Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

Opinione

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

Nga: Faton Mehmeti Më: 30 qershor 2022 Në ora: 16:46
Faton Mehmeti

Që nga koha kur erdhi përsëri në krye të qeverisë Albin Kurti nuk e kishte përjashtuar mundësinë që të rikthehet reciprociteti me Serbinë, meqenëse pala serbe nuk ka përmbushur obligimet për të cilat ishte zotuar. Paralajmërimin e Kurtit kishte nga ata që një gjë të tillë e mbështesin, ka edhe nga ata që nuk e mbështesin aq shumë, në këtë rast mendoj se të dyja palët kanë të drejtë deri në një masë të caktuar .Nuk shkoi shumë dhe kjo filloi të bëhej realitet, fillimisht për targat e së fundi Qeveria e Kosovës ka vendosur për reciprocitet vetëm sa u përket letërnjoftimeve, gjë e cila ka tërbuar Beogradin.

Sipas këtij vendimi, qytetarëve serbë, të pajisur me identifikimi nga autoritetet e Serbisë, gjatë hyrjes në Kosovë do t’u lëshohet në kufi një flet-deklarim i përkohshëm që zëvendëson përdorimin e dokumente të Beogradit. S`kishte si të mungonte edhe reagimi i ashpër nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka deklaruar se nuk do të ketë dialog në Bruksel pas këtij hapi të Kosovës.

Duket se Vuçiqi ka harruar se zotimet e tija Kurti i kishte bërë para një viti, pas takimit në Tiranë me kancelaren Merkel. Atë kohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në pyetje të gazetarëve për reciprocitetin me Serbinë, deklaroi se kjo gjë do të ndodhë, aktualisht qeveria është duke bërë të gjitha përgatitjet që vendosja e reciprocitetit të zbatohet në tërësi.

Këtë gjë Kurti e ka theksuar edhe më parë, vonesat duket se kanë të bëjnë me mos kthimin e përgjigjeve nga vendet e BE-së, të cilave Kurti u ka shkruar letër duke u treguar arsyet pse do të vendoset reciprociteti, ku cekën edhe 11 shkelet e marrëveshjeve që Serbia nuk i ka zbatuar me Kosovën. Kur jemi tek reciprociteti, duhet theksuar se ishte Ramush Haradinaj ai që ia pati vendosur Serbisë tarifën 100 %, e cila pastaj u kthye në reciprocitet nga qeveria Kurti 1. Ndonëse një gjë e tillë ishte kërkuar që të zhbëhet, Albini nuk e bëri, vetëm ish kryeministri Hoti arriti që të hiqte fare reciprocitetin me Serbinë: “si shenjë e vullnetit të mirë nga Kosova”.

Ndërkohë që vendimi i qeverisë për reciprocitet është i duhur, Serbia dhe serbët në Kosovë duhet të kuptojnë se s`mund të sillën si në bahqe të babës. Përtej saj, dua të besoj se qeveria ka strategji në rast të presionit të ndërkombëtarëve. Mos të ndodh si me Ramushin kur vendoste reciprocitet i cili me vonë u hoq pa asnjë përfitim. Pas çdo vendimi duhet pasuar edhe strategji pasuese me pritshmeri të rezultatit pozitiv, në mënyrë që edhe serbët këtu dhe Serbia të disiplinohen, në anën tjetër Kosova të përfitojë diçka nga e drejta e saj kushtetuese për mbrojte të Kushtetutës dhe vendimeve sovrane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat