Ku janë parlamentarët e Kosovës, pse heshtin?

Opinione

Ku janë parlamentarët e Kosovës, pse heshtin?

Nga: Fahri Xharra Më: 24 maj 2022 Në ora: 23:27
Fahri Xharra

Kur i shoh këto postime më duket vetja që nuk jam tokën e të parëve të mi, por në ndonjë oazë arabe ku ende jetojnë me traditat e tyre qindra vjeçare (jo më shumë se 15 qind vitëshe). Fatbardhësisht kam jetuar dhe punuar mbi 6 vjet në vendet arabe, kam qenë edhe në Turqi , por kësi lloj predikimesh si të hoxhëve të Kosovës nuk më ra kurrë as të dëgjoj edhe as të shkruara.

Ne shqiptarët durojmë shumë, jemi të mbështjellë me rrjetin e merimangës jo për t' u mbrojtur nga armiku, por të ballafaqohemi me njerëzit e pa moralshëm të cilët punojnë natë e ditë kundër nesh në gjuhën tonë, dhe rrjeta e Tarantullës nuk na lejon as të flasim e as të reagojmë.

Kur Hoxha thotë që pushimet verore nuk janë të moralshme, kjo të indinjon në atë masë sa që shqiptari - që i thotë vetit shqiptar nga pamundësia të bëjë diçka, vetëm ia shton dëshirën që të humbë nga këto toka.

Por kur Hoxha i Gjilanit thotë : Gjaku i jo besimtarëve , për myslimanët është pija më mirë; kjo të luan mëndësh.

Pyetje hoxhë dhe BIK- ut dhe Tërnaves: Kush janë jo besimtarët ?

E di shumë mirë se çka ai mendon: janë shqiptarët ortodoks dhe ata katolik .

Ore ata janë para nesh shqiptarëve mysliman këndej e andej pari.

Një gjë e sigurt është , ata e ndjekin rrugën e Vasa Çubiloviçit ( 1937 ). Hoxhët tanë e kanë qëllim Evropën, e kanë qëllim që ne të humbim pavarësinë e Kosovës, sepse këtë e duan këtë e do Serbia.

E dini ju të mjerë ( po, po e dinë dhe për këtë e bëjnë ) që ju po veproni të na kthejnë përsëri në prehrin e Serbisë ?

Politika 20 vjeçare e Kosovës më duket që punonte në të njëjtë gjatësi valore. Binduni se as viza, as pranim në Evropë, as në KE nuk do të ketë pa iu mbyllur gojën këtyre dashakëqijve të ardhmërisë së Kosovës.

Edhe diçka, Serbia i mbledhë të gjitha predikimet e tyre dhe i raporton Evropës :

" Ja shihni se kë keni çliruar! "

Na paçi në qafë gjithë jetën !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat