Diskutimi më frymë kombëtare për Kosovën, e detyroi konsullin e Serbisë të lëshojë sallën

Opinione

Diskutimi më frymë kombëtare për Kosovën, e detyroi konsullin e Serbisë të lëshojë sallën

Nga: Skënder Karaçica Më: 28 maj 2022 Në ora: 21:45
Bujar Nishani

Në organizim të SHSHA-së dhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikë-Israel, në vitin 2016 ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani vizitoi Çikagon dhe me udhëheqjen e këtij institucioni ekonomiko-financiar dhe të botës së biznesit,pati biseduar për shumë çështje nga fusha ekonomike,të bashkëpunimit dhe për mundësitë e investimeve në ekonominë e Shqipërisë.

Në sallën solemne të këtij institucioni në Çikago,ku,sipas protokolit zyrtar ishte stolisur me flamurin e shtetit shqiptar,të Amerikës dhe të Israelit,presidenti Bujar Nishani shpaloj historinë e popullit shqiptar ndër shekuj deri në ditët e sotme dhe,vuri në dukje ndihmën që afroi populli i tij për praninë dhe shpëtimin e popullit hebrenjë nga regjimi shfarosës i Nazizimit të Hitlerit dhe të shërbëtarëve të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore(1940-1945).

Në sallën solemne të Odës Ekonomike Amerikë-Israel, kishte ardhur i ,,ftuar,,edhe konsulli i Serbisë me seli në Çikago,i cili qendronte në një rresht i padukshëm për të pranishmit,sidomos të SHSHA-së të shqiptarëve në shtetin e Illinoisit dhe,nga afër përcillte diskutimet e miqëve hebrejë dhe të presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.

Më të dëgjuar se në takimin e tij në Çikago,gjëndej edhe konsulli i Serbisë,presidenti Bujar Nishani,në diskutimin e tij foli gjerësisht për historinë e lavdishme të Kosovës dhe të popullit shqiptar,që,tash e një shekull u ka përballuar kohës së përgjakur të regjimit serrb në kërkim të lirisë dhe pavarësië të shtetit më të ri në Evropë dhe botë.Duke folur për pavarësinë e Kosovës dhe,sipas presidentit Bujar Nishani,statusi i saj i pranuar nga vendet më të fuqishme të botës,është i pakthyeshëm sot e gjithmonë,atëherë konsulli serb në heshtje dhe pa bër zë sipas rregullave diplomatike të kunsujve e  lëshoi sallën e takimit në Çikago.

Miqtë habrenjë në takimin me Bujar Nishani në Çikago folën përmes shpalimeve të historisë,ku populli shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë,u dolën në ndihmë për praninë dhe shpetimin e tyre nga Nazi-fashizmi dhe hyzmetqarët e tij në Evropë,për shtrirë interesimin e tyre nga fusha ekonomike dhe të politikave të investimeve në të dyja vendet tona.

Çikago,28 maj 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat