Ritmi i jetës në stres!

Opinione

Ritmi i jetës në stres!

Nga: Hafir Hoxha Më: 26 qershor 2022 Në ora: 18:38
Hafir Hoxha

Qytetet dhe fshatrat ndihen të nervozuara, nervoz duken të gjithë banorët e vendit.

Situatë edhe më e acaruar ndihet dhe shihet në media elektronike , aq me shumë në stres janë portalet që i mbështesin ato liderët, partitë e caktuara politike.

Nervoz është Kuvendi dhe te gjitha institucionet e Kosovës, pozita me nervozë mundohet me mbajt timonin qeverisës, në anën tjetër tash e ka kuptuar se nuk duken edhe aq lehtë gjerat për qeverisje siç i pashin nga këndi opozitarë, tani po i mësojnë edhe faktorët të tjerë të jashtëm se janë më të fuqishëm e që s`ke qare pa vepruar ashtu.

Nervoza shtohet kur duhet të pajtohen me ato vendime për të cilat me herët si opozitë i bënin horë qeverinë dhe pushtetarët e atëhershëm.

Në stres dhe panik janë partitë opozitare dhe liderët e tyre duke u munduar që çfarëdo lloj plasaritje apo vrimë e zezë, gërvishtje në qeveri të shfrytëzohet maksimalisht, shpesh herë edhe të bashkuar që sa më shumë me propagandë, gënjeshtra, akuza me dhe pa bazë ti rrisin, t`i zmadhojnë ato plagë, ato vrima që ndoshta edhe zanafillën e kanë pikërisht kur ata ishin në pushtet.

Liderët opozitar po mundohen ta kopiojnë Albin Kurtin sa ishte në opozitë por nuk e kanë lëndën e parë, njerëzit nuk i kanë të rinj e pa sherr, axhami ku me ta mundesh të rrafshosh edhe kodra e bjeshkë!

Këta i kanë militantët e vet të rryer në politikë në shumë kohëra e sisteme rezistuese dhe të përshtatshme në rrethana të njohura ku mundohen me gjet fjali parulla politike interesante të reja që bien lehtë në sy dhe tingëllojnë mirë më vesh të qytetarit.

Liderët opozitar i kanë kthyer sexhdet kah mërgata, pasi atë arterie e kishte Albini më të fuqishme e tani po mundohen edhe politikanet e sotëm opozitar ta mbrojnë mërgatën ku edhe ati far “banalistit Valan Sulla” i kanë thënë mos u nguc me mërgatë.

Nervoz janë edhe ata në Gjykatën speciale, ata qe simpatizojnë për gjykatën dhe ata që janë kundër gjykatës dhe pro e kundër të akuzuarve!

Disa mundohen me përgatit terrenin dhe tepihat e kuq kur të kthehen si shpëtimtar të kombit që të shfrytëzohen ato raste për politika ditore!

Të tjerët që varen prej atyre në gjykatë, që mendojnë a me prit apo me ja kris vet aty ku u ndalën me arrestimin e tyre, nervoz pasi nuk po e din kush kur kthehet dhe kush sa pret!

Disa po mendojnë dhe po bëhen gati përsëri si të qeshin me fytyra të fotoshopuara si kandidat për diçka në të ardhme!

Udhëheqësit të shoqëruar nga xhuxhët e partisë vizitojnë qytetin, ndërmarrjet në vend dhe u premtojnë njerëzve diçka fantastike, të re që kur kush nuk u ka ofruar !

Korrierët e partisë thërrasin njerëzit, dërgojnë mesazhe dhe ndajnë njoftime.

Të gjithë do të donin të ishin në pushtet.

Ia vlen të kërcesh, të luash dhe të gënjesh nëse duhet, të postosh fotografi se ishe aty dhe je përshëndet me te !

Parullat parazgjedhore janë duke u bërë gati gjithmonë të njëjta ose të ngjashme.

Koha është bërë faktor i të gjithëve , disa opozitarë mendojnë a të kyçeni me krejt fuqinë që kemi për rrenim e destruktivitet, me të gjithë faktorët të njëjtit mendim, duke pas kujdes ku do të radhitet nëse arrijnë të rrënojnë! A mos po i bën mirë kundërshtarit tjetër në bashkëveprim!? Apo të ruhemi e mos të koritemi pa nevojë nëse nuk ja lëmë shenjë elefantit e vaj halli për ne më pas.

Ke qysh ke Qeveria po i vazhdon punët e veta të njohura dhe të pa njohura, nuk po merret fortë me gërvishtjet dhe plagët sipërfaqësore që po mundohen t`i bëjnë disa liderë opozitarë sepse si po duket edhe populli ka përparuar dhe fort mir po i kuptojnë fjalitë, gjestet, sjelljet, të thënat dhe të pathënat kur janë të vërteta e kur gënjeshtra, kur janë serioze dhe kur qesharake, kur kanë e kur nuk kanë pasoja dhe rrezikshmëri .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat