Serbët po na mashtrojnë, siç na kanë mashtruar

Opinione

Serbët po na mashtrojnë, siç na kanë mashtruar

Nga: Fahri Xharra Më: 24 qershor 2022 Në ora: 22:21
Fahri Xharra

Vasa Çubriloviç shkruante:
 

"Sikundër e dimë, masat myslimane përgjithësisht influencohen lehtë sidomos nga feja, paragjykimet dhe fanatizmi. Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të bindim klerikët dhe njerëzit e tyre me influencë me anë të parave ose kërcënimeve që ata të përkrahin shpërnguljen e shqiptarëve. Duhet të gjenden sa më shpejtë që të jetë e mundur agjitatorë nga Turqia, në qoftë se ajo do të na i japë, për të përkrahur shpërnguljen. Ata duhet të flasin për bukuritë në tokat e reja në Turqi, për jetën e lehtë dhe të rehatshme që bëhet atje, për fanatizmin fetar dhe të ngjallin krenarinë për shtetin turk midis masave. Shtypi ynë mund të japë një ndihmë të jashtëzakonshme në përshkrimin e shpërnguljes së njerëzishme të turqve nga Dobruzha dhe se sa mirë janë vendosur ata në tokat e reja. Këto përshkrime do të krijojnë midis masave të shqiptarëve predispozicionin e domosdoshëm për t'u shpërngulur atje."

Thjesht mund të arrihet në përfundim mënyra se si Serbia e zgjeronte ndikimin e saj edhe tek ne, duke e shfrytëzuar në një anë pozitën e saj si shtet që i kishte në duar të gjitha mjetet, që i ka një shtet i fortë, por edhe pamundësinë tonë politike dhe intelektuale gjatë kohëve
 

Më duket se politika shqiptare nuk po mund të gjendet lehtë me ballafaqimet e reja me Serbinë, e cila shumë qartazi është duke i formuluar qëllimet e saja në luftën e saj kundër popullit shqiptar. Politika shqiptare hamendet dhe bie në sprova shumë të dredhura nga ana e Serbisë. Kjo po shihet. A e njohim fytyrën e vërtetë të serbëve? Sa ata janë të rafinuar politikisht dhe përvoja jonë a mund t´u bëjë ballë atyre?
 

Pa pazarllëqe me Serbinë!
 

Falsifikuesit sllavë të historisë së shqiptarëve kanë treguar zell të pakursyer për t’i paraqitur të gjithë shqiptarët e Maqedonisë si myslimanë, argument ky, që, sipas tyre e redukton edhe kohëzgjatjen e autoktonisë shqiptare në këto troje. Nëse, sipas tyre, shqiptarët e këtushëm janë vetëm myslimanë, atëherë ky argument, po sipas tyre, është shumë i kollajshëm për të dëshmuar se gjoja ata (shqiptarët) kanë ardhur këtu bashkë me religjionin e tyre myslimanë. Po del se, çdo ushtar osmanli nën sqetull paska sjellë me vete nga 2-3 shqiptarë dhe i kanë hedhur si fara e hithit nëpër shkurret e malet e këtushme.
 

Prandaj, shqiptarët duhet kategorikisht ta kundërshtojnë këtë skemë mentale që po iu imponohet nga xhambazët e tregtëtisë fetare, të cilët bashkë me stilet e ndryshme të xhamive, në viset shqiptare po sjellin edhe mënyra krejt të reja të të jetuarit. Sa më pak evropian shqiparët, aq më mirë për axhendat ruso-turke, që me të madhe po përhapen në mendësinë e një pjese të besimtarëve islam në tokat shqiptare

Pushtuesit bashkë me ideologjitë dhe ushtritë e tyre, sjellin edhe frymën që imponohet si rend i ri shtëpiak, ndaj të cilit duhet të binden ata që pushtohen. Kështu ndodhi edhe me ndërtimin e faltoreve në viset e pushtuara shqiptare- jo gjithaq për nevoja të besimtarëve, sa për të demonstruar fuqinë e ndikimit dhe të pushtimit. Kjo logjikë e këtyre paternalistvë fetarë, fatkeqësisht po vazhdon të jetë prezente edhe sot e kësaj dite në viset shqiptare. Kudo që të shkosh të bien në sy faltore të reja, në vende publike e tepër frekuentesuese, madje edhe përballë shkollave e universiteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat