Është për keqardhje!

Opinione

Është për keqardhje!

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 maj 2022 Në ora: 12:28
Sali Berisha

Është për keqardhje, shumë për keqardhje: Të gjithë ata të cilët i solli në poste të larta të pushteti z.Berisha, sot paturpësisht janë kthyer kundër tij.

Të tillët përveqêse do ta dëmtojnë PD-në, do t'i shërbejnë PS-së, trashëgimtarës së PPSH, nuk kanë as gjasa teorike t'iu këthehen pozitave të cilat ua kishte siguruar qeveria Dr.Berisha, dikur 

Ta kujtojmë thënien e të madhit Faik Konica, dikur: Shqiptari nuk zgjedh mjete për ta mbajtur dhe për t'iu kthyer përsëri pushtetit të cilin e kishte më parë, është në gjendje të bējë aleancë edhe me Djallin dhe të birin, duke i tradhtuar edhe bashkëpunêtorët më të afërt politikë të tij vetëm e vetëm për të zënë pozita të pushtetit.

Zatën, kjo anomali patologjike politike i ka kushtuar shumë politikës kombëtare shqiptare dhe për fatin e keq akoma është e pranishme në jetën politike shqiptare.

Pa flakjen e këtij mentaliteti patologjik politik, ne si shoqëri dhe komb kurrë nuk mund të arrijmë atje ku pretendojmë dhe e meritojmë, pavarësisht se disa nuk duan ta pranojnë një realitet kaq të hidhur, të cilit historikisht ia kemi parë vetëm sherrin si komb dhe shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat