Diçka mbi shkëlqimin ose brilancën e sotme intelektuale dhe profesionale të Presidentes së Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Vjosa Osmani në Bruksel!

Opinione

Diçka mbi shkëlqimin ose brilancën e sotme intelektuale dhe profesionale të Presidentes së Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Vjosa Osmani në Bruksel!

Agron Shabani Nga Agron Shabani Më 23 qershor 2022 Në ora: 19:13

Kur e zgjodhën atëbotë Teuten për Mbretëreshë të Ilirisë, dikujt nga qarqet ose elitat e atëhershme intelektuale, kulturore dhe politike të Romë së Lashtë (Antike), iu kujtua t'i thoshte këto fjalë: Lumë si ata që për mbretëreshë ose dalëzotëse të tyre kanë zgjedhur një grua të mençur, të fuqishme dhe intelegjente si Teuta!"

Mbreterësha Teutë, thuhet se në kohën ose epokën e saj, ishte femra ose gruaja me e fuqishme, me e bukur, me e famshme, me markante dhe me intelegjente e planetit.

Ç'të thuash atëherë për Presidenten e Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Vjosa Osmani?! E sidomos për paraqitjen e saj brauroze, spektakulare, markante dhe superlative sot në Bruksel....!

E shkëlqyer (brilante), e përmbajtur, e përgjegjshme, kompetente, profesionale, kontemplative, komprehensive, e mençur, intelektuale dhe tepër komplementare, suplementare dhe intelegjente në paraqitjen ose prezantimin e saj superlativ para elitës ose prominencës intelektuale, politike, diplomatike, gazetareske ose mediale (mediatike) të kontinentit tonë.

Oratore e shkëlqyer ose tepër brilante, e cila me do hije të thella kolosale dhe titanike të gruas intelektuale dhe intelegjente shiqptare në fytyrë, si dhe me shkëlqimin ose brilancën e njohur shkencore ose akademike në sy: Podiumit ose audencës me të lartë europiane, edhe njëherë ua shpalosi, deshifroi, celebroi dhe bëri të qarta vlerat dhe thesarin e pashtershëm shpirtërorë, mendor, intelektual dhe kulturorë të popullit ose kombit tonë- nën shkëlqimet e feksura të aparatëve dhe kamerave të shumëta televizive nga i gjithë globi, si dhe nën pushtetin e dritave, shandanëve ose llambadarëve të praruara dhe stolisura në stilin dhe me finesat me të preferuara të kohës.

Vërtetë ishte fat, kënaqësi dhe privilegj i madh të ishe sot shqiptar në kryeqytetin ose metropolën europiane (Bruksel) dhe shumë me largë.

Se këndejmi, Presidentja Osmani, me shkëlqimin ose brilancën e saj intelektuale dhe profesionale: Prominencës ose "eminencës gri" në Bruksel, Strasburg, Paris, Hagë, Amsterdam, Madrid a dikund tjetër, sikur ua solli ndërmend maksimën ose idiomën e njohur letrare ose filozofike: "Profeti qanë, Volteri qesh...Sepse, nga ata lot hyjnor ose profetik, si dhe nga ato buzëqeshje të thella njerëzore ose gjeniale, kanë lindur ose ardhur shkëlqimi dhe bukuria e besimit, kulturës dhe qytetrimit ose civilizimit tonë.

U morr vesh se popujt (kombet) dhe shtetët e ndrydhme, sipas filozofisë kristiane ose perëndimore, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, iu nënshtrohen eklipsëve ose procesëve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehët) drita e bekuar e Zotit. 

Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, gjithënjë sipas filozofisë kristiane, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenialitetit ose gjenealogjisë së natyrës, dhe mbijetesës ose ekzistencës së shpirtit të të njohur liberator dhe patriotik të individit dhe kolektivitetit.

Kemi vuajtur dhe sakrifikuar shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë dhe aq të mundimshme të mbijetesës ose ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.

Respekti, besimi dhe dashuria e përjetshme ndaj kombit dhe atdheut, si dhe ndaj vlerave të përbashkëta europerëndimore, ishin si të thuash përgjigja më e shëndetshme, me sublime, relevante dhe dialektike-ndaj qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës sonè individuale dhe kolektive.

Se këndejmi, edhe nëse populli (kombi) dhe shteti mund të ndodhën në kotje ose dremitje të ndryshme objektive dhe subjektive, ata nuk guxojnë të flejnë as të vdesin kurrë! Sëpakut kështu na mësojnë rezonansa, pedagogjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia politike e Presidentes Osmani.

P.S.

Me vlerat, resurset, kapacitetët ose potencialet e tyre globale dhe universale: Kosova dhe shqiptarët, i kanë merituar kaherë liberalizimin e vizave dhe integrimet tjera veriatlantike.

E kundërta e tyre janë harresa ose izolimi i imponuar që ka për qëllim përhapjen e ndjenjë së vetmisë, frikës dhe pasigurisë individuale dhe kolektive.

U mor vesh se ndjenja e frikës, vetmisë dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo, por, rasti i vetmisë, injorancës ose harresë së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla ; si për shëmbull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative, gjatë proceseve të ndryshme gjyqsore ose politike etj.

Vetmia e individit ose grupit (dy e më tepër persona), është thellësisht ndjenjë që lindë nga situatat e ndërlikuara që ngrenë ngulmin e trishtimit dhe nxisin frikën e zhdukjes fizike të individit dhe kolektivitetit. Apo, të një grupimi të caktuar shoqërorë, qytetar ose politikë të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur dhe tradhëtuar nga të tjerët: nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët e dikurshëm dhe kështu me radhë. 

Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull (komb) ose shtet i tërë kaplohen nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e deshtuar e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtete të tjera, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme.

Rasti i "gjykatës speciale", "asociacionit", "demarkacionit", moskiberalizimi i vizave etj.....Argumente të bolshme sa të duash.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat