Projekti “Ballkani i hapur” nuk mund të krijojë Ballkaninë! / Agjenda ruso-serbe po përmbyset

Opinione

Projekti “Ballkani i hapur” nuk mund të krijojë Ballkaninë! / Agjenda ruso-serbe po përmbyset

Nga: Idriz Morina Më: 8 qershor 2022 Në ora: 17:13
Edi Rama dhe Vuçiqi si gjithnjë bashkë, kryeministri maqedonas, ndërsa vëzhgues kryeministri i Malit të Zi dhe kryeministri i Bosnje e Hercegovinës

Emisari special i SHBA-ve për Ballkanin, që edhe më parë ka shprehur njëlloj përkrahje për projektin “Ballkanin e hapur”, i ka bërë të qartë sot, liderëve ambicioz si Vuçiqi dhe Rama, se ai nuk guxon të shndërrohet në një projekt politik.

Ai foli pa gjuhë diplomatike, me një qartësi të jashtëzakonshme duke theksuar, se është i papranueshme një rrjedhë përtej tij.

“Më në fund ju mbështesë që kjo iniciativë të jetë ekonomike, nuk është projekt politik, por i rëndësishëm ekonomik, e me rëndësi edhe të ngelet ashtu. Të fokusohet në krijimin e mundësive për njerëzit e rajonit”, thotë Escobar.

Po ashtu kushti tjetër i vënë nga Eskobar, është që brenda atij projekti, nuk mund të ketë diskriminim.

Pra, Eskobar, ka deklaruar qëndrimin amerikan, që projekti nuk guxon të jetë favorizues për Serbinë.

Pra, sipas konceptimit amerikan ky projekt, nuk mund të ketë diskriminim apo të jetë favorizues për ndonjë shtet, dhe duhet të jetë bashkëpunues me nisma të tjera, sikurse është CEFTA.

Image
Emisari special i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar

“Besojmë se nëse ka ndonjë sukses duhet të jetë e hapur për të gjithë, secila iniciativë për integrim ekonomik duhet t’i përfshinë gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë”, thotë Eskobar.

Vendet pjesëmarrëse të “Ballkanit të hapur” Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë nënshkruar sot në Ohër katër marrëveshje bashkëpunimi: për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit.

Por, nëse këto dhe marrëveshjet e ardhshme do të krijojnë një grupim që mund të konsiderohet projekt politik, ende nuk është e sigurtë.

Pavarësisht, që Edi Rama edhe njëherë u përpoq që të deklasojë kundërshtarët e projektit të “Ballkanit të hapur”, ku Kosova edhe po të ishte anëtare do të ishte inferiore, dhe përderisa për këtë deklarohen dhe porosisin ekspertët amerikan, që shteti ynë të qëndrojë larg këtij projekti, është më se e qartë, se kryeministri i Shqipërisë, nuk e qetëson thuaja askë.

Goditje e kujdesshme për Procesin e Berlinit

Sidoqoftë, mbajtja e këtij takimi para vizitës së kancelarit gjerman, i cili pritet të vijë këtë javë mund të duket si një proces, që do ta lë nën hije “Procesin e Berlinit”, për të cilin është shprehur se ai është prioriteti i vetëm i nismave në Ballkan për Gjermaninë.

Olaf Sholc, e pat injoruar plotësisht përpjekjen e Edi Ramës në takim me gazetarë, që të fliste për atë projekt, që nuk e pengon procesin e Berlinit.

Në anën tjetër, gjuha e përdorur nga Eskobar mund të lexohet edhe si një përpjekje, që duke e paraqitur si projekt ekonomik, të mos e pengojë “Procesin e Berlinit” si projekt politik.

Kancelari gjerman Olaf Sholc, do të jetë në Kosovë me 10 qershor, ku përveç takimeve zyrtare shtetërore do t’i vizitojë edhe trupat gjermane të KFOR-it. Ndërsa, të nesërmen Greqinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë, sipas zyrës për informim të Qeverisë gjermane. Serbinë do ta vizitojë pas Kosovës, ndërsa Shqipëria, si duket nuk është futur në agjendë!

Model i Trampit

Por, dje profesori amerikan, Eduard Zhozef, i cili është shumë i informuar për proceset në Ballkan, pa hyrë në debatin për autorësinë e projektit “Ballkani i hapur” e ka parashikuar të ardhmen e tij, si të dështuar. Ai ka vlerësuar se në këtë rast është përcaktues ‘karakteri i regjimit’, ndërsa e ka komentuar këtë projekt pas deklaratës së ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, se vizita e tij në Beograd u pengua ndër të tjera, për t’i dhënë përkrahje “Ballkanit të hapur”.

Image
Profesori amerikan, Eduard Zhozef

Po ashtu Xhozef, për të argumentuar, se SHBA është duke gabuar në konceptimin se “tregtia është e barabartë me besimin”, sjellë një mori shembujsh të konflikteve në botë, që tregtia nuk u ka sjellë asgjë më shumë se luftë.

“Duke i besuar Vuçiqit, i cili dëshiron që të anëtarësohet në BE, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pranuar nocionin se tregtia është e barabartë me besimin. Ajo se çfarë ka rëndësi është karakteri i regjimit me të cilën po tregtoni. Pyesni Ukrainën: deri më 24 shkurt, Rusia ka qenë partneri kryesor tregtar i Kievit për eksporte dhe importe. Pyesni Japoninë, Korenë Jugore ose Taivanin nëse tregtia e ka ndërtuar besimin me Kinën”, ka thënë Zhozef.

Po ashtu eksperti amerikan beson se dhënia e përparësisë ekonomisë në marrëdhëniet ndërmjet shteteve, është koncept i marrë nga administrata e Trampit, por, që në këtë rast favorizon agjendën ruse në Ballkan.

“Ashtu siç i shkon falënderimi Putin-it që i injektoi jetë NATO-s, lavdërimi shkon edhe për Sergey Lavrov, i cili i dha “puthjen e vdekjes” Ballkanit të Hapur. Kjo ide e administratës së Trump avancon agjendën e partnerit strategjik të Rusisë në rajon, Serbisë së Aleksandar Vuçiqit, ka shkruar dje Zhozef në Tvitter.

Prandaj duke qenë një agjendë ruse, sipas Xhozef, është mbështetur nga mediat e financuar nga Rusia.

“Sputnik Serbia”, e cila është media kryesore ruse në Serbi, e ka mbështetur vazhdimisht “Ballkanin e hapur”. Pse jo?”, ka shkruar Xhozef.

Frika malazeze dhe opsioni i “Ballkanisë”

Pse “Ballkani Perëndimor” zgjon kaq shumë kundërshtime tek patriotët shqiptarë, por edhe tek kombe të vogla si malazezët.

Në fakt, kjo frikë, nëse ideja vazhdohet si projekt politik, në kundërshtim me atë që kërkoi Eskobari, atëherë mund të çojë në një Ballkani, përkatësisht në një Jugosllavi të re.

Sipas një shkrimtari e gazetari nga Mali i Zi Andrej Nikolaidis, autor i shumë librave letrar, publicistikë e të kulturës, nuk ka dyshime se projekti ‘Ballkani i hapur” është me origjinë nga SHBA-të.

"... të gjithë e dimë se kush qëndron prapa projektit. E dimë edhe se cili 'filantrop' e mbështet me paratë dhe ndikimin e tij", shkruan Nikolaidis.

Ndërsa, këtij debati të rihapur, Nikolaidis ia bashkangjet një tekst të tij të vitit 2019 për Ballkanin e hapur, të cilin e ka risjellë në shqip, gazetari Dush Gashi në Fb.

“Mendoja, dhe tani mendoj, se Ballkani i hapur do të fillojë si një aleancë ekonomike (kështu ka lindur BE-ja), dhe më pas do të ketë parlamentin e tij dhe do të bëhet aleancë politike me gjak të plotë, gjë që është logjike, sepse është fjala, nga momenti i parë, për një projekt politik.

Do të doja ta kisha gabim dhe të dal unë budallai", shkruan Nikolaidis.

Nikolaidis është lindur dhe rritur në Sarajevë, në Bosnje dhe Hercegovinë, në një familje malazeze. Në vitin 1992, pas shpërthimit të Luftës së Bosnjës, familja e tij qe shpërngul në qytetin bregdetar shqiptar të Ulqinit, vendlindja e babait të tij.

Por, Nikolaidis si shumë sllavë të tjera, i jep këtij projekti edhe një karakter se kinse ka përbazë "Shqipërinë e Madhe”, përveç se Serbinë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat