Simbol i kushtrimit në Ukrainë, Stepan Bandera

Opinione

Simbol i kushtrimit në Ukrainë, Stepan Bandera

Nga: Hamdi Rafuna Më: 26 qershor 2022 Në ora: 14:30
Stepan Bandera, foto ilustrim

Rusia e quan fashist, kurse për ukrainasit është simbol kushtrimi, simbol qëndrese, simbol lirie!

Gjithënjë sipas mentalitetit të pushtuesit, të robëruarit s’bën me e dashtë vetëveten, ata s’bën me qenë të lirë fare!
T’pavarur, jo se jo!

Pse ata duhet të mbrojnë popullin dhe vetëvetën, kur për ata kujdeset “ideali rusofashist”?

E njëjta përkujdesje e “botës serbe” për Kosovën dhe shqiptarët edhe pas aktit të kryer!

Përpëlitjet e kësaj bote mesjetare, në harmoni me Rusinë e Putinit, janë evidente, veprojnë si në kor, kur shprehen se “Ukraina është e Rusisë kurse Kosova e Serbisë”!

Këto klithma djallëzore të rusoserbëve janë kuptue nga mbarë bota demokratike!
Shpërfaqja e puro fashizmit rus në Ukrainë ka ngjallë dhembjen dhe mallin tonë për shqiptarët patriotë të harruar, shqiptarët që asnjëherë deri më sot nuk u nderuan publikisht por (tinzisht), për vuajtjet, mundin dhe gjakun e derdhur për këtë tokë arbërore.

Nëse, dje e kishim frigën nga pushtuesi, sot nuk e kemi, por si duket po vuajmë nga vetëknaqësia! Serbët pa të drejtë e në kurriz të të tjerve përpëliten të krijojnë botën serbe, kurse ne shqiptarët s’kemi guxim të deklarohemi në të drejtën tonë për botën tonë shqiptare!

Dikush po mundohet, që me ligj ndërkombëtar të ndalojë botën tonë! Gara, ndaj botës serbe realizohet me recipprocitet! Ky është ilaq që shëron, përndryshe, këta nuk ndalen!

Të ndalemi vetëm pak te ata që e kundërshtuan komunizmin serbosllav dhe ortodoksinë komuniste shqiptare! Në emër të këtyre burrave, shqiptarët u damkosën, u njollosën, u bë hakmarrje, u vranë dhe u shpërngulën me dhunë.
Diskriminimi, dhuna dhe terrori, ishte si daulle për të tjerët!

U ndëshkuem edhe nga “tanët komunistë”, të cilët patën bë kurorë e besatim me këto bishat e karpateve. Ajo kurorë e turpit në at kohë të ligë ishte një gropë varri për ardhmërinë e shqiptarisë! Të kesh frigë pë përkujtojsh gjyshin, prindin, vëllaun e motrën, pse ata ishin kundër okupimit serbosllav, kjo të t’merron edhe sot, kur përkujtohet! Ky ndëshkim- strategji e serbosllavizmës arsyetonte të gjitha metodat makabre!

Të gjitha kalkulimet për mbijetesën tonë si shqiptarë, janë pët t’u studijuar nga mbarë bota, por tani bashkarisht edhe nga historianët Ukrainaso-Shqiptar, ashtu që s’bashku të cementojnë të vërtetën e këtyre popujve liridashës, sepse jemi viktimë e të njejtës ideologji serboruse! Dje në emër të komunizmit, sot në emër të racizmit vriten të pa fajshmit në Ukrainë!

Kjo luftë zgjoj nga gjumi demokracinë e civilizuar, por edhe ndjenjën e shqiptarëve, kur tani si në kllapi filluam të kujtojmë shqiptarët patriotë largëpamës, këta burra të menqëm, si Xhafer Devën Xhemë Gostivarin, Mulla Idriz Gjilanin, e Shaban Polluzhën me shokë, të cilët ngritën zërin e kushtrimit për shqiptarë e shqiptari! Këta e gjetën përkrahjen te populli ynë skamnor, por se nuk patën fuqi të bëjnë më shumë në kohën e tyre!

U shpallën “armiq të idealeve t’komunizmës” dhe u luftuan t’merrësisht! U persekutuan, u vranë, u zhdukën me asht e me rrasht e thotë populli ynë…

Lexuesit i mbetet të bëjë një krahasim të fatit tonë me këtë mitin e mbijetuar “nazist” në Rusi në këto 80 vjetët e fundit!
Citoj profedorin e historisë ukrainase;

«Duke u nisur nga kjo kujtesë e “urrejtjes ruse” ndaj Ukrainës, është e mundshme që të shpjegohet lufta e sotme, thotë profesori i historisë ukrainase, Jarosllav Hrystak.

Herën e fundit kur u pushtua Ukraina ishte viti 1941, atëherë kur nacionalistët ukrainas shpresuan se nazistët do t’i ndihmonin të krijonin shtetin e tyre ukrainas!

Por dhëheqësi nacionalist Stepan Bandera, kohën më t’madhe gjatë luftës së dytë botërore, e kaloi në një kamp përqendrimi sepse ai u arrestua nga gjermanët e Hitlerit, dhe as që mori pjesë në luftë. Edhe pse Lvivi ishte i pushtuar nga gjermanët, Bandera e shpalli pavarësinë e Ukrainës në Lviv, më 30 qershor 1941, por se nuk e përjetoj rritën, sepse kjo shpallje e zemroj Hitlerin, dhe se ai u arrestua, pastaj e futën në një kamp përqendrimi, thotë për TV2 profesori i historisë Jarosllav Hrystak nga Universiteti Katolik i Ukrainës. Përderisa udhëheqësi i tyre (Bandera) ishte i burgosur, përkrahësit e tij vazhduan të luftonin për pavarësi…të Ukrainës! Kundërshtarët kryesor ishin dhe mbetën rusët, të cilët e kishin pushtua vendin e tyre që nga viti 1918. Pra lufta guerile e ithëtarëve të Banderës, vazhdoi edhe pas kapitulimit të Gjermanisë! Kjo u përceptua si kërcënim i pa imagjinueshëm edhe nga Stalini!

Këta u portretizuen si banditë nga makineria e propagandës sovjetike, me bindjen se vetëm “nazistët” mundeshin me ua kalue për të keq! Nga e gjithë kjo kulmoj edhe bindja se, të gjithë ata që luftuan kundër Bashkimit Sovjetik ose të tjerët që nuk e pëlqenin BS, quheshin banditë! Kjo ishte shprehja më e keqe që mund të quhej dikush.

Pra ky ishte vetë përkufizimi i të keqes, e thotë profesori i Hrystak për TV2. ( Profesori është ekspert i lëvizjes nacionaliste ukrainase dhe historisë së pas luftës të Ukrainës) Thjeshtë, përmendja e emrit, Stepan Bandera ishte e ndaluar dhe e dënueshme! Ai ishte Voldemorti rusë në librat e Harry Potter. Emri i tij nuk duhej përmendur, ai ishte vetë “ndjella keqi” për rusët, thotë Hrystak. Disa gjenerata ruse, ngulitën mitin e këtyre aktivistëve “të këqinjë” të pavarsisë ukrainase dhe kjo është kultivue pa ndërpre edhe sot e kësaj dite! Jo më pak nga presidenti rus Vladimir Putin kur thotë: “Mos lejoni që neonazistët dhe banditët të përdorin fëmijët, gratë dhe pleqtë si mburoja të gjalla”! Për Putinin, goditja e “banditëve” është qëllimi i luftës në Ukrainë, edhe pse Bandera ka vdekur prej kohësh dhe lëvizja e tij është e shpërbërë para disa dekadave. Në të njëjtën frymë, drejtuar popullit ukrainas, ai e quajti qeverinë në Kiev.

“…një bandë neonazistësh dhe narkomanësh”. Absurdi i deklaratës bëri që ukrainasit të i forcojnë edhe më, bindjet e tyre të drejta për të mbrojtë pavarësinë e vendit! Në fund të fundit kreu i shtetit ukrainas është me origjinë hebreje! Pra deklarata e Putinit është e pa kuptimtë, përderisa këtij nuk i intereson arsyeja! Ai ende shet propagandën e vjetër duke barazue Banderën me Zelenskin!

Rusët janë kah e blejnë këtë trill, thotë profesori, Hrystak. Putini po don një hartë të re botërore, sepse para ardhësit e Kremlinit nuk arritën të mbysin dëshirën e Ukrainës për pavarësi, pra ky është obsesioni i Putinit, beson profesori i historisë! Ai mendon se qëllimi i Putinit nuk është vetëm të nënshtrojë Ukrainën Perëndimore, por edhe vendet baltike si dhe Moldavinë!….Bandera ishte ai që mbuall idenë se Ukraina nuk duhet të përshtatet me Rusinë, diçka për të cilën populli ukrainas tani është i gatshëm të vdesë. Bandera nuk ua kalon të tjerëve diktator të Rusisë, në asnjë mënyrë! Pra kur më pyesin, nëse ai ishte horr apo hero, do të thoja se në këtë pjesë të botës (Ruse) dallimi midis heroit dhe zuzarit është shumë i vogël! Por ai është hero për Ukrainën! Këtu në këtë tokë të Ukrainës, ai është vetë simboli i kushtrimit ndaj rusëve, thotë historiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat