Ja vlerat që e bashkojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë për të ardhur edhe në pushtet

Opinione

Ja vlerat që e bashkojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë për të ardhur edhe në pushtet

Nga: Skënder Kapiti Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:01
Skënder Kapiti

PD do të vijë në pushtet kur të triumfojë në PD e vërteta, liria, demokracia, ndarja me të shkuarën; kur të triumfojë antikorrupsioni, drejtësia, Veting-u politik dhe kur ta mbështesin atë aleatët perendimor, SHBA-të kryesisht.Këto janë vlerat që e bashkojnë Partinë Demokratike dhe që e sjellin atë në pushtet të cilat i promovon Lulzim Basha

Partia Demokratike humbi thellë në vitin 2013 prej keqqeverisjes dhe prej korrupsionit të qeverisë Berisha. Nëse Berisha nuk do të kishte kandiduar për deputet në vitin 2017, që atëhere Rama do të kishte humbur, e po kështu nëse Berisha nuk do të ishte përfshirë në listat për deputet në vitin 2021, Lulzim Basha kryeminister dhe dhe Partia Demokratike do të ishin sot në pushtet.

Këto të cilat unë i kam thënë e shkruar vite më parë i vertetoi koha, koha e cila vertetoi se sa edhe të drejtë ka pasur z. Basha për dekriminalizim e politikës, për ringritjen e PD-së, për alencë e partneritet strategjik me SHBA-të, për luftë kundër korrupsionit dhe të ndarjes me elitën politike të së shkuarës të PD-së.

Të gjitha akuzat dhe trillimet kundër Bashës si shkaktar i mosfitores së PD-së me 25 Prill 2021 rezultuan mashtrime, retorika dashakeqëse, alibira dhe si justifikime për të mbuluar të vërtetat e mëdha se: shkaktarët e vërtetë të humbjeve të PD-së janë Berisha dhe ky grupi i të ashtuquajturve i rithemelimit së bashku me blerjen e votave nga pushteti i Ramës.Këtij grupazhi të foltoristëve si fitore të tyre të madhe apo si “mrekulli”e quajnë më të rëndësishëm kapjen dhe uzurpimin e Partisë Demokratike, dhe nuk merren fare me faktin e manipulimit dhe të blerjes së votave nga qeveria dhe korrupsioni i saj.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë që të qeverisen nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Problemi është se si mund të largohet Edi Ramna nga pushteti.

Shqiptarët vetë nuk mund ta largojnë pa ndihmën e SHBA-ve, sepse pa ndihmën e SHBA-ve nuk mund ta shëmbnin shqiptarët komunizmin dhe as nuk mund të ishte antarësuar Shqipëria në NATO , dhe as Kosova nuk do ishte sot shtet pa ndihmën vendimtare të SHBA-ve.

Nuk mund të vijë në pushtet PD-ja me një pretendent për kryemistër që të jetë shpallur “non grata” dhe derisa ta ketë këtë damkë, aq më tepër kur SHBA e thonë hapur se as nuk bisedojnë me të shpallurit “non grata”.

Ja pse Partia Demokratike nuk vjen kurrë në pushtet nëse Berisha do ishte përsëri kryetar saj:

1-Partia Demokratike me Berishën kryetar kurrë nuk do kishte shanse për të ardhur në pushtet, sepse është po ai , dhe janë po ata të grumbulluar rreth tij nëpër foltore e që foltorja e zgjodhi atë kryetar të saj, janë këta prej të cilëve Partia Demokratike humbi katastrofikisht në zgjedhjet e vitit 2013

2-Nuk mundet dhe as nuk shihet as alternativë, as program as vizion te Berisha, si dhe as nuk ka mundësi që ai të akumulojë pakënaqësitë popullore kundër korrupsionit, abuzimit dhe kundër papërgjegjshmërisë së keqqeverisjes së Edi Ramës, sepse nuk besojnë njerëzit të ai i cili kishte premtuar luftë e ndëshkim kundër korrupsionit,krimit, hajdutëerisë dhe vjedhjes por që në fakt kur Berisha qeverisi 8 vite asnjë nga këto nuk realizoi. Popullin mund ta mashtrosh,por nuk mund ta gënjesh përsëri e gjithmonë.

3- Berishës nuk i beson as elektorati tradicional i djathtë dhe as shtresa e desidencës antikomuniste sepse ai dihet se gjithmonë e përdori atë vetëm për vota e për pushtet, dhe në qeverisjen e tij ai i harroi dhe i braktisi ata.Demokratët e mirëfilltë që janë shumica nuk duan që përsëri Partinë Demokratike ta administrojnë e qeverisin elita e vjetër dështake, Berisha dhe këta të ashtuquajturit grupi i rithemelimit.

4-Kush e pengoi Berishën dhe pse ai nuk bëri as lustracinin , as Veting-un e politikës, as ndëshkimin e krimeve të komunizmit, por kapi drejtësinë dhe e bëri atë politike në shërbimtë pushtetit të tij , dhe madje ishte edhe kundërshtar i Vetting-ut.

5-Nuk e votojnë Berishën shtresa e ishpronarëve sepse atyre nuk iu kthye prona dhe as kompensimi , as kompensimi i të përndjekurve politikë, dhe Berisha as nuk e integroi në politikë shtresën nacionaliste antikomuniste, dhe antikomunizmin e patriotizmin ai përdori vetëm si retorikë .

6- Sado që ka punuar shumë keq e mbrapsht keq qeveria Rama, elektorati gri dhe të pakënaqurit e majtë kur kujtojnë bëmët e Berishës nuk e votojnë kurrë pushtetin e tij, ose nuk shkojnë për të votuar, sepse kanë alergji për një qeveri e cila mund ta ketë kryeministër përsëri Berishën.

7-Nuk do ta mbështesnin Berishën as për kryetar të PD-së dhe as për kryeministër as intelektiualizmi, as patriotizmi dhe as militantizmi inteligjent i vetë Partisë Demokratike pasi ata ndjehen të injoruar e të zhvlerësuar që gjithmonë Partia Demokratike të kishte kryeministër vetëm Sali Berishën dhe po ata injorantë e spekulatë të cilët kanë 30 vite që e shfrytëzuan dhe e keqpërdorën elektoratin dhe PD-në.

8-Berisha nuk mund të vijë përsëri kryeministër i Shqipëqrisë sepse tashmë ai është i padëshirueshëm, i papranueshëm dhe i izoluar ndërkombëtarisht si askush tjetër, deri sa edhe SHBA-të aleati i madh i shqiptarëve dhe i Partisë Demokratike e ka shpallur Berishën person “non grata”, dhe a e mendojnë për një cast ata të foltoreve se a mundet që Shqipëria të ketë kryeministër një person të shpallur “non grata” për kryeministër.

A e mendojnë p.sh. këtë se: kurrë Partia Socialiste e Shqipërisë dhe asnjë parti politike shqiptare në Shqipëri e në Kosovë kurrë nuk do ta bënin një gjë të tillë që të shpresonin se mund të zgjidhej kryeministër ndonjë i shpallur “non grata”.

Edhe pse p.sh. në Kosovë kishte shumë nga ata, por tani janë shumë pak që e mbështesnin Berishën dhe ishin kundër non gratës amerikane për të,por një pyetje edhe për ndonjë profesor mjeran: p.sh.: po ta kishin shpallur “non grata” SHBA Kurtin apo dikë tjetër,a do ta kishin pranuar shqiptarët e Kosovës një të tillë për Kryeministër?

9-Të pretendojë që Berisha i shpallur “non grata” nga SHBA,që të bëhet kryetar i PD—së e pastaj të pretendojë për Kryeministër, është sikur në Kosovë të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe të pretendojë që të vijë kryeministër Thaci që është në burg.Po, kjo mund të ndodhë vetëm nëse si Thaci do të marrte pafajësinë ,dhe atëhere nëse Berishës mund i hiqej sanksionimi amerikan “non grata”.Pra pasi të ketë folur drejtësia.

10- Në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2023, si mund t’i drejtojë ato zgjedhje për PD-në Berisha, kur Partia Socialiste do ta përdorë si armë të fuqishme faktin e Berishës si përson “non grata”. Pra demokratët synojnë pushtetin dhe interesin demokratik, dhe demokratëve nuk u interon interesi personal i Berishës dhe as i foltoristëve, dhe Berisha është i humbur. Por me të humburin humbasin edhe ata që shkojnë pas të humburit por edhe te tjeret,kur i thonë një fjale: i mbyturi të mbyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat