Demokratura e Ramës ndaj Bullgarisë dhe vetemërimi Bedel i Serbo-Sllavo-Maqedonasve

Opinione

Demokratura e Ramës ndaj Bullgarisë dhe vetemërimi Bedel i Serbo-Sllavo-Maqedonasve

Nga: Driton Gumnishta Më: 25 qershor 2022 Në ora: 08:24
Driton Gumnisht

Format e pa zhvilluara demokratike të qeverisjes, prapa së cilës qëndrojnë regjimet totalitare dhe përvijimet autoritare të pushtetit quhen DEMOKRATURA. Demokratura mund të quhet edhe secili “eksport” i demokracisë (së vet) në vendet tjera, pastaj imponimi i modeleve demokratike me përdorimin e dhunës e të ngjashme. Këtu harrohet se fara e njejtë, nëpër toka të ndryshme nuk jap rendimente të barabarta. Prandaj jo rrallë, është burim mos kuptimesh, rezistencash dhe konfliktesh politike në mardhëniet ndërkombëtare gjithandej nëpër Botë.

Shqipëria ka shekuj që nëpër Etnosin e sage gjeografik i ekspozohet formave më klasike të okupimit, asimilimit, tjetërsimit të vlerave të saj Kulturore e Kombëtare, humbjes enorme të Hartës Gjeografike, falsifikimeve identitare, përbuzjes nga të tjerët por edhe vetëpërbuzjes së gjuhës së vet…, dhe krejt këto, në dobi të krijesave shtetrore artificiale rreth e për’rreth sajë.

Our pas kaq shumë Historie tragjike bëmë apo na e bënë Shqipërinë e sodit, shpresat ishin se bile aty do të kemi Histori, Gjuhë, Kulturë, Arkeologji,…, ETNOS të mirfilltë Kombëtar!

Jo ! Ehe sot e gjith ditën në Shqipëri kemi krijime artificiale minoritetesh për pak para (sidomos greke në jug dhe lloj lloj sllavësh në veri), pastaj në Arkeologji, nuk ka më ILIR, gati krejt po definohen si greke a romake, në gjuhësi dalin vetë (kinse) Akademikët dhe botojnë shkrime e fjalorë që paskemi gjuhë të huazuar mbi 90%.

Vetëm t’ua përkujtoj se Noli bëri Kishën për Kombë dhe e Shqiptarizon, Salihu i nënshtrohet presioneve, emron Janullatosin dhe krejtë ja renon!

Rugova me vite Milosheviqin e refusons Nano ulet pas shpinës së tij dhe me të, (edhe për neve), kuvendon !

Marko (deri diku) ngritë vetëdijen dhe kombëtarizon, vjen Baloz Rama dhe e Bregoviq-on.

Serbia - Vucici moon Racakun, mohon Gjenocidin dhe të këqiat mbi ne, bile as nuk na njeh, Vucici, mohon Srebrënicën dhe Rama rezolutën nuk e voton, …., për rrjedhoj, Kurti, dhe krejt Kosova politike me të drejtë, Vucicin dhe Ballkanin e tij të hapur e refuzon, qohet Rama i zi, tu na sha e tu na fy, tu e vajtu Vucicin prap e faktorizon !

A ju kujtohet kur Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë fyente shqiptarët dhe shtrembëronte historinë tonë? Ata thonin se :

“Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Ata, kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”.

“Vërshimin e tyre drejt Maqedonisë e ka mundësuar Ali Pashë Tepelena. Shteti i parë shqiptar është formuar nga Gjermania fashiste, e cila kufijtë e këtij shteti i zgjeroi në rajonet e Maqedonisë perëndimore. Shqiptarët, veç tjerash, njihen edhe si nierez malorë...”.

Këtu, shteti serioz Shqiptarë më së paku do të duhej thirrur Ambasadorin e tyre dhe t’u bënte Notë proteste por, e keqja është se shteti është Shqiptarë por ama tjetër gjë është se sa është serioz e sa Kombëtarë ?! Ehe kjo punë kaloi me një zgërdhirje shtetrore të radhës dhe një thirrje për fqinjësi të mirë, paqe et faqe të zezë duke I nëpërkëmbur përsëri interesat shtetrore e Kombëtare!

Nuk po tante plaku pse miu i kaloi nëpër mustaqe por për faktin që e mësoi rrugën.

The këtë rrugë na e mësuan dhe po na e bëjnë normale udhëqësit e Shqipërisë moderne!

Dje i ziu Ramë, në vend se ti sheh interesat e shtetit të vet dhe me moderizëm ta përkrahte edhe fqiun e vet, sa nuk I doli gabzherri e nuk e nxorri koburen me qitë t’u e sha Bullgarinë në Bruksel, për Maqedoninë e bile edhe për Serbinë !!!! Thua ti se jemi Binjak Siamez me Sllavët e nuk ndahemi dot.

Mendonte se Bullgarët e lejojnë miun e Ramës t’u kaloj nëpër mustaqe sikur ai miu në mustaqet e plakut të Shqipërisë, u qirrte deri në delir ndaj Bullgarëve duke u thënë : « Hiqeni veton ose më duroni mua, …, Turpi i botës”!!!! Me fjalë të tuera u thoshte ta lënë Historinë, Gjuhën e Kulturën e tyre e të mos u merrnin me të !!!!!!!

Thua ti se ky është shefi i krejtë dynjasë e jo i shtetit më të varfër të Europës !

Kuo për fatin tonë të keq, nuk është gjë tjetër veq se një DEMOKRATURË politike, kulturore e identitare e zgjebosur, vetëshkatërruese, të cilën të tjerët nuk e tolerojnë aq lehtë !

Franca e të tjerët, ose propozonin diçka të nërmjeme ose heshtnin sepse janë të vetëdishëm për rëndësinë dhe peshën e temës. As vetë Maqedonasit nga pikpamja Diplomatike nuk ishin aq vulgarë et të pa cipë sa Ramua jonë ! Si duvet e dinin se e kanë Bedelin e tyre Shqiptarë që do t’i mbrojë e përfaqësoj më mirë se ata veten e tyre, ani se kush s’e emroi Ramën por vet e kishte zgjedhur të emrohej si i tillë.

Sidoqoftë, Bullgaria, përmes zonjës Kornelia Ninova, zv.Kryeministre, i kishte dhënë përgjigjjen që edhe shumë Shqiptarë do të donin t’i a thonin : « Ne nuk jemi një Turp. Bullgaria( p.s. shënim i imi : nuk është Shqipëri mjerane e Ramës), ka dinjitet, mbron interesat e sac kombëtare dhe mbështetë vlerat europiane »

Aspak nuk do të më befasonte fakti nëse Bullgaria përveq notes së protestës do ti kthehej shumë më ashpër Ramë ziut deri sa t’i a tregoj vendin e merituar. Do ta detyrojnë ta ndalë gabzherrimin për interesat e të tjerëve, sapo Hymnet Kombëtare të kenë filluar,..

Këto jans vetëm disa fakte për së shpejti se ka shumë të tjera pa i thëne sidomos për Ramuan e madh (me trup, me turp, se si shkruhet…)¨.

The kur e mendoj se ka Shqiptarë që këtë njeri e quajnë si fati më i madh që Shqipëria e paska pasë ndonjëherë!

Fali o zot,…, fali o Ismajl Qemali, fali o Hasan Prishtina, fali o Fan Stilian Noli, Fali o Ndre Mjeda, fali o Gjergj Fishta, fali o … fali o …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat