Mizoritë e Greqisë në Çamëri

Opinione

Mizoritë e Greqisë në Çamëri

Nga: Ayhan Demir Më: 27 qershor 2022 Në ora: 06:35
Ayhan Demir

Ndoshta shumë pak njerëz në Turqi dhe në botë, e dinë se gjendet një truall shqiptar me emrin Çamëri, i pushtuar nga shteti grek, që pas Luftës së Dytë Botërore! 

Çamëri quhet rajoni që lidh jugun e Shqipërisë me veriun dhe perëndimin e Greqisë. 

Detyrimi i largimit të shtetit Osman nga Ballkani, ishte fillim i ditëve të vështira për shqipëtarët e Çamërisë.  

Sipas numërimit të popullsisë të vitit 1908 nga Shteti Osman, numri i popullsisë çame në këtë rajon ishte rreth 73 mijë, ndërsa 92 për qind e popullsisë ishte shqiptare.  Pjesa tjetër ishte popullsi greke, vllahe dhe rome. Gjatë dy luftrave botërore kjo përqindje u ul deri në 84 për qind. 80% tëpopullsisë e për bënin shqiptarët muslimanë, pjesën tjetër ortodoksët. 

Greqia që dëshironte ta ndryshonte balancin e popullsisë së regjionit, në regjionetnë të cilat popullsia shqiptare jeton tedendur, i vendosi grekët, vllehët dhe romët. U ndalua shqipja. Emrat e vend banimeve u përkthyen nëgreqisht. Hapi tjetër i shtetit grek, ishte përvetësimi i pronave private dhe mbyllja e xhamive çame. Shteti grek, nisi arrestimet arbitrare dhe shpërnguljet dhe dëbimet masive të shqiptarëve çamë jashtë trojeve greke.  

Greqia duke i detyruar muslimanët shqiptarë të Çamërisë të shpërngulen, duke bërë gjenocid, dhe shqiptarët ortodoks (Arvanites/Arvanitët) duke I definuarsi “Shtresë të cultures greke”, u munduat`i asimilojë. 

Shqiptarët të mbytur nga presionet dhe shtypjet në kuadër të një marrëveshjeje mes Greqisë dhe Turqisë emigruan drejt Turqisë në vitin 1923. Sot në rajone të ndryshme të Anadollit dhe veçanërisht në zona, si Egjeu, Stambolli dhe Antalja ka me mijëra të ardhur nga Çamëria.  

Policia greke e cila edhe me aplikimet e padrejta dhe jashtë ligjoren u karriti që ta shuajë egzistencën shqiptare, në vitin 1941 e bëri shehid liderin e shqipëtarëve të Çamërisë Daut Hoxhën. 

Para Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit italian, sipas gjendjes së gadishmërisë, edhe shqiptarët u morën ushtarë. Mirëpojonë front por u dërguan në garnizonet e punëssë krahut. Meshkujt mbi 14 vjeçar, gjatë pushtimit italian u dërguan në kampet e përqëndrimit në Lesvos, Kios dhe Korint. 

Me vone... 

Gjenerali famëkeq Napoleon Zervas, i cili ishte udhëheqësi i Bashkimi Popullor Demokrat Grek i ashtuquajtur edhe EDES, i cili gjatë luftës civile greke, kishte krijuar frontin anti komunist dhe që fillimisht mbështetej në ideologjinë republikane dhe më pas në atë monarkiste, kreudëbime, përdhunime, masakra, terror, mizori dhe genocidtë pashembullt kundër popullsisë shqiptare çamë. 

Shqiptarët muslimanë në Çamëri u ballafaquan me  një gjenocid të madh qënga 27 qershori vitit 1944 I cili përkon me ditën e Shën Bartolomeos. U pre në gjym tyrët e grave të pambrojtura, të pleqëve dhe femijëve, u për dhunuan, u masakruan grate shtatë zëna dhe fëmijët. 

Vetëm në qytetin çam të Paramithisë, u masakruan mbi 600 shqiptarë çamë brenda një dite. Ndërsa deri në muajin mars të vitit 1945, në qytetin çam të Filatit u masakruan 286 shqiptarë çamë. Në rrethinat e qytetit çam të Igumenicës u masakruan 192 shqiptarë çamë, ndërsa në qytetet çame të Margëlliçit dhe të Pargës u masakruan 626 shqiptarë çamë. 

Në tërësinë e Çamërisë; u masakruan 3242 civilë, prej tyre 2900 meshkuj, 214 gra, 96 fëmijë. Përveç kësaj u për dhunuan 745 gra, u grabitën 76 gradhe u masakruan 32 foshnja të cilatende nuk i kishin mbushur as 3 vjet.  

Në 68 fshatratë cilët u sulmuan pamëshirëshëm u dogjën dhe u rrënuan 5700 shtëpi dhe xhami. Gjatë plaçkitjeve janë marrë 84 mijë e 752 litra vaj ulliri, 674 mijë e 344 kilogram grurë, 4 mijë e 453 kafshë transporti, dhe 49 mijë e 435 shpendë. 

Shefqet Balla, në librin e tij ‘Problemi Çam’, ka dhënë detaje mbi gjenocidin e ushtruar nga grekët ndaj shqiptarëve në Çamëri. Janë shumë  ngjarje të dhimbëshme që përshkruhen në libër, por deklaratat e dëshmitarëve të gjenocidit, janë pjesa më veçantë që të këpusin në shpirtë. Le të japim disa deklarata të dëshmitarëve, e të cilat duke i lexuar të ngrihet gjaku. 

Fadil Nuriu, dëshmitarë, vrasjen e familjes e tregon në kete mënyrë: “İshim në shtëpi me nënen dhe motrën time gjashtë muajshe. Vrasësit hynë në shtëpinë tonë.  Ata i vunë zjarrin duke derdhur benzinë mbi nënën time. Nëna humbi vetëdijen, dhe trupi iu bë i zi. Gjaku rridhte kudo. Unë arrita ta shihja, kafkën e nënës sime. Buzët ju kishin djegur dhe dhëmbët i kishin dalë jashtë. Kjo ishte një pamje e tmerrshme. Vrasësit, vranë motrën time në djep. Nëna e cila vdiq nga vuajtjet e tmerrshme nuk na lejuan ta varrosim aty. Trupi filloi të krimbej dhe nisi të marr erë nga vapa e qershorit.” (Faqe, 87) 

Dihet se çfarë bënë i ligu kur ti vie mundësia: Një detaj nga  fatkeqësia e Behije Menko-së, që e ka përjetuar. "Isha nëntë vjeçare dhe grekët thyen derën, para se të hyjnë në shtëpinë tonë. Ata morën çdo gjë në shtëpi. Ata torturuan nënën time, gjithashtu edhe motrën e nënës sime e torturuan. 

I pashë me sytë e mi: Njerëzit i larguan rreth 500 metra nga shtëpia jonë, i torturuan dhe i mbyten. Meshkujt e familjes i torturuan dhe pastaj i vranë, kurse gratë i përdhunuan e i vranë. Kudo kishte tortura, vranë shumë njerëz që ishin aty. Ata gjithashtu vranë edhe Myftin e Pilatit. Unë pashë edhe Nënen e Fadil Nuriut duke u djegur. 

Një ditë pas masakrës (28 Qershor 1944) Ata na u mblodhën në qendër të Paramithisë. Aty varën nënën time, dhe vëllaun tim 14-vjeçar. Ata vranë tezen time para syve të mi. Për tre ditë Paramithia u kthye në një thertore njerëzore. Meshkujt e vrarë i coptuan pjesë-pjesë dhe i detyruan femrat e zëna rob që ti gropojnë në një varrezë masive." (Faqe 92) 

Ky persekutim sikur të bëhej nga turqit apo shqiptarët, Evropa dhe Bota do të reagonin dhe do të bëhej kijameti. 

Gjenocidi ndaj Çamërisë është shqyrtuar në mbledhjen e katërt të këshillit të popujve të papërfaqësuar në Hagë, në janar të vitit 1995. Gjatë mbledhjes së datave 20-26 janar u vendos për riatdhesimin e çamëve dhe dhënia e të drejtës së shtetësisë. Rikthimin e pronave dhe njohja e të drejtave ndërkombëtare. Greqia të pranojë problemin çam dhe të hedhë hapa seriozë për zgjidhjen e këtij problemi. 

Por… 

Greqia as që e njeh gjenocidin grek ndaj çamëve dhe nuk lejon çamët muslimanë të rikthehen në tokat e tyre. Nuk pajtohet për rikthimin e pasurive të çamëve muslimanë shqiptarë, vlera e së cilës shkon deri në 2.5 miliardë dollarë.  

Mirëpo armiqësi andaj shqiptarëve (albanofobia) që egziston në shoqërinë greke, ende e ruannjomësinë e saj. Tjetër ndaj rreth 100 mijë çamëve dhe 300-400 mijë shqiptarëve emigrantë që jetojnë në Greqi vazhdon armiqësia racore. 

Sot shqiptarë që jetojnë në Greqi ballafaqohen me kushtetë rëndajetësore. Këta njerëz të cilët në fakt janë muslimanë, me shtypje dhe shantazhi me detyrohentë marrin emra grekë dhe veten ta prezantojnë si ortodoks. 

Sipas një projektligji të pranuar në Parlamentin e Shqipërisë më 30 qershor të vitit 1994 data 27 qershor njihet si dita e përkujtimit të gjenocidit grek ndaj çamëve. 

Qindra mijëra çamë që jetojnë në Shqipëri çdo vit në këtë datë marshojnë drejt kufirit grek duke rifreskuar shpresën e tyre për tu rikthyer në tokat e etërve. 

Shqiptarët Çamë kërkojnë atdhe dhe jo gjak, shtetësi dhe jo racizëm, drejtësi dhe jo justifikim.  

Mendoni se kërkojnë shumë? 

 

*Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat