Rrugët e krimit me narkotikë në Kosovë, kërcënim serioz për të rinjtë

Opinione

Rrugët e krimit me narkotikë në Kosovë, kërcënim serioz për të rinjtë

Prof. Dr. Kadri Bicaj Nga Prof. Dr. Kadri Bicaj Më 1 korrik 2022 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Pas përfundimit të luftës, Republika e Kosovës, tani më shtetet që përkufizohet si shteti më i ri Kosova ndodhet bota krejt tjetër në zhvillimet e mëdha shoqërore, ekonomike dhe politike me avancime të reja zhvillimore, por e rrethuar me rrugët e kriminalitetit të organizuar me pije të ndryshme narkotike të helmuara që paraqet kërcënim serioz për të rinjtë.

Kriminaliteti i organizuar me narkotikë është një nga veprimtaritë kriminale më të përhapura sot në botë. Si një nga format e kriminalitetit të organizuar, ky lloj kriminaliteti realizohet brenda një kohe të caktuar dhe e përgatitur mirë sipas një sërë rregullave dhe parimeve të caktuara i cili karakterizohet në veçanti me tregtimin e narkotikëve ose substancave psikotrope i planifikuar mirë dhe i kontrolluar rreptësishtë nga grupet kriminale të kriminelët profesionist.

Rrugët e krimit me narkotikë kërcënojnë seriozisht. Tani në kohën e zhvillimit të hovshëm të tekomunikacionit me komunikacionin shtetëror dhe ndërkombëtar ku asnjë shtet nuk është i kursyer nga kjo e keqe mbarnjërëzore.

Sipas mendjes juridike shqiptare, në mënyrë të kuptueshme dhe fare qartë ajo mendje e shoqërisë se sotme po përballet me dy probleme të mëdha: me përdorimin dhe konsumimin e lëndëve narkotike ose drogave, alkoolit nga një masë e gjerë të rinjve si dhe me trafikimin e tyre kur thuhetë se”me drogën lidhen shumë aktivitete tjera kriminale si kultivimi, trafikimi ose tregtimi i palejuar dhe i jashtëligjshëm i saj, shitja etj.,dhe çka është evidente sot dhe shihet, është rritja e rasteve të tregtimit dhe përdorimit të drogave të rënda si heroina, kokaina,kanabisi etj. Fakti që droga prodhohet në vende të ndryshme të botës dhe trafikohet nga Lindja drejtë Perëndimit ose brendapërbrenda vendeve, tregon lidhjen që ekziston midis saj dhe krimit”.

Deri para disa vjetësh, rrugët e kriminalitetit të organizuar me narkotikë(prej vendeve prodhuese deri tek ato konsumuese) ka qenë në dy drejtime. Njëri drejtim ka qenë nga Azia Juglindore ku është baza e morfiumit (nëpër Bangkok narkotikët janë bartur deri në Hong-Kong, ku është përpunuar në Heroinë). Nga Hong-Kongu shkruhet se heroina është bartur në shtetet europerendimore nëpër Losë Anxhelos dhe San-Francisko dhe është shitur nëpër tërë territorin e shteteve amerikane.

Drejtimi tjetër ka qenë nga Turqia, ku një pjesë është bartur nëpër Siujdhesën Ballkanike dhe Evropën e Mesme për në Francë e Spanjë e një pjesë nëpër Lindjen e Afërt nëpër det, nëpër Itali për në Spanjë e Francë. Konsiderohet se 65%,e narkotikëve bartën me anije, 25% me automobila dhe 10% me aeroplan dhe tren të rrjetit trafikues në mënyrë më të fshehtë konspirative dhe ilegale.

Këto rrugë kah fundi i mileniumit të kaluar, fatbardhësisht u ndërprenë plotësisht nga shteti i Iranit, meqë në Iran u aprovuar Ligji me të cilin u aplikuar dënimi me vdekje për ata persona që organizojshin dhe drejtojshin organizata kriminale me qellim kultivimi, prodhimin, fabrikimin ose trafikimin e jashtëligjshëm të narkotikëve. Mirëpo paraja konvertibile e bënë të vetën ku shumë organizata kriminale që merren më trafikimin ose tregtimin e jashtëligjshëm me narkotikë, mjerisht nga vendi ku kultivohen narkotikët e kualitetit të lartë, nga Pakistani dhe Afganistani, narkodileret kanë gjetur rrugë të re nëpërmjet të ish Bashkimit Sovjetik tani Rusisë nëpër Belorusi, Poloni për në Gjermani në një kahje-drejtim, ndërsa drejtimi tjetër ishte nga Afganistani në Astazi e Çeçeni, Gruzi nëpër Detin e Zi, Bullgari, Maqedoni, ish Jugosllavi, Hungari, Austri e në shtetet evroperendimore dhe drejtimi tjetër nga Kurdistani nëpër Turqi,Greqi, pjesërisht nëpër Shqipëri, Itali, Zvicër dhe në shtetet e tjera evroperendimore.

Në Kosovë narkoterrorizëm ndërkombëtar nuk ka pasur me përmasa ndërkombëtare të mëdha sikurse në shtetet e ndryshme evroperendimore,mirëpo,mjerisht nga ish policia e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe të SHPK-së, këto vitet e fundit kapën me qindra kilogram marihuanë të paligjshëm dhe pije narkotike tjera në sasi të mëdha që është kapur ndonjëherë në Kosovë dhe ato aksione konsiderohen një nder sukseset më të mëdha të policisë vendore në luftë kundër drogës në këtë hapësirë dhe konsiderohet një nder krimet vërtetë të pazakonshme tani për Republikën e Kosovës e në veçanti për policinë kosovare që kanë një detyrë të rëndë të ndalojnë industrinë e kriminalitetit në forma të ndryshme me edhe pa mjete adekuate dhe me Kodin penalë të Kosovës i cili Kod është mjaftë i varfër dhe parasheh pakëz figura të veprës penale dhe i cili është me dispozita ndëshkuese shumë i butë sa i përket kriminalitetit të organizuar me narkotikë-tregtimit ilegal.

Kriminaliteti i organizuar me narkotikë në forma të ndryshme në Kosovë, deri vonë nuk renditej në listën e atyre krimeve që nuk janë prioritare për tu luftuar dhe parandaluar, sepse ishte e orientuar më tepër në krimet e tjera, si vrasjet, rrëmbimet, dhe të trafikimit me qenie të gjalla ose ndërmjetësimit në prostitucion dhe se nuk ka pasur rastin të merret me këtë lloj kriminaliteti gjë që në një mënyrë nuk parandalohej ky lloj kriminaliteti.

Në kohërat e fundit edhe në Kosovë ka një numër të konsiderueshëm narkomanësh dhe të sëmur nga sëmundja e varësisë e quajtur narkomani. Mirëpo, me rastin kur edhe numri i vrasjeve dhe e krimeve e tjera ka rënë, policia e pavarur tani e Republikës së Kosovës mundet të fokusohet me njësitet e saja në këtë lloj kriminaliteti, sepse në Kosovë nuk po mungon interesimi nga Policia shtetërore e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit të organizuar në të gjitha format, e cila në mënyrë aktive me autoritetet e Policisë ndërkombëtare (shënimi i autorit) e cila ndodhet në Kosovë po e lufton këtë dukuri për hire të marrëdhënieve të mira reciproke ndërmjet dy policive e cila polici kuptohet e Republikës së Kosovës në këto kohra konsiderohet si polici e dallueshme në parandalimin dhe luftimin e Kriminalitetit të organizuar në forma të ndryshme.

Liberalizimi i kufijve të Kosovës të mos keqpërdoret

Fitimet jashtëzakonisht të mëdha të kriminalitetit të organizuar me narkotikë, nxisin shtimin e numrit të organizatave profesionale kriminale që merren me trafikimin dhe shitjen e narkotikëve. Nga keto organizata kriminale për të arritur”sukses”në tregun me narkotikë, kryhet organizimi i rrjetit dhe i keqpërdorimit tregtar me droga. Në kuadër të veprimtarisë kriminale të kontrabandizmit e trafikimit me narkotikë, viteve të fundit ka përpjekje jo vetëm të tranzistimit të narkotikëve nëpër Kosovë, por edhe të strehimit ose të deponimit të disa sasive të narkotikëve shumë të dyshimtë deri sa atë ta kërkojë tregu i brendshëm apo ai i jashtëm..

Duke pasur parasysh ndalimin e shitjes, të keqpërdorimit dhe të qarkullimit ilegal të drogave apo të pijeve të ndryshme narkotike në tërë botën, tregtia e jashtëligjshme nga organizatat e ndryshme kriminale që merren me kriminalitetin e organizuar-shitjen e drogave e kryejnë në një mënyrë sa ma konspirative dhe ilegale.

Kosova duhet dhe ka mundësi, sa nuk është bërë vonë, që nëpër pikat kufitare të cilat janë pragu i shtëpisë së një shteti të caktojë policë dhe doganier të specializuar për zbulimin e drogave apo të lëndëve të ndryshme narkotike, qofshin ato natyrore apo sintetike me një kontroll rutinor e të shpejtë, por pa pengesa të zhvillimit normal dhe të qarkullimit të udhëtarëve. Kalimi i tyre mos të jetë i mërzitshëm-sepse kjo dukuri i shkon në dëm të vet zhvillimit tregtar dhe turistik të Kosovës.

Është dështim i njëmendët doganor dhe atij policor nëse përherë insistohet që keqpërdorimin dhe zbulimin e drogave apo pijeve të ndryshme narkotike të kryhet në vet pikat kufitare.

Parandalimi i kriminalitetit të organizuar në forma të ndryshme e në veçanti i tregtisë së palejueshme me droga apo me pije të ndryshme narkotike nuk parandalohet dhe luftohet vetëm në kufi. Kosova me liberalizimin e shpejt të vizave dhe te kufijve dhe me hapjen e tyre gjatë kontrollit doganor duhet ti përmbahet parimeve të kontrollit doganor sa ma të përsosur dhe praktikës së shteteve evroperendimore, sepse edhe Republika e Kosovës është pjesë e Evropës dhe të familjës evropiane. Këtë e meriton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat