Vjosa Osmani-model drejtësie, diplomacie e patriotizmi

Opinione

Vjosa Osmani-model drejtësie, diplomacie e patriotizmi

Skender Kapiti Nga Skender Kapiti Më 24 qershor 2022 Në ora: 09:48
Presidentja Vjosa Osmani

Markus Preis, drejtues i studios ARD Evropë në Bruksel, shkruan në Twiter për Vjosa Osmanin, në samitin e BE-së: “Nëse doni të shihni se sa mirë bëhet komunikimi politik, duhet ta shikoni paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. E qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur".

Takimet e suksesshme të Presidentes së nderuar znj. Osmani me diplomatë e kryetarë shtetesh, kualiteti dhe kapaciteti i lartë intelektual; pjekuria e maturia, urtësia dhe njëkohësisht edhe guximi i saj komunikues, patriotik, demokratik dhe shumëdimensional është shërbimi më i lartë kombëtar që po i bën Kosovës Presidentja e saj, znj. Osmani. Dhe kjo bën që çdo shqiptar të ndjehet mirë e krenar kur përfaqësohet dhe që ka në krye të shtetit një personalitet të tillë kaq erudit dhe kaq të denjë në shërbim të kombit, e cila u ka imponuar respekt edhe politikës e diplomacisë ndërkombëtare.

Dy vite para se Osmani të zgjidhej Presidente unë e kisha paralajmëruar një fakt të tillë, si dhe për znj. Vjosa më vjen mirë që për ditë koha po më jep të drejtë mua për atë parashikimin tim dy vite para se Vjosa të zgjidhej Presidente. Për kujtesë po nis për botim edhe një shkrim timin me 17 Mars 2022 me titull:

“Vjosa Osmani- model drejtësie, diplomacie e patriotizmi”

“Unë Skënder KAPITI, me bindje, formësim dhe me trashëgimi patriotiko-kombëtare nuk mund të rri indiferent dhe të mos shpreh opinionin dhe qëndrimin tim pozitivist për të gjitha ato ngjarje dhe për ata që sakrifikojnë për të mirën e përgjithshme, si dhe për ato personalitete shtetërore që punojnë me përkushtim për të mirën publike e kombëtare.

Unë mundohem që kur shkruaj opinionin tim kritik apo gjykim vlerësues, mundohen të nisem nga një këndvështrim logjik i paanshëm dhe mundësisht sa më i kthjellët ; mundohem që të nisem nga ajo çfarë kuptoj nga realiteti dhe si flet ai, në mënyrë dhe që të jem sa më pak i ndikuar nga interesi i ngushtë preferencial personal dhe subjektivist. Aq më tepër kur kjo ka të bëjë me personalitete të larta shtetërore, ku puna e tyre duhet të vlerësohet apo kritikohet duke u nisur nga këndvështrimi i interesit të përgjithshëm , ai shoqëror, shtetëror dhe patriotiko-kombëtar.

Këto kohë që kur Vjosa Osmani është në krye të shtetit të Kosovës, puna përkushtimore dhe e përgjegjshme e drejtimit të institucionit të Presidentit drejtuar prej saj po konstaton dhe vërteton arritjen dhe menaxhimin e duhur dhe të suksesshëm të këtij institucioni.

Për ditë e më shumë te Zonja Osmani po shkëlqen dhe spikat puna e saj përkushtimore dhe model për reformimin dhe transformimin politik, juridik, patriotik, demokratik, social, institucional e shtetëror, përmirësimi i vlerave dhe standardeve në funksion të ndërtimit dhe vënies në funksionim të shtetit demokratik e ligjor, të integrimit euroatlantik, në NATO dhe në funksion të rritjes së imazhit dhe të personalitetit të shtetit.

Si kryetare e shtetit ajo po ndërton shembullin dhe modelin se si duhet të funksionojnë institucionet e shtetit, jo si deri me sot si agjenci private, por si shërbesa ndaj shtetit dhe të kombit.

Sot institucioni i Presidentit nuk është më agjenci për shërbesa politike, partiake, korruptive e familjare si vepron p.sh. Presidenti i Shqipërisë, Meta dhe kur presidenca në Kosovë ishte dhe keq funksiononte e tillë nga paraardhësit e Znj. Osmani. Ky është ndryshimi, përmirësimi dhe modeli që solli vota dhe verdikti popullor i 14 Shkurtit 2021, i cili ndëshkoi të shkuarën korruptive, të papërgjegjshmërive, të hajnive, tradhtive dhe të amoralitetit politik .

Vjosa sot , të kujton Thecherin dhe Merkelin

Vjosa Osmani gjatë vizitës në Turqi i kërkoi Presidentit Erdogan mbështetje për anëtarësim të Kosovës në NATO , dhe pas disa ditësh në Forumin Diplomatik të Antalisë në Turqi , Presidentja Osmani u takua me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me kryeministrin shqiptar Edi Rama si dhe me liderë të tjerë botëror, nga afro 80 shtete të botës, ka takuar dhe ka diskutuar edhe me disa nga liderët e shteteve që nuk e njohin Kosovën, me presidentin e Sllovenisë, Presidentin e Sierra Leones, ka takuar Presidentin e Guinea Bissau, , Kryeministrin e Libisë, , Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Singaporit, si dhe përfaqësues të disa shteteve te tjera që akoma nuk e kanë njohur KOSOVËN.

Në takime të ndara, Presidentja po ashtu bisedoi me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së.

Pra këto janë agjenda të mirëfillta diplomatike ne shërbim te njohjeve te reja per Kosovën sikurse edhe në vizitat diplomatike shumë të suksesshme që Presidentja e Kosovës zhvillon në të gjitha shtetet e fuqishme demokratike si me SHBA dhe me BE.

Nuk mund të krahasohet zonja Osmani as me paraardhësit e saj, dhe po të kishin qenë në krye të Kosovës Osmani e Kurti, nuk do kishte pasur Fusnotë dhe as Marrëveshje për Bashkësi komunash serbe , as Demarkacioni që u bë me Malin e Zi dhe as projekt për copëtimin e Kosovës”.

Durrës, 17 Mars 2022, “SOT”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat