Qytetet tona pa toalete publike

Opinione

Qytetet tona pa toalete publike

Nga: Dibran Demaku Më: 25 maj 2022 Në ora: 10:50
Dibran Demaku

Nëse ke vendosur të dalësh në qytet(në cilin qytet të duash të Kosovës) para se të nisesh vizito njëherë toaletin e shtëpisë,sepse mund të të ndodhë të ndihesh në siklet dhe nuk ia gjenë çaren vetës.Pothuajse në asnjërin qytet të Kosovës nuk do të gjeshë toalete(wc)publike,dhe ty të duhet që të kërkosh që të kërkosh toalet nëpër lokalet publike,ndodhë që edhe ato t’i gjesh të mbyllura?!

Dhe kur ti t’i drejtohesh kamarierit se a mund të shkosh në toalet ai të pyet se në cilën tavolinë të lokalit je i ulur,dhe nëse ti i thua se ende nuk je ulur në asnjë karrigat rreth tavolinave,sepse sapo ke arritur,kamarieri ta kthen se nuk mund të ta japi çelsin e toaletit,sepse ti nuk je vizitor i lokalit të tij!

Dhe ty nuk të mbetet tjetër vetëm të vraposh në lokalin tjetër duke shpreduar se atje do të gjeshë çare.

Të gjithë ata që kanë jetuar në qytetin e Prishtinës,në kohën e komunizmit siç jemi mësuar ta quajmë ne atë kohë,e mbajnë mend se Prishtina e atëherëshme kishte një numër të caktuar të toaleteve publike.Të gjithëve ju kujtohet se toaleti më i rëndësidhëm publik ishte në rrugicën që qonte në Postën kryesore të Prishtinës,e që ishte aty ku sot ngrihet ndërzesa e qeverisë.

Kur u ndërtua ndërtesa në fjalë(diku nga gjysma e viteve të tetëdhjeta,u mbyll edhe toaleti i atëherëshëm publik,të cilin siç duket e kishte eliminuar arkitekti a atëherëshëm i nfërtesës që në fund të viteve të tetëdhjeta shërbente si Bankë popullore.
Që nga atëherë,qytetarët e Prishtinës,por edhe ata që brenda ditës ia mësxejnë Prishtinës,për ndonjë punë të tyren,nuk dijnë nëse diku në qytet të gjendet ndonjë toalet publik?!

Vite më parë,qe bërë zhurmë në media se organet udhëheqëse të Prishtinës kishin planifikuar që në afërsi të sheshit”Zahir Pajazit”,të bëhej një toalet publik,por kishin kundërshtuar qytetarët që jetojnë në atë zonë,dhe qeveria komunale kishte hequr dorë,duke e lënë kështu Kryeqytetin e vendit pa asnjë toalet publik?!

I pari i Prishtinës,që ka jetuar me vite në Londër duhet ta dijë,se Kryqyteti i vendit duhet të ketë jo një por disa toalete publike,siç i ka Londra dhe çdo qytet europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat