32 vite nga Dita e Pavarësisë së Kosovës!

Opinione

32 vite nga Dita e Pavarësisë së Kosovës!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 2 korrik 2022 Në ora: 12:20
2 Korriku do të mbetet si Ditë e Pavarësisë

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova:

“Në historinë moderne të Kosovës, 2 Korriku do të mbetet si Ditë e Pavarësisë, si ditë që sublimonë përpjekjët e pareshtura të popullit të Kosovës për liri e sovranitet”.

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, është artikulimi më besnik i aspirates kombëtare të Dardanisë Antike-Kosoves për mëvetësi dhe sovranitet, është shprehje gjakimi i një vullneti sublim të një populli të shtypur, të robëruar dhe të ndarë padrejtsisht nga trungu amë, Shqipëria natyrale.

 Ky akt bazamenti ; juridik, politik dhe nacional-historik, për Kosovën dhe shqiptarët, u farkua në vlugun e vlimëve të mëdha historike të kohes, të thyerjeve të mëdha socio-politike dhe ideologjike të botes bi-polare dhe në kohë kruciale për fatin e shqiptarëve jashtë atdheut, n’trojet e veta etnike, në kreaturën e dhunshme për Ne, n’Jugosllavi.

Shqiptarët dhe Kosova nuk bënin përjashtim në vorbullen e ngjarjeve të stuhishme që u karakterizuan me rënien e perdes së hekurt, luftës së ftohët dhe thyerjes së bi-polaritetit global: Lindje-Përendim.

Rënia dhe shembja e murit të Berlinit, hapi epoken e historisë së Re të planetit, historisë së ndryshimit kolosal dhe rrënjësor, i cili u pasua me erëra t’fuqishme shprese dhe besimi në identitet e mohuara nacionale dhe në popujt e shtypur dhe të robëruar nga ideologjia sllavo-komuniste dhe diktatoriale në gjithë bllokun e Lindjes siq quhej Blloku i Varshaves n’krye me ish BRSS-në, por edhe jashtë tij, fatkeqsisht.

Viti 1990, gjeti shqiptarët dhe Kosoven me autonomi dhe subjektivitet të rrënuar dhunshëm nga Serbo-sllavia, kur dekompozimi i ish RSFJ-së, tanimë kishte marr formën përfundimtare, në të cilen hegjemonizmi serb dominonte lojen e sjelljes dhe diktatin me forcë të fatit të popujve, për çfarë përgjigja e shqiptarëve dhe Kosoves, ishte imediate dhe e pashmangshme konform këtij  kontekstit historiko-politik.

 Aktit sublim të shpalljes së Deklarates Kushtetues të 2 Korrikut 1990, përveq “kontributit” të Serbisë me suprimimin e Autonomisë së Kosoves dhe tendences nacional-shoveniste të regjimit kriminal të Millosheviqit, i parapriu edhe Rezoluta e ASHAK në lidhje me poziten kushtetuse të Kosoves dhe shqiptarëve në Jugosllavi, si dhe momentumi i formimit të Levizjes Nacionale, alias LDK-së dhe projektit kombëtarë për liri & pavarësi n’krye me iluministin dhe arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova. Kontributi enorm i Dr.Ibrahim Rugoves, akademik Fehmi Aganit, dhe i akademikëve, Dervish Rozhaja, Gazmend Zajmi, Mark Krasniqi,Esat Stavileci dhe tjerë, është n’themel të atij projekti fundamental për mëvetësi e dinjitet kombëtarë.

Kuvendi i 2 korrikut 1990, 7 shtatorit 1990, i Referendumit për Pavarësi 26-30 shtaor 1990 dhe i Zgjedhjeve të para pluraliste Parlamentare dhe Presidenciale të 24 qeshorit 1992, është Kuvendi i vendimeve historike, unike dhe kapitale, është Kuvendi me vendimet ma kruciale të shekullit XX-të për Kosoven dhe shqiptarët, dhe jo vetëm…!

Legjislatura e vendimeve historike, alias Kuvendi i Deklarates Kushtetuese të 2 korrikut dhe i vendimeve tjera, nuk ishte i zgjedhur nga populli, pra nuk ishin t’zgjedhurit e drejtpërdrejtë të Sovranit, por u identifikuan dhe u bënë synonim i vuajtjeve dhe aspirateve të popullit, i vullnetit të Tij deri në sakrificë sublime deri të liria dhe të drejtat kombëtare.

 Heqja dhe suprimimi i Autonomisë nga ana e Serbisë hegjemoniste dhe regjimit nacional-shovenist të Millosheviqit, i’u kthye bumerang, pikërisht nga një Legjislaturë për të cilën, ai regjim mbante shpresën së do të vazhdoj avazin e vjetër ; robërinë dhe shtypjen e shqiptarëve.

 2 korriku i vitit 1990, përfundimisht hapi një kapitull të ri të Kosoves dhe shqiptarëve, por edhe të raporteve n’mes të dy popujve të Gadishullit Ilirik ; shqiptaro-serb, raporte këto deri atëherë asimetrike në mes të pushtuesit dhe armikut të egër në njërën anë (serbet) dhe popullit të shtypur e t’robëruar n’atdheun e tyre, shqiptarët e Kosoves.

Fryma dhe jehona e Deklarates Kushtetuese të dy korrikut 1990, mbolli shpresën dhe besimin në vlerat autentike të trashegimtarët e Kryeheroit kombëtar, Gergj Kastrioti, të cilët ngulmuan deri n’sakrificë sublime për kauzen e shënjtë kombëtare, lirinë e truallit.

Pa Deklaratën për Pavarësi të 2 korrikut 1990 dhe vendimeve tjera nacionale të Kuvendit historik, si gurthemel i shtetësisë dhe sovranitetit teritorial të Dardanisë Antike-Kosoves, nuk do kishim Levizjen Nacionale për Liri, Pavarësi dhe Demokraci (LDK-në) dhe Projektin Politik të kësaj Levizje n’krye me arkitektin & babain e Kosves : Shtet Sovran dhe Demokratik.

Levizja aktive paqësore dhe ajo e rezistencës së armatosur kunder armikut, si dy leva të projektit nacional-politik të Presidentit historik Rugova deri në çlirimin e atdheut me ndihmen vendimtare  të Amerikes n’krye të NATO-së, kanë bazament, aktin sublim të 2 korrikut 1990.

Grave dhe burrave të Kuvendit historik të 2 korrikut 1990, si qytetarë të Republikes së Kosovës, u detyrohemi për jetë & mot dhe brez pas brezi, për kontributin, guximin dhe sakrificën për komb & atdhe.

Zoti e bekoftë Deklaraten Kushtetuese të 2 korrikut 1990, Delegatet e Kuvendit historik dhe popullin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat