Si të njihet, lexohet dhe kuptohet me afër ose me thellë Albin Kurti....?

Opinione

Si të njihet, lexohet dhe kuptohet me afër ose me thellë Albin Kurti....?

Nga: Agron Shabani Më: 10 qershor 2022 Në ora: 16:40
Agron Shabani

Dikush, duke u munduar ose përpjekur për t'i shërbyer euharistisë (falënderimit), epifanisë ose theofanisë (dukjes ose shfaqjes së Zotit Hyj) me shkrimët, vargjet, ose artin e tij vizatimor, letar, kulturor, politik, analitik, gazetaresk ose publicistik, si padashur dhe kujtuar as vet, i shërben blasfemisë ose apostazisë!

Pse (përse) ndodh kjo? 

Sepse, populli ose opinioni i gjërë publik, me tepër janë fetar ose laik, se sa auditorial, edicional ose audicional.

Mikelagjello Bonaroti pos tjerash njihet edhe si autor i dy veprave (kreveprave) të njohura artstike: "Pietta-Mallëngjimii" dhe "Goca (vasha) e mitur (adoleshente) me barkë të fryer ose shtatzënë." 
Mikelanxhelloja, asokohe nga qarqet e ndryshme kishtare ose klerikaliste, u akuzua për blasfemi dhe apostazi. 

Përderisa, Flavius Klaudius Julianus (Juliani) -mbreti ose peradori i njour romak i bizantit, me origjinè iliroshqiptare, i cili lindi në vitin 361 në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm)- bëri çmos për t'a ringjallur dhe riorganizuar religjioinn pagan dhe pushtuar temullin e njohur të Jeruzalemit. 

Nga kisha katolike, Juliani dikur u quajt edhe si "Julius Apostata" etj.

'Të lirë, të lumtur, të mençur (ditur), urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, denuar dhe të mjerë...?! Kjo është dilema.

Ngritja e temave ose çështjeve dytësore ose sporadike në raport me temat ose çështjet madhore, esenciale ose substanciale të Kosovës dhe shqiptarëve së bashku me ngritjen ose fabrikimin e vazhdueshëm (sistematik) të akuzave, dyshimëve, shpifjeve ose manipulimëve të ndryshme "senzacionale" ose "bombastike" kundër Kryeministrit të ngritur, reformator, enërgjik, intelektual dhe intelegjent të Kosovës, z. Albin Kurti nga ana e politikanëve ose liderëve të ndryshëm partiak, si dhe "analistëve" ose opinionistëve të ndryshëm që penetrojnë, interferojnë, koketojnë, kolportojnë, kolaborojnë dhe fekuentojnë në qarqet ose rrethët e ndrydhme vicioze ose biocenoze të bllokut (kampiit) opozitar, gjegjësisht "shtetit të thellë ose dubioz në Kosovë, edhe në ditën e vizitës historike të Kancelarit të Gjermanisë, z. Olaf Scholz në vendin tonë, të duken paradoksale, reaksionare dhe anakronike.

Të bëjnë të ndjehësh keq.

Kancelari i Gjermanis ë, nuk e viziton përditë Kosovën a dikënd tjetër.

U mor vesh se patriotizmi, nacionalizmi ose ideologjia shtetrore dhe nacionale në mesjetë, kryesisht janë predikuar, ruajtur ose kultivuar nepër qarqe të ndryshme fetare (klerikaliste), absolutiste, borxheze, skllavopronare ose feudaliste.

Ndonëse, predikuesit, misionarët, besimtarët, itharët ose militantët e ndryshëm ekstrem, radikal ose fanatik, asokohe thuhet se  kishin një konceptim, përceptim, akceptim dhe anticipim të verbër, të vrazhdë, rixhid, borxhez, skllavoproar, reaksionar, paradoksal dhe anakronik, që i shihnin dhe kundronin njeriun, popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë, kulturën ose religjionin, si një fakt ose realitet natyrorë ose ordinar. Gjegjësisht, si diçka të palevizshme (statike), natyrore ose ordinare. 

Se këndejmi, në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht komplotët së bashku me sekretët ose misteriet e heshtjës së tyre tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër reformatore, rivale ose kundërshtare, një fakt ose fjalë e vërtetë kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë. (Çasllav Millosh)

Ndryshe nga kjo, orvatja ose pretëndimi për të qenë dikush tjetër nga ai që të njohin shumica ose të gjithë, e çojnë dëm atë 'personin tjetër ' që je ' ti' në të vërtetë. 

Ndaj, sipas Friedrich Nietzches: "Nuk është dyshimi, por është fanatizmi ose siguria e plotë në mediokritetin, paditurinë, naivitetin ose budallallëkun tënd ajo që të çmend, dhe të bën qesharak ose tragjikomik para të tjerëve.

 Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ndonjëherë në kulturën, informimin, politikën dhe politikëbërjen e Kosovës.

Duket se e tërë etika, politika, politologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë fenomen ekskursiv dhe diskursiv.

Për të mos i cekur të gjitha shpifjet, kurthat, intrigat, dredhitë, spekulimët, manipulimet, shantazhet, komplotet, insinuatat ose inskenimet tashmë të njohura paradoksale, reaksionare, anakronike, violente, infantile dhe psikopatologjike të "watch dogsëve", "analistëve", opinionistëve" ose "hulumtuesve" të ndryshëm mediokrit, analfabet, stupid, nebuloz ose karaxhoz, të portaleve ose shtypit të verdhë ose bulevardesk në Kosovë dhe diasporë që vazhdojnë të ulurojnë ose bërtasin përditë (ham-ham-ham ose llam-llam-llam)-herë kundër njërit krah dhe herë kundër krahut  tjetër, me porosi ose qëllime të ndryshme komplotiste, konspirative dhe dekonspirativiste nga brenda dhe jashtë Kosovës, për t'i fshehur (si dhelpërat) gjurmët e krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit të lartë ose galopant në Kosovë: Në vazhdim duhet kujtuar ose veçuar (pa ua cekur emriat dhe mbiemrat) disa persona ose individ të ndryshëm që bartin maska ose "fytyra të bukura" dhe "markante" prej "intelektuali, demirurgu ose patriotit"!

Ata që e njohin nga afër, apo e kanë të freskët në mendjen ose kujtesën e tyre "historinë" e burgosjes dhe dëbimit nga Kosova të disa pjesëtarëve ose inspektorëve të lartë të intendancës ose intelegjencës gjermane nga ana e Hashim Thaçit dhe ish qeverisë së tij dikur: I kanë paksa me të qarta dilemat, averzionet, halucinacionet, dyshimët, fobitë ose paranojat e ndryshme emocionale, instiktive, objektive, subjektive, imagjinare ose fiktive-ndaj Albin Kurtin dhe kabinetit të tij qeveritar nga ana e disa "analistëve, opinionistëve dhe politikanëve" të vetëshpallur, të shitur, korruptuar, trafikuar ose kontrabanduar në skenën ose "panoramën" e përgjithshme politike, diplomatike, kulturore dhe informative të Kosovës. 

Ndonëse, edhe vet (personalisht) i kam ndierë dhe përjetuar thellë (jo njëherë)-linçimët, demonizimet (satanizimet), stigmatizimët, paragjykimet, paranojat, fobitë, bllokadat, kërrcnimet ose paralajmërimet e ndryshme si "nazi-fashist i poshtër", dhe si armik në dispozicion që me duhet mbajtur trupin, shpirtin ose vetvetën time mbi shpindë" dhe kështu me radhë prej personave ose individëve të ndryshëm nga e majta ekstreme ose radikale në bashkëpunim me nentokën ose "shtetin e thellë dhe dubioz" etj...! Nejse!

Një proverbë e njohur popullore thotë se nuk majet ose nuk trashet feja e Krishtit ose Muhametit me vjamë (dhjamë) pleshti ose bubrreci.

Ndaj, pavarësisht të gjithave, ata që sadopok i njohin dhe kuptojnë 'etosin' dhe 'erosin' e njohur shkencor, intelektual, kulturor, profesional, politik ose humanist, e kanë të qartë faktin se njerëzit ose popujt e ndryshëm që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj. Nuk e njohin dot lirinë e tjetrit, dhe vrapojnë pas të tjerëve, ose pas atyre që i shtypin ose i shkelin.

Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër. (Stefan Zweig)

Shqiptarët (në Shqipëri dhe Kosovë), si duket ende (akoma) nuk ia kanë idenë dhe s'ia dijnë vlerën lirisë së tyre individuale dhe kolektive, dhe ngarendin ose vrapojnë të dehur, marrakotur ose ekzaltuar (si delët e tufës ose kopesë së harlisur)-pas  asaj "lirisë tjetër" të përkthyer në robëri, nënshtrim, poshtërim, mjerim, spiunim, shantazh, komplot, tradhëti, pabesi, kaos dhe anarki.

Në të kundërten, duke e cituar ose preluduar një mendimit të Frashër Demajt: "Në një vend ku ngulfatet liria dhe mendimi i njohur shkencor, intelektual, profesional ose intelegjent, lëshon rrënjë injoranca e paketuar si "e drejtë demokratike" e bazuar në asgjë ose gjithollogji.

Se këndejmi, sipas Arthur Schoppenhauerit: Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit më njeri tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten e tyre në të. Boshllëku i brendshëm dhe "bollëku i jashtëm", i hedhin jashtë ligjeve shoqërore, qytetare, kulturore dhe politike, ose i nxjerrin në ankand ose lecitacion publik, thotë me tej Schoppenhaueri, për të shtuar në vazhdim se shpirti i tyre nuk e ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur ose vetëreflektuar, ndërkaq edhe stimujt dhe motivet tjera shpeshherë janë të detyruar t´i kërkojnë dikund tjetër, për shembull në  narkotik, vërë ose alkohol...Kështu që shumë njerëz duke ecur në këtë rrugë, mbërrijnë tek alkolizmi, droga (narkomania), depresioni, homoseksualizmi, pedofilia, narkolepsia, skizofrenia, oligofrenia, idiopatia, paranoja, fobia, nekrofilia etj.

Ndryshe nga kjo, në kuptimin e politikës si art dhe artit si filozofi, gjithënjë sipas mendimtarit ose filozofit të madh gjerman (Schoppenhauer): filozofi, shkrimtari, prifti, hoxha, famulltari, misionari, bisnesmeni, afaristi, krijuesi, artisti, kulturologu, politikani, diplomati, gazetari, publicisti etj.., nuk duhet harruar kurrë faktin se vetëm arti, talenti, fati, pushteti, kariera ose pasuria, janë pronë e tyre e përkohëshme dhe jo i tërë populli (kombi), shteti, feja, politika, shkenca, kultura dhe shoqëria.

Acta non Verba" !

Se këndejmi, për dallim të shumicës absolute të liderëve ose politikanëve kosovar (shqiptar), të cilët me tepër janë introvert, insolvent, rekonvalenscent, demagog, dogmatik, hipokrit, konformist, oportunist, komplotist, dinastik, inkomprehent, inkompetent, inkontempaltiv dhe tepër të korruptuar, të parikuperueshem, inkompaktibil dhe ireverzibili: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, mund të shihet ose vërehët qartë se është një lider ose politikan i ngritur, intelektual, kontemplativ, komprehensiv, konvencional, racional, i mençur ose shumë intelegjent.

Mbase, një lider ose politikan i lindur ose krijuar për vlera, parime, atribute, prerrogative, postulime, misione ose narrativa komplementare, suplementare ose superlative në domenin (kontekstin) e njohur shkencor ose humanist.

Një lider ose politikan modern ose bashkohor që mendon, logjikon,lëxon, studion, analizon, vështron, reflekton, koniukton, koniukturon, kogniton, transcendenton, navigon, penetron, koperon dhe interferon në jetën, botën, kohën, hapësirën, ambientin, natyrën dhe karakterin e komplikuar të marëdhënive ose raportëve të sotme ndërkombtare.

Sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut (liderit ose politikanit) të lirë, sovran, autonom, integral dhe intelegjent, gjithëmonë sikur merr hua (huazon) nga mendja ( intelekti), qenia dhe materia e tij përceptimet dhe anticipimët e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehët ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e levizjëve ose manifestimëve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij. 

"Lex mihi patria" (" Atdhe për mua është ligji.):

Sipas asaj se jeta është qef, lezet, komedi, ekuacion ose dilemë e madhe për ata që jetojnë, qeverisin, krijojnë, interferojnë dhe reflektojnë, dhe tragjedi për ata që ndjejnë ose përjetojnë: Atëherë sipas maksimës ose formulës së njohur qeverisësë, shkencore ose metodologjike të Albin Kurtit: Të dish ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia dhe ekistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetrore, nacionale, etnike, kulturore, historike, gjeografike dhe kështu me radhë, e të mos luftosh, përpiçësh ose sakrifikosh për to si lider, politikan a çatip i mirëmbajtur dhe paguar nga shteti, nuk ka ligësi dhe poshtërsi më të madhe!

Në të kundërten: "Miqtë e mi, qeni nuk e ha qenin; luanët e egër nuk i shpallin kurrë luftë njëri-tjetrit', as gjarpëri nuk e sulmon gjarprin; ka paqë mes bishave ose kafshëve të egra. Vetëm "kafshët e larta" njerëzore, politike ose ushtarake, nuk gjejnë dot paqë dhe qetësi me njëri tjetrin." (Erasimo Roterdamski)

"Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetës, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s'i njohin ato."( George Wilhelm Friedrich Hegel)

P.S.

Si ish student i fakultetit të shkencave politike në Zagreb (Kroaci), pos tjerash me kujtohen disa "intelektual, patriot ose politolog" të vetëshpallur shqiptar (shqipfolës),-tek frekuentonin, pinin, hanin, penetronin dhe kolportonin ose kolaboronin asokohe me "bezbednjakët"(sigurimsat) ose oficerët serb, boshnjak dhe të tjerë ne restaurantin eksluziv të shtabit ose shtëpisë së armatës (ushtrisë) jugosllave (lexo "dom jugoslovenske narodne armije) që ndodhej fare pranë fakultetit të shkencave politike, në rrugën e njohur "Lepushiçeva 6" të Zagrebit.

Dhe, me besoni ju lutëm se disa prej tyre (syrësh) asokohe në Zagreb (Kroaci), si dhe për shumë vite ose dekada në Kosovë dhe Shqipëri, e kanë bërë dhe diktuar ligjin dhe policin e politikës, diplomacisë, kulturës, informimit ose gazetarisë shqiptare në Kosovë dhe diasporë. Duke marrur diploma ose tituj të ndryshëm shkencor ose akademik me ndihmën e oficerëve ose "naçellnikëve" të ndryshëm të UDB-së, KOS-it ose ushtrisë jugosllave, pa vlerat dhe meritat paraprake.

Ndonëse, djemt e udbashëve, komandirëve ose "naçellnikëve" të Serbisë, i keni sot në ballë të rrjeshtit ose kolonës së militantëve fanatik të Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit, Ibrahim Rugovës, Albin Kurtit etj....Plus i thonë vetit "intelektual të lartë dhe patriot" etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat