Kryeministri grek Mitsotakis i ngushëlloi liderët e Ballkanit!

Opinione

Kryeministri grek Mitsotakis i ngushëlloi liderët e Ballkanit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 qershor 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Greqia duke e parë brengën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës etj. u paraqit me një propozim interesant.

Zoti Mitsotakis kryeministri i Greqisë e cila kohë të gjatë aderon në EU, e dha një propozim si ngushëllim për Ballkanin. Ai tha që viti 2033 të jetë vit, kur Ballkani t´i bashkohet EU.

Zoti Mitsotakis duke llogaritur se grekët dhe Greqia si shtet i vjetër ballkanik me një të kaluar evropiane, i emancipuar, ortodoks që nga koha e Ilirisë dhe popull përparimtar, mund dhe kanë për detyrë t´i ngushëllojnë fqinjët e tyre, e sidomos të gjorët shqiptarët të cilët herë i bien në qafë për detin, herë me Çamërinë e herë me minoritetin grek në Shqipëri, të cilët thonë se s´kanë ekzistuar kurrë.

Ai si ngushëllim e përmendi vitin 2033, duke menduar se deri atëherë shumë gjëra mund të sqarohen. Pse jo. Deri atëherë do të sqarohet nëse Perandoria Ruse do të falimentoi, ose do t´i okupoi territoret për të cilat sot po lufton.

Po ashtu deri atëherë ose do të arrihet marrëveshja për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ose Serbia do përpiqet që njësoj sikurse Rusia ta sulmoi dhe okupoi Kosovën.

Deri në vitin 2033 janë më shumë se 10 vite, prandaj gjithçka mund të ndodhë : ekziston mundësia që do të kemi një Rend të Ri Botëror, ekziston mundësia që deri atëherë të reformohet EU, po ashtu ekziston mundësia që të shpërthej edhe Lufta e Tretë Botërore, gjithçka mund të jetë e mundur.

Pritja nganjëherë është ar. Deri në vitin 2033 shumë lehtë mund të ndodhë që Shqipëria ta ketë në pushtet Edvin Kristaq Ramën, Kosova Kurtin e Vjosën, Turqia Erdoganin, kurse Serbia Vuçiqin.

Duke i marr të gjitha këto supozime si reale, Mitsotakis mund të ketë të drejtë, sepse Putini e ka të siguruar pushtetin e përjetshëm, nëse deri atëherë nuk e hanë rusët, po ashtu pushtet të përjetshëm ka edhe presidenti Kinez Xi. Befasi numër një në botë mund të ndodhë që ish presidenti Trump sëish të kthehet në pushtet, duke pretenduar se presidenti Biden ia kanë vjedhur zgjedhjet, prandaj shumë lehtë bota do të ndahej mes Putinit, Trumpit dhe presidentit kinez Xi.

Po u kthye presidenti Trump në pushtet pritet të kthehet edhe ish ambasadori Grenell, i cili do të kërkonte që të realizohej marrëveshja e Washingtonit mbi liqenin e Ujmanit.

Për realizimin e kësaj marrëveshje, do të duhej që në pushtet të kthehej po ashtu Thaçi si president dhe Hoti si kryeministër.

Për realizimin të gjitha këtyre planeve do të duhej që edhe Thaçi të lirohej nga Haga si i pafajshëm, apo edhe nëse dënohet do të duhej që deri me 2033 të dilte në liri, përndryshe do të rrezikohej parashikimi i Mitsotakisit.

Dikush të gjitha këto do t´i merrte si përralla, po nganjëherë ngjarjet janë të befasishme. Ato mund të lidhen mes vete, që po u analizuan, janë disi të pa shpjegueshme se si përputhen saktësisht mes vete.

Deri më 2033 gjithçka mund të ndodhë, ndoshta në pushtet kthehen sërish ish komandantët që do ta privatizonin tërësisht Kosovën, por çmimet janë ngritur dhe vështirë që mund ta blejnë sërish me 30 cent arin, kur dihet që energjia është trefishuar.

Mars – Rover (tekst me përmbajtje ironike )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat