PDK dhe AAK në emër të UÇK kanë vjedhur, në emër të saj tentojnë të fshehin dallaveret!

Opinione

PDK dhe AAK në emër të UÇK kanë vjedhur, në emër të saj tentojnë të fshehin dallaveret!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 2 korrik 2022 Në ora: 11:03
UÇK

Pjesa më e madhe e opozitës, konrketisht PDK dhe AAK, në mungesë të kredos për të kritikuar qeverinë për të bëmat që i kanë bërë vet, me padrejtësi të madhe përdorin UÇK-në për të bërë zhurumesin në adresë të qeverisë.

Vazhdojnë të përligjin si askush tjetër thënien e njohur "streha e fundit e horrave është patriotizmi", opozita edhe kur ishte në pushtet ka vjedhur po në emër të UÇK, po në emër të saj kanë tentuar të mbrohen kur janë akuzuar për hajni.

E tërë jeta politike e PDK, AAK por edhe NISMA (tashmë e shuar de fakto) ka qenë mashtrim, gënjeshtër, dallavere dhe hajni. Jo vetëm kaq, PAN-i janë edhe injorantë.

Si mendojnë se mund të mashtrojnë popullin me përralla të njejta që 20 vjet, populli ua tregoi ku e kanë vendin, ende nuk mbushen mend duke vazhduar me flamurin e UÇK  si mburojë për krejt mashtrimet, po në të njejtën  formë vazhdojnë akuzat kundër qeverisë për anti UÇK.

Haj medet haj, kush ka mbet me akuzu dike, hajnat që edhe në varreza të dëshmorëve të UÇK kanë vjedhur. Janë po të njejtit që me u ardh mundësia prap njësojë veprojnë, hallin nuk e kanë pse i gjejnë një ministri një status dikur për UÇK (tek e fundit e ka thënë vetëm të vërtetën), kanë hall se u janë ndal tenderet, ska më pērqindje të tenderëve, s’ka më punësime me të njofshëm e me "kunkurime" sa për sy e faqe.

Ky është halli i vërtetë i opozitës, por jo edhe halli i qytetarëve në emër të të cilëve thirrën. S’kanë të drejtë të thirrën në emër të qytetarēve, po këta qytetarë i dërguan në opozitë, e si duket të gjatë e kanë jetën nën hije.

Të thuash se po e mbroj UÇK-në, i bie një lloj kontrolli, një lloj marrje e kompetencave që nuk i takojnë askujt, sepse ajo ishte e popullit dhe jo e dikujt privatisht. Akoma më ironike është të “mbrohet” nga ata që në emër të saj kanë zhvatur këtë popull për 20 vjet me radhë.

PDK dhe AAK, i kanë bërë dëmin më të madh UÇK-së, në emër të së cilës kanë ndërtuar jetë luksi, apo flasim për krejt njerëzit e ketyre partive por për kupolën drejtuese të saj.

UÇK s’ka nevojë të mbrohet, është e pastër, imazhin e saj e kanë dëmtuar ata që në emër të saj kanë vjedhur, jo ata që e  thonë të vërtetën.

Në mungesë të aferave të qeverisë opizita kritikon qeverinë ose ndonjë ministër për sulme ndaj "çlirimtarëve". Në këtë kuptim, kjo opozitë me këtë mendësi meriton gjatë të rri në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat