Testi i DNA dhe pa kujtuar fare, je greke!

Opinione

Testi i DNA dhe pa kujtuar fare, je greke!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 28 maj 2022 Në ora: 13:27
Sherif Ramabaja

Nga kureshtja B. e kishte bërë testin e DNA dhe e priste rezultatin.

Përafërsisht pas një muaji e mori shkresën e mbyllur me rezultatin. Nuk i ngutej ta hapte zarfin, sepse ishte fort e bindur në identitetin e saj dhe nuk priste befasi. Testin e kishte bërë vetëm nga kureshtja.

 Prindërit i kam shqiptar nga Kosova, prandaj testi vetëm duhej ta vërtetonte këtë, mendoi B. Prindërit e mi mes vete komunikojnë në gjuhën shqipe. Ne si fëmijët e tyre po ashtu e kishim mësuar shqipen, kuptohet me theks të huaj, por ne me prindërit tanë komunikonim në mënyrë të çuditshme : ata na flasin shqip, kurse ne ua kthenim në gjuhën „tonë” në të cilën ishim shkolluar, pra bëhej një mishmash i gjuhëve. 

Kur na sillnin në Kosovë kënaqeshin kur na dëgjonin se ne me dajat dhe të afërmit e tjerë komunikonim shqip ashtu siç dinim, sepse nuk kishim tjetër zgjidhje. Me moshatarët tanë në Kosovë komunikonim edhe anglisht mes vete, kur nuk dinim t´i sqaronim gjërat në shqip.

 Pasi u ul B. në dhomën e ditës e hapi zarfin me testin e DNA. Nuk mund të besonte. Rezultati ishte befasues. Si është e mundur tha. I lindi mosbesimi në saktësinë e testit.

 Menjëherë iu drejtua prindërve: më duhet ndihma e juaj, ma sqaroni këtë ju lutem. Ne e marrim veten për shqiptar, flasim shqip, komunikojmë shqip, mendojmë shqip, thithim ajër shqip, ushqehemi shqip, jetojmë shqip dhe DNA - ja më thotë se jam greke.

Edhe prindërit e saj i vuri në hall. As ata nuk kishin shpjegim për këtë dhe nuk mund të besonin. Duhet të ishte gabim, i thanë. Duke lexuar më poshtë i vërejtën personat me emër e mbiemër, të afërmit e gjakut. Ishin po ashtu shqiptar.

 Prindërit e saj për një qastë mbetën pa fjalë. Ata filluan të diskutonin mes vete dhe e kujtuan një intervistë të historianes Elena Kocaqit kur kishte deklaruar: nuk ka popull grek, po vetëm shqiptar. Grekët janë komb artificial i krijuar nga Evropa, kishte deklaruar ajo. Grekët janë kushërinjtë tanë, kishte thënë. Sipas deklaratës së historianes sonë kuptohet se të dy popujt, grekët dhe shqiptarët kanë prejardhje të përbashkët pellazgo – ilire prandaj sot DNA na del e tillë çfarë e kemi.

Derisa kombi grek është i krijuar me urdhër të evropianëve, Greqia Antike është afirmuar, duke e lënë nën hije kulturën pellazgo – ilire, me të cilën sot identifikohen shqiptarët. Pra lartësimi i kulturës greke në njërën anë dhe mohimi i identitetit pellazgo - ilir, nxjerr në pah sot identitetin e tillë të DNA, prandaj edhe ne pa pritur na quajnë grek.

Ku përcaktohen sot shqiptarët? Kur rivaliteti mes dy popujve tanë është i lartë, do të pyesnin sidomos shqiptarët. Nuk e dimë dhe nuk kemi njohuri a, e parashtrojnë të njëjtën pyetje edhe grekët sot?

Ne mundohemi të sqarojmë dhe të kërkojmë zgjidhje për çështjen çame, kurse  po ashtu e dimë se Greqia jo që s’do t´ia dijë për këtë, por ka edhe  pretendime për Jugun e Shqipërisë.

 Apo si mund të shpjegohet sot historia e Butrintit, kur e viziton je i impresionuar, por kur t´i lexosh sqarimet para çdo monumenti mbetesh i zhgënjyer, sepse sipas atyre shënimeve Butrinti na del si trashëgimi greke. Me të drejtë pyesim: pse mungojnë të dhënat mbi kulturën Pellazgo – Ilire në qytetin e Butrintit. A është kjo trashëgimi pellazgo – ilire, apo qenka trashëgimi greke.

Në anën tjetër po ashtu Turqia ka probleme të drejtpërdrejta me Greqinë shkaku i Qipros, por edhe të ishujve që shtrihen pothuaj deri në brigjet e Turqisë, për të cilët ajo pretendon se i takojnë asaj.

Ashtu siç ekziston sot rivaliteti shqiptaro – grek, e kemi vështirë të përcaktohemi: ta mbajmë anën e Greqisë apo të Turqisë.

Nëse jemi kushërinj të gjakut do të ishte mirë që të ulemi dhe t´i zgjidhim problemet e përbashkëta, po gatishmëria greke është baras me zero.

Kjo u vërtetua edhe këto ditë me vizitën e Ministrit Dendias në Shqipëri, i cili u kërcënua me bllokimin e hapjes së bisedimeve të Shqipërisë në EU, nëse e hapni çështjen e pa ekzistuar çame, tha ai. Në anën tjetër i kanë planet e gatshme derisa Rama të jetë në pushtet, të na rrëmbejnë edhe detin.

Shqiptarët pra në hall, të rreshtohen krah Greqisë e cila kishte bërë masakra ndaj shqiptarëve në Çamëri, duke ua rrëmbyer edhe pronat, apo të rreshtohen krah Turqisë e cila i kërcënohet vazhdimisht Greqisë, shkaku i Qipros dhe ishujve afër brigjeve të saj.

 Siç duket shqiptarët nuk përfitojnë as prej njërës e as prej palës tjetër, por me naivitetin e tyre për qahen mes vete për interesa të huaja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat