Cili politikan i lartë qëndron pas drogës në veri dhe në Ferizaj?!

Opinione

Cili politikan i lartë qëndron pas drogës në veri dhe në Ferizaj?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 27 maj 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Që nga ardhja e qeverisë Kurti në pushtet, janë ndërmarr aksione të shumta në gjithë territorin e vendit, kryesisht në Veri. Veriu për 20 vjet ka shërbyer si çerdhe e kontrabandës, e shfrytëzuar maskimalisht nga mungesa e ushtrimit të sovranitetit të shteti në atë pjesë të vendit për shkak të specifikave tashmë të njohura. Mungesa e vullnetit politikë ka bërë të mundur shtrirjen e rrjetit të kontrabandës, jo pa dijeninë dhe mbështetjen e vet politikës.

Vet kreu i kriminelëve në Veri takohej me kryeministrin e Kosovës të asaj kohe, diçka e paparë dhe e padëgjuar më parë, jo vetëm që krimi nuk është luftuar me ish qeveritë e mëparshme përkundrazi ka lulëzuar. Ka gati 1 vjet që kanë nisur aksionet në Veri dhe në pjesë të ndryshme të Kosovë, kujtojmë këtu aksionet në Brezovicë, për subvencione, për viza, kontrabandë etj. Së fundi, në fillim të kësaj jave, Policia e Kosovës ndërmori dy aksione anti-drogë, në Ferizaj dhe në veri të vendit në komunën e Zvecanit.

Vetëm në aksionin në Ferizaj policia ka konfiskuar 73 kilogramë drogë të llojit heroinë, para të gatshme, telefona dhe vetura, etj, me këtë rast kishte edhe turq të arrestuar e të cilët thuhen se kanë ardhur këtu për t’i mësuar si të përdorin laboratorin e drogës që u gjend gjatë këtyre bastisjeve. Një laboratori laborator për kultivimin e marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për t’u shitur në treg, ilegalisht, është zbuluar në Veri të vendit, gjatë të cilës ka pasur edhe gjuajte me armë nga ana e kontrabanduesve.

Pyetja që lind vetvetiu: A qëndron dikush “ i naltë” në gjithë këtë ngjarje, dikush që deri tani i ka garantuar se nuk u prek askush nga shteti. Vështirë të besohet se kontrabanda në Veri për gjithë këto vite nuk ka pasur mbështetjen e politikës në Prishtinë, përveç të asaj në Beograd që nuk diskutohet. Asnjëherë nuk është ndërmarr ndonjë aksion serioz në Veri më parë, përveç disa spektakleve që përfundonin me suspendime të zyrtarëve të policisë për “tejkalim të kompetencave”. Arrestimet e trafikantëve të drogës, të pa-penguar më parë, janë dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar mbështetjen që kanë pasur gjatë gjithë këtyre viteve nga njerëz me ndikim të madh, duke mos përjashtuar as poste të lartë të ish kryeministrave apo ish ministrave.

Pavarësisht vullnetit të mirë të qeverisë, institucioneve të shtetit, kam drogës e tolerimeve që mund të bëhen nga ana e prokurorisë, e sistemit të drejtësisë i kapur nga element të politikës së shkuar. E kam theksuar disa herë në shkrimet e më hershme, po e përsëris prapë, duhet urgjentisht të bëhet vetting në drejtësi, është e kot të arrestohen njerëz, derisa s`ka drejtësi të drejtë. Gjithsesi, shteti nuk guxon të pres drejtësinë duke toleruar trafikantët dhe diletantët të shëtisin të lirë, krahas saj është e nevojshme të shkapet edhe drejtësia duke kombinuar në mënyrë të shkëlqyer punën e policisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Me drejtësi të pa kapur do të arrestohen jo vetëm trafikantët e vegjël, do të goditën koka e krimit dhe korrupsionit, ata mbesin të lirë aktualisht derisa drejtësia e pavarur një ditë të thotë fjalën e saj. Vetëm atëherë mund të flasim për luftë të njëmend kundër korrupsionit, krimit dhe trafikantëve, të cilët për 20 vjet kanë qenë të qetë në punën e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat