Shqetësimet për pandemitë në të ardhmen!

Opinione

Shqetësimet për pandemitë në të ardhmen!

Nga: Nijazi Halili Më: 24 maj 2022 Në ora: 15:21
Nijazi Halili

Në një konferencë shtypi më 28 dhjetor 2020, Dr. Mike Ryan, kreu i Programit të Emergjencave të OBSH-së, dhe zyrtarë të tjerë thanë se pandemia aktuale COVID-19 "nuk është një prej pendemive më të një niveli të lartë të rrezkishmërisë, nëse flasim për pandemitë në të  ardhme të cilat mund të jetë të përmasave katastrofike. 

Kryetari i  Programit të Emergjencave  bënë thirrje për parapërgatitjen e  OBSH dhe OKB, duke  paralajmëruar se bota duhet të trajtojë dhe gjej shkakun e pandemive dhe jo vetëm simptomat shëndetësore e pasojat ekonomike.  Raporti i tetorit 2020 për 'epokën e pandemive' nga Platforma Ndërqeveritare e Kombeve të Bashkuara për Politikat e Shkencës për Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit e nënshkruar  nga 22 ekspertë të sferava të fushave të njejta, deklaruan  se shkatërrimi antropogjen i biodiversitetit po i hap rrugën epokës së pandemisë dhe mund të rezultojë që deri në 850,000 viruse të transmetohen nga kafshët, veçanërisht zogjtë dhe gjitarët, tek njerëzit.  

"Rritja eksponenciale" në konsumin dhe tregtinë e mallrave të tilla si mishi vaji i palmës dhe metalet,  kryesisht nga vendet e zhvilluara dhe me një popullsi  në rritje, janë shtytësit kryesorë të këtij shqetësimi.  Sipas Peter Daszak, kryetari i ekipit që përgaditi  raportin, "nuk ka asnjë mister në lidhje me shkakun e pandemisë Covid-19 ose ndonjë pandemi moderne.  Të njëjtat aktivitete njerëzore që nxisin ndryshimin e klimës dhe humbjen e biodiversitetit gjithashtu nxisin rrezikun e pandemisë përmes ndikimeve të tyre në mjedisin tonë”. Opsionet e propozuara të politikave nga raporti përfshijnë taksimin e prodhimit dhe konsumit të mishit, goditjen e tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra, heqjen e specieve me rrezikshmëri  të lartë nga tregtia legale e kafshëve të egra, eliminimin e subvencioneve për bizneset që janë të dëmshme për botën natyrore dhe krijimin e një rrjeti global mbikëqyrës.

Në qershor 2021, një ekip shkencëtarësh të mbledhur nga Qendra e Shkollës Mjekësore të Harvardit për Shëndetin dhe Mjedisin Global paralajmëruan se shkaku kryesor i pandemive deri më tani,  është dhe mbetet shkaktari  antropogjen i botës natyrore nëpërmjet aktiviteteve të tilla, duke përfshirë shpyllëzimin dhe gjuetinë  e cila  në vazhdimësi po  injorohet nga liderët botërorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat