Arsyeja dhe kushti i vetëm pse Kosova nuk do ta marrë liberalizimin e vizave kurrë!

Opinione

Arsyeja dhe kushti i vetëm pse Kosova nuk do ta marrë liberalizimin e vizave kurrë!

Nga: Xhavit Kryeziu Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:25
Xhavit Kryeziu

Arsyeja:

Kosova është vend me shumicë absolute myslimane, sado që sipas Kushtetutës së saj zyrtarisht është vend laik. Duke qenë kështu, Kosova nuk do ta fitojë liberalizimin e vizave kurrë pasi Evropa, thjesht, është raciste dhe i urren myslimanët në formën më të tmerrshme.  

Kushti: 

Se kësaj here ministri francez i Mbrojtjes gjoja paska qenë kundër liberalizimit të vizave është gënjeshtra e radhës e BE-së, të cilën "e hanë" vetëm kosovarët. BE-ja qëllimisht tallet dhe luan me ndjenjat e shqiptarëve të Kosovës sepse ata konsideron më shumë se kafshë, e jo qenie njerëzore si gjithë të tjerët.

"Arsyetimi" për mosliberalizimin e vizave në fakt është kushti i vetëm, të cilën BE-ja ia ka vënë vetëm Kosovës, e ai është arritja e të ashquajturës "marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë"! 

BE-ja të cilën realisht e udhëheq dhe komandon cari rus i kohës moderne, Vladimir Putin, ia mban Kosovës "çizmen në qafë" derisa ta lodhë dhe në fund ta detyrojë të pajtohet me plotësimin e të gjitha kërkesave të Serbisë ndaj Kosovës. Kjo do të thotë se Kosova me "vetëdëshirë" heq dorë nga veriu i saj, dhe atë i falë Serbisë. Njëkohësisht Kosova do ta themelojë edhe "Zajednicën" (kupto: shtetin) serbe, me apo pa kompetenca ekzekutive nuk është aspak e rëndësishme, të cilën më vonë po ashtu "me vetëdëshirë" do t'ia falë Serbisë. Dhe, në fund, ajo çfarë do të mbetet nga Kosova do të jetë një lloj principate arabe, të cilët do ta zotërojnë ata shqipfolës dhe oligarkë, që kanë punuar dhe punojnë edhe sot për shkatërrimin e Kosovës.

Kaq e thjeshtë është kjo punë, mirëpo nuk e kam të qartë se edhe çfarë tjetër duhet të ndodhë që ne më në fund ta kuptojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat