Tri Fazat Hstorike Drejt Shqipërisë Etnike: Nga viti 1974 deri në vitin 1999

Opinione

Tri Fazat Hstorike Drejt Shqipërisë Etnike: Nga viti 1974 deri në vitin 1999

Nga: Spartak Ngjela Më: 27 maj 2022 Në ora: 21:33
Spartak Ngjela

Po e botoj këtë përmbledhje të shkurtër të monografisë që po e shkruaj. Monografia historike titullohet:

Tri Fazat Hstorike Drejt Shqipërisë Etnike: nga viti 1974 deri në vitin 1999.

Koha e solli që konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, që po shfaqet si luftë e Rusisë për pushtim, është një moment historik që po i jep shume vlerë Shqipërisë. Dhe kjo pritej. Ka një shekull e gjysmë që është kapur si koncept gjeopolitk që Shqipëria Etnike është mundësia e vetme për garantimin e Perëndimit kundër agresionit të Rusisë ndaj tij. Por kjo, që nga viti 1999, është bërë tashmë një koncept aktiv gjeopolitik që kuptohet qartë se ështe në interes të politkës së lartë amerikane.

Prandaj na duhetr ta vëmë në dukje në mënyrë të veçantë se:

Lufta e Ukrainës është një politikë globale që është në interes të Shqipërisë etnike. Dhe kjo luftë, që po kuptohet se do ta nxjerrë të mundur Rusinë, do ta ulë edhe siparin për formimin e bashkimit kombëtar të Shqipërisë Etnike.

l.

Në 30 maj të vitit 1913, në Konferencën e Londrës që mori në shqyrtim pavarësinë e Shqipërisë dhe që i kishte filluar punimet në shtator të vitit 1912 në Pallatin St. James (St. James Palace); u shty dhe u hap sërish në 23 janar të vitit 1913, kurse në 29 korriok të vitit 1913, pas nja përplasje të madhe, Austro-Hungaria edhe me ndihmën e Gjermanise, ia doli që Konferenca ta njihte Principatën e Shqipërisë si një shtet të pavarur. Por presioni i Serbise dhe Greqise, si dhe animi i fuqive të mëdha, Rusisë e Francës nga Greqia e Serbia, dhe stepia e Anglisë në përkrahje të interesit greko-serb kundër tërritorit etnik shqiptar, në 29 korrik të vitit 1913, u lanë jashtë tërritorit të Shqipërisë Kosova dhe Çamëria .

Në fakt, kjo është data ku ka filluar tragjedia njëqindvjeçare e Shqipërisë, sepse të dy shtetet, pushtuese të 2/3 të tërritorit etnik shqiptar, kanë kërkur izolimin e Shqipërisë, tradhëtinë e brendshme shqiptare, dhe destabilizimin e Shqipërisë; dhe kjo tragë e gjatë tmerri e imponuar për Shqipërinë mbaroi në vitin 1999 me çlirimin e Kosovës. Dhe sigurisht që do të vijojë edhe më tej.

ll.

Ishte ministri i jashtëm i Austro-Hungarisë Berthold dhe vetë politika austrohungareze ajo e cila e kapi e para që, vetëm aleanca me Shqipërinë Etnike si shtet i pavarur, i jep forcë Perëndimit kundrejt agresivitetit të Moskës.

Dhe kjo ishte arsyeja kryesore që Austro-Hungaria dhe Gjermania ishin dy aleatët kryesorë të pavarësisë së Shqipërisë në Konferencën e Londrës.

Ministri i Jashëm i Austro-Hungarisë Berthold, kërkoi Shqipërinë e Madhe me mbi 250 mijë km2. Lufta në Konferencë ishte e fortë dhe zgjati jashtë parashikimeve, por Anglia nuk iu përgjigj austogjermanëve, sepse, me Shqipërinë e Madhe dhe Etnike, austrogjermanët krijonin supremaci në ekuilibrin perëndimor.

Pikërisht këtu spikat për herë të parë në politikën ndërkombëtare rëndësia shumë e madhe e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Që nga ajo kohë, tani dihet se politika për një Shqipëri Etnike krijon supremacinë e Perëndimit kundrejt Moskës në Ballkanin Perëndimor e më gjerë.

Pikërisht këtë politikë përsëriti edhe Gjermania në vitin 1943. Dhe dështoi.

Por historia e Shqipërisë triumfoi, kur politika amerikane e kapi në vitin 1919 që, amerikanizmit, si hegjemoni demokratike, do t'i duhej një Shqipëri Etnike.

Kurse fuqitë e mëdha evropiane, pas humbjes së Austro-Hungarisë në Luftën e Parë Botërore, menduan likuidimin e Shqipërisë edhe pse ajo ishte një shtet i vogël me 28 mijë km2.

Por...

Dalja e behtë e politikës amerikane me veton e presidentit Wilson në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 2019, shpëtoi Shqipërinë dhe hapi hullinë e politikës amerikane drejt Shqipërisë etnike.

Por, edhe këtu, doli një pengesë për Shqipërinë etnike, sepse në Tiranë erdhën në pushtet komunistët me Enver Hoxhën në krye, dhe gjithçka politike u vu nën suazën e Beogradit dhe Moskës.

Për politikën amerikane, Shqipëria Etnike duhej shtyrë në kohë si motiv politik. Por puna vijoi, dhe, në vitin 1961-1962, politika amerikane e shkëputi Shqipërinë e Enver Hoxhës nga Moske dhe e drejtoi drejt Kinës. Kjo në fakt, provohet tani me dokumentet e dala, se ka qenë një politikë brilante e presidentit amerikan Xhon Kenedi në vitin 1961-1962 që solli shkëputjen e Shqipërisë nga forca e politikës ruse.

Politika amerikane e kuptoi që, rrezikimi i Enver Hoxhës për t'u likuiduar nga politika ruse duhej ndaluar për të sjellë shkëputjen e Shqipërisë nga Moska. Kurse Enver Hoxha, me forcën e tij absolute në Shqipërinë komuniste, dhe me politikën e hollë të presidentit Kennedy, shkoi drejt Kinës, se Hoxha nuk mund të konceptonte një aleancë tjetër drejt Amerikës. Enver Hoxha i trembej deri në vdekje demokracisë, votës së lirë dhe të drejtave të njeriut, të cilat e "hidhnin në erë" duke e rrëzuar nga pushteti i tij tiranik.

Dhe ai shkoi triumfalisht në Pekin.

lll.

Në këtë rast na duhet të theksojmë se, rrëshqitja e Hoxhës drejt Pekinit, hapi etapën e dytë të politikës amerikane për Shqipërinë etnike.

Dhe politika nisi me pritjen politike të shkëputjes së Shqipërisë nga Kina.

Dhe kjo pritje erdhi me politikën e madhe të presidentit amerikan Richard Nixon.

Në vitin 1972 Nixon-i shkoi në Pekin për të krijuar një politikë te re botërore me kryetarin e Kinës komuniste, presidentin Mao Cedun.

Në fakt këtu filloi një etapë e re politike kundër Bashkimit Sovjetik, domethënë kundër Rusisë, e cila tani kuptohet se, pikërisht kjo, e ndryshoi rrjedhën e historisë botërore.

Kurse Shqipëria, befas, në këtë moment historik, hyri në skakierën e madhe të politikës botërore.

Por, ama, me para të derdhura nga Pekini në Tiranë, dhe me fillimin e politikës së re të Nixon-it drejt Kosovës.

Kjo erdhi në vitin 1972, në takimin e presidentit amerikan Nixon me presidentin e Jugosllavisë Josif Broz Tito.

lV.

Në takimin e Nixon-it me presidentin e Jugosllavisë Josif Broz Tito, takim ky që erdhi pas çlirimit të Tiranës nga zgjedha ruse, Nixon-i doli hapur me presion politik që Titoja të pranonte deklarimin e Kosovës si një nga republikat e Jugosllavisë.

Pikërisht në këtë takim filloi procesi i ri gjeopolitik, njëlloj si ai i Kenedit që ndihmoi shkëputjen e Shqipërisë nga Moska.

Këtë herë, po njëlloj, Richard Nixon filloi fazën e politikës për Shqipërinë etnike pikërisht te presidenti i Jugosllavisë Josif Broz Tito. Mendimi i qartë i Nixonit ishte shkëputja e Kosovës nga Serbia. Dhe ai ia arriti që Kosova të fitonte "autonominë e gjerë" si njësi konstituente e Jugosllavisë, e shkëputur nga Serbia juridikisht dhe konstitucionalisht.

Dhe që nga ajo kohë vetëm elitat e politikës perëndimore e kanë pasur dhe e kanë këtë mendim të konsoliduar.

Por politika amerikane vijoi me Kosovën autonome, e cila tani krijoi presidentin e saj, qeverinë dhe parlamentin e vet. Pikërisht këtu filloi realisht jeta nacionale e Kosovës.

Në Kosovë u krijua gjithçka, universiteti shqiptar, akademia e shkencave, zhvillimi galopant i arsimit të mesëm dhe literatura gjigante e librit në shqip, e televizionit shqiptar dhe marrëdhëniet e ndërsjellta Shqipëri Kosove.

Por kjo është faza e dytë e ecjes drejt Shqipërisë etnike. Dhe kjo mund të quhet me të drejtë faza Richard Nixon, e cila ecën në periudhën, nga viti 1974 deri në vitin 1990, plot 25 vjet, vit ky kur fillon faza e trete drejt Shqipërisë etnike, sepse në vitin 1999 Kosova hidhet drejtpërsëdrejti në Luftën për Pavarësinë e saja.

lV,

Faza e tretë që filloi ne vitin 1990 dhe ecën drejt Shqipërisë etnike, po të shihet me imtësi dokumentare, konstaton një politikë amerikane të një niveli të lartë që vjen dhe triumfon fillimisht me rrëzimin e Komunizmit në Shqipëri në vitin 1992.

Por, pikërisht në këtë vit, politika amerikane hidhet në sulm për shkallmimin politik të Federatës së Jugosllavisë, duke krijuar me radhë gjashtë shteteve të pavarura: Serbinë, Kroacinë, Malin e Zi, Slloveninë, Maqedoninë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Kurse Kosova në ketë kohë u pushtua nga hordhitë e Sllobodan Milosheviçit dhe iu hoq autonomia, u mbyllën shkollat shqip dhe universiteti. Në Jugosllavi filloi një politikë represive me genocid antishqiptar.

Por tani u kuptua qartë se politika amerikane do të hidhej në sulm për të shkëputur Kosovën.

Tani ka filluar etapa e tretë shqiptare që fillon të drejtohet nga presidenti amerikan Bill Klinton.

Dhe kjo, në historinë e Shqipërisë do të quhet faza e artë Bill Klinton.

Dhe Kosova u çlirua nga Serbia pikërisht në prill të vitit 1999.

Dhe Kosova, nëntë vjet më vonë, shpalli pavarësinë e saj.

V.

Që nga çlirimi i Kosovës në vitin 1999, shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008, dhe vijimi i konsolidimit të shpejtë të shtetit të pavarur të Kosovës, është prova kryesore e domosdoshmërisë amerikane për një aleancë të gjerë me të dy shtetet shqiptarë në Ballkan.

Në Shqipëri e në Kosovë nisi ndërtimi i bazave ushtarake amerikanë në emër të NATO-s. Ky hap, në të vërtetë garanton Kosovën, dhe e konsolidon Shqipërinë si shtet të Natos, i jep forcë historisë që pritet të vijë me konsolidimin e etnisë shqiptare.

Po kuptohet se tani, pas çlirimit të Kosovës, gjithçka po shkon derjt konsolidimit të përfshirjes së territoreve shqiptare që janë ende të pushtuara nga fqinjët tanë grabitqarë.

Po Çamëria, a hyn edhe kjo në një politkë të re të krijimit të enisë shqiptare të bashkuar me të njëjtën gjuhë? Kjo duhet pritur të shihet pas humbjes shkatërruese që Rusia pritet të pësojë në Ukrainë.

Humbja e Rusisë në Ukrainë, që pritet të sjellë falimentin e tiranisë ruse në Moskë deri në një stad rënimi ekonomik, në një kuptim global, e sjell Shqipërinë dhe Kosovën si domosdoshmëri të poltikës moderne amerikane. Në fakt kjo ka qenë pritur prej dekadash, por tani duket se ka ardhur koha.

Pikërisht kjo të jep të mendosh, se, Shqipëria pritet të bëhet një fuqi ushtarake shumë e rëndësishme në Evropë, dhe koha e solli sërish në kujtesë se forca ushtarake e Adriatikut te ngushtica e Otrantos, është një përparësi kundrjet çdo force tjetër ushtarake në zonën e Medheut. Dhe kjo, kuptohet se është kurorëzimi i një politike amerikane tridhjetvjeçare.

Si po zhvillohet kjo politike? Dhe, çfarë do të tregojë forca ushtarake e Shqipërisë në politikën botërore në funksion te Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Lufta e Ukrainës e shtyn edhe më shpejt avancimin e kësaj politike.

Po kuptohet se tani janë tri baza ushtarake që po krijojnë një skemë të re amerikane në lidhje me Shqipërinë, dhe që të tria në territorin e Shqipërisë: është baza ushtarake e Kuçovës; është konsolidimi paraprak i bazës ushtarake të Gjadrit si areoport ushtarak i rëndësisë së veçantë, dhe është edhe hapësira detare që kuptohet se është në zhvillim për bazën ushtarake amerikane të Pashalimanit e cila, edhe kjo, po kuptohet se përfshihet në planin ushtarak të Sheteteve të Bashkuara.

Të tria këto baza do të krijojnë një rikonceptim të zhvillimit të Shqipërisë dhe do ta kthejnë Shqipërinë në një qendër kryesore të interesit amerikan në Evropë, por edhe të një zhvillimi të ri ekonomik në prodhimin industrial, dhe në degët e tjera të ekonomosë.

Po pra, shkatërrimi i Rusisë në luftën e Ukrainës, mbyll fazën e tretë të forcimit të Shqipërisë si një aleate parësore i Shetëve të Bashkuara të Amerikës, dhe hap persepektivën shqiptare të forcës ushtarake dhe ekonomike të të dy shteteve shqiptarë në Ballkan - Shqipërine dhe Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat