin të gjitha metodat për mos të humbur privilegjet. Sali Berisha e ka dëshmuar se mund të rrëzojë të gjitha regjimet, pavarësisht sa të forta mund të jenë, pengesën më të madhe e ka me “ non gratën’ a do të arrijë të thyejë të gjitha kurthet e ngritura nga Rama dhe Sorosi , kjo është dilema që rëndon mbi të gjitha njohësit e politikës, mbi të gjitha demokratët.

Zonja Juri Kim, është sinonim i malit të cilit Berisha duhet t’i ngjitet, për të hedhur në erë të gjitha pretendimet e atyre që e quajnë “të vdekur politikisht ”. Një gjë është e sigurt, Edi Rama më s'do mund të tallët me opozitën, me Berishën nuk ia del dot si me Lulin, beteja e vërtetë vetëm sa ka nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat