Gëzim pa kuptim në Manastirin e Deçanit

Opinione

Gëzim pa kuptim në Manastirin e Deçanit

Nga: Milazim Maraj Më: 29 maj 2022 Në ora: 06:51
Milazim Maraj

Dje në Manastirin e Deçanit nga Vlora dhe Berati kishin ardhur pelegrin dhe priftërinj të besimit ortodoks. Këta priftërinj të korruptuar dhe pelegrin të manipuluar erdhën për ta gëzuar Popin kriminel serb në Manastirin e Deçanit, që kishte bekuar krimet e ushtrisë serbe në Kosovë. Priftërinjtë nga Vlora dhe Berati kaluan për buzë fushave të tëra me varre shqiptare që mbajnë vitin e ekzekutimit 1999 por nuk u ndalen të bëjnë një lutje për ta.

Që të gjitha këto krime dhe kriminelet i bekojë Popi që këta shqiptarë të mjerë ishin dje për ta përgëzuar, ata jo vetëm që vizituan por edhe bënë lutje të përbashkët në mbrëmje. Pse u lutët? Që zoti të i fal krimet e Popit dhe kriminelëve të bekuar nga ky. Nuk besoj që jeni lutë për shqiptarët vrarë dhe familjet e tyre që vuajnë për familjaret e tyre.” Ishte më të vërtet një gëzim i madh të presim vëllezërit dhe motrat tona shqiptare dhe të luteshim në mbrëmje me ta” shprehet Popi i Manastirit të Deçanit thuhet në njoftimin e Manastirit të Deçanit.

Manastirit tonë të okupuar nga serbet. Por, çfarë gëzimi ishte për shqiptaret, që ky Pop kishte bekuar vrasjen e mbi 1000, fëmijëve shqiptarë,që kishte vrarë ushtria e tij e bekuar nga ky, kishin vrarë mbi 13.000 shqiptarë të pa fajshëm, kishin dhunuar mbi 20.000 motra tuaja shqiptare, kishin helmuar mbi 4000 nxënës të vëllezërve dhe motrave tuaja shqiptarë. Kishin okupuar tokat shqiptare dhe kishat ortodokse shqiptare dhe i quajnë kisha serbe. Shumë kisha katolike shqiptare i kishin shndërruar në kisha serbe. Pse u gëzua kaq shumë Popi që bekojë kriminelet dhe krimet e tyre në Kosovë për këtë vizitë? Për vizitën që u erdhi nga Shqipëria; nga se në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore nuk kishte gjetur shqiptarë që e përgëzojnë. Këta shqiptarë erdhën nga Vlora jonë e Pavarësisë së Shqipërisë dhe nga Berati. Për emrat Vlorë e Berat në kemi vuajt burgje nga serbet më bekimin e këtyre popëve që janë spiun të përgatitur nga Rusia.

Por ju priftërinjtë shqiptarë për çka gëzoheshit? Ju priftërinj shqiptarë më këtë përgëzim të turpshëm lënduat zemrat tona dhe te çdo shqiptari që ndjenë veten shqiptarë. Ju dje përgëzuar asimilimin të dhunshëm të shqiptarëve të besimit ortodoks që nga Lumi Drina e deri në kufirin e sotëm të Shqipërisë, ju dje mohuat njësoj si popi i përgëzuar nga ju, të gjitha masakrat që serbet që i bënë shqiptarëve në shumë etapa të kohës që nga shekulli i XVII dhe në vitet 1998/99. Ju dje përgëzuat Popin për bekimin që i bëri 450 masakrave në Kosovë, në vitin 1999. Ju përgëzuat edhe për gjenocidin mbi vëllezërit dhe motrat tuaja. Ju dje shkelet parimet dhe sakrificën e Anton Zako Çajupit, Konstandin Kristoforidhit, Spiro Dinës, Jani Vretos dhe të gjithë rilindësve shqiptar, Ju dje shkelet parimet e Fan Stilian Nolit dhe autoqefalin e kishës ortodokse shqiptare. Ju dje mohuat luftën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Darka e juaj në Deçan është darkë e mallkuar. Këtë vizitë ju e bëtë në vigjilje të vizitës së Ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Llavrov në Beograd që ka ardhur të i mohoj krimet në Ukrainë sikur që i mohuan krimet në Kosovë. Kjo vizitë është e mallkuar nga çdo shqiptarë dhe njeri normal që gjykon dhe dënon krimin. Ju na zhgënjyet më këtë vizitë. Derisa ju po putheshit në Manastirin e Deçanit në ishim në Varrezat e qytetit të Pejës në përkujtim të pesë martirëve familjes Kastrati dhe një anëtari të familjes Muratagiq, nga Peja të vrarë në shtëpinë e tyre nga ushtria serbe më 28.maji 1999. Deri sa ju po festonit pa dhembje për neve vajza e Valdet Kastratit na falënderonte duke për pjesëmarrje në këtë përkujtim duke qarë për babanë e dhe familjaret e saj. Ju priftërinj të korruptuar dhe të tjerët si ju paçi mallkimin e popullit shqiptarë dhe të zotit. Amen!

29.05.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat