Me dorë në zemër....

Opinione

Me dorë në zemër....

Nga: Agron Shabani Më: 2 korrik 2022 Në ora: 21:31
Agron Shabani

Ne shqiptarët jemi pasardhësit ose trashegimtarët e lirirëve.

Të gjithë jemi të njejtë. Jemi 'Një'....Si degët e zgjatura të një lisi, të të një trupi, ose të një trungu. Të krishterë (katolik, ortodoks ose protestant) dhe musliman.

Fetë ose religjionet i kemi për qef, ose për dekor dhe begati (pasuri) shpirtërore dhe kulturore që na puçin ose bashkojnë me fetë dhe kulturat tjera 'ekskluzuve' dhe 'ekzotike' gjithandej globit.

Se këndejmi, lojërat e njohura mesdhetare ose mediterane që po mbahen në qytetin e bukur, monumental dhe historik të Oranit në Algjeri, e sidomos hapja (çelja) e tyre spektakulare së bashku me mikëpritjen dhe bujarinë tradicionale të popujve të ndryshëm arabo-berber: Flasin dhe deshmojnë qartë se fetë, religjionet ose kulturat e ndryshme gjithandej globit, në instancë të fundit janë shqisa, gjymtyrë, organe, stacione dhe vlera të përbashkëta shpirtèrore dhe kulturore në 'kompozicionin' ose 'masivin e përgjithshëm' të njerëzimit ose civilizimit tonë.

Ndërkaq, yjet dhe Zoti (Hyji) ynë i përbashkët në qiell dhe vlerat e njohura hyjnore, globale ose universale të jetës sonë në tokë, së bashku me qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë, paraqesin si të thuash "mbretërinë e posaçme" në kuader të syzimit, singularizmit, transcedendetimit, koperimit, dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të njohur empirik, evolutivë, dialektik dhe pozitivistë në mes religjionit integral, shkencës, kulturës, historisë dhe filozofisë.

Dorën në zemër, edhe popujt e ndryshëm arab, berber ose musliman, e kanë hisën e vet (bukur të madhe) në thesarin e përbashkët të vlera të përgjithshme shkencore, intelektuale dhe kulturore të globit.

Arabët, berberët, maurët dhe popuj të tjerë musliman, dikur e ndërtuan, eksploruan dhe emancipuan Spanjën dhe gjithë Europën me artin, kulturën ose filozofinë e tyre.

Arabët ishin të parët që e ndanë globin tokësor në meri­dia­ne të ndryshme, përcaktuan gjatësinë e një grade, llogaritën sipërfa­qen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kubik ka globi tokësor.

Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhë eklipsi i Diellit dhe Hënës.

Duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, me çka pajtohen, me pak përjashtime edhe fizikanët ose astrofizicientèt e sotëm.

Arabët ose muslimanët, e ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën...

I studiuan trupat qiello­rë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot në gjuhët evropiane ose gjithëbotërore dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të kulturës së lavdishme arabe. 

Ibn Ruzhdi, i njohur në Perëndim me emrin Averros, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit.

Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë dhe Romë, mëso­hej se Toka është e rrafshët. 

Një prift katolik, pas mbarimit të studimeve në universitetin islam, tek arabët në Spanjë, solli një glob tokësor në shkollën e tij në Romë, ku ka ligjë­roi gjeografinë dhe astronominë. Dhe, ky prift, me vonë, bëhet Papa Silvester II. 

Se këndejmi, ndikimi, influencimi dhe interferimi i i arabëve ose muslimanëve, nuk ishte vetëm në fushën e gjeofizikës ose astronomisë, por edhe në letërsi, filozofi, logjikë, psikologji, mjekësi (medicinë), matematikë, teknologji etj. 

Georgi Zejdon (Gjorgj Zejdon) në librin “Madhështia e Spanjës Muslimane”, pos tjerash shkruan: “Farmaceutikët bashkëkohorë evropianë, që kanë studiuar historinë e profesionit të tyre, kanë zbuluar se ekspertët muslimanë kanë themeluar, në principe shkencore, farma­kologjinë si shkencë. Ata kanë shpikur metodën e sajimit të ilaçeve dhe kanë sajuar ilaçe krejtësisht të reja. Ata, për herë të parë, kanë hapur dyqane të specializuara për përpunimin dhe shitjen e ilaçeve, siç janë sot barnatoret. 

 

Mek Kap ka shënuar se, vetëm në Bagdad, ishin rreth 60 barnatore të cilat kanë dhënë rregullisht recetat që janë paguar nga arka e shtetit (bejtul-mal), sipas urdhrit të kalifit. 

Që në fund të shekullit të dytë, hixhri, Mekka, Medina, Damasku, Bagdadi, Alepi, Kajroja, Amani dhe qytete të tjera të mëdha muslimane, kanë pasur spitale, ndërsa guvernatorët dhe ministrat e tyre garonin mes tyre, që regjionet e tyre të kenë institucionin më të mirë për shërimin e të sëmurëve. Vetëm Bagdadi dhe Damsku asokohe i kishin mbi katër spitale të mëdha.

 Në vitin treqindegjashtëdhjetë e tetë (368)- guvernatori Dejlemi Izadu-devlet i Badadit, kishte ngritur dhe themeluar spitalin Abdudi, me 24 specialistë, secili ekspert për lëmin e tij. Ky spital, shumë shpejt, arriti një reputacion sa i tejkaloi të gjitha spitalet në botën islame, ndonëse me kohë, edhe ai u tejkalua.

Ndërsa, në librin “Historia e civilizimit arabo-islam”, Gj. Zajden shkruan: “Rendi dhe rregullimi i spitaleve islame ishte i tillë, që mun­dësonte trajtim të drejtë për të gjithë pacientët, pa marrë parasysh përkatësinë e medh’hebit, religjionit apo profesionit, ndërsa shërimi ofrohej me respekt të duhur ndaj secilit pacient. Ek­zis­tonin sektorë të posaçëm për pacientë me sëmundje spe­cifike. Në afërsi të spitaleve studiohej mjekësia dhe hulum­toheshin ilaçet. Këto ishin vende ku studentët mëso­nin teorinë, ndërsa në spitale e kryenin praktikën. Më tej, ekzis­tonin spitale lëvizëse (siç ekzistojnë edhe sot) me mjekë dhe pajisje të bartura me deve ose mushka në çdo vis.

Dozy -ekspert dhe orientalist i madh, në librin e tij “Historia e muslimanëve të Spanjës”, thotë: "Pushtimi arab ishte i mirëseardhur për Spanjën, ai nxiti revolucionin e gjithmbarshëm social, flaku tutje pjesën më të madhe të së keqes, nën të cilën Spanja lëngonte më shekuj. Taksat, që vendosën arabët (ndaj popullsisë vendase) ishin thuajse krejtësisht të papërfillshme, në krahasim me taksat që u imponoheshin nga sunduesit e mëparshëm. Arabët, tokat e shumta që kishin feudalët, ua shpërndanin në mënyrë të barabartë atyre që i punonin: fshatarëve, çifçive, skllevërve, etj. Pronarëve të rinj, u interesonte t’i punonin ato sa më mirë që ishte e mundur. Të korrat ishin të jashtë­za­konshme. Tregtia u lirua prej kufizimeve dhe taksave të rënda, që më parë u shtrëngonin fytin…

 

 Kur’ani ua mundë­soi skllevërve çlirimin e tyre kundrejt një pagese. Kjo, bëri që të vihet në lëvizje një energji e re. Të gjitha këto masa, sollën një mirëqenie të përgjithshme, e cila bëri që domini arab, të ishte i dëshiruar dhe i mirëpritur." 

V. Robinson në veprën “Historia e mjekësisë”, thotë: “Evropa ishte në errësirë, në kohën që Kordoba kishte bërë ndriçimin publik. Në Evropë, mungonin banjot, ndërkaq, Kordoba kishte me mijëra. Rrugët e qyteteve evropiane, ishin zhytur në baltë, ndërkohë, që rrugët e Kordobës ishin të shtruara me pllaka betoni ose mermeri. Fëmijët e Kordobës studionin në shkollë, dhe mësuesit e tyre kishin formuar një bibliotekë të krahasueshme me dimen­sionet e bibliotekës së famshme të Aleksandrisë“.

Në Kadiz, Alikante, Granada, Tolledo dhe qytete tjera të Andaluzisë-gjithashtu.

Andalusi (Andalus) në arabisht, donë të thotë : Ana e diellit.

Edhe verzioni turk i romanit "Njëmijë e Një Netë" të Galandit, na zbulon anën tjetër (të panjohur, pa zbuluar ose eksploruar) të vlerave ose bukurive të ndryshme të Turqisë.

Nejse!

"Shqiptarët kanë kodin e vet moral, luftarak dhe patriotik, dhe janë të besueshëm e patriot- deri në vdekje!", do thoshte dikur H. Charles Woodsi. 

"Shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe guha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë ose specifike." (mendjet e ndritura europerëndimore dikur mbi shqiptarët.

Shqiptarët janë popull trim, tolerant, bujar dhe tepër fisnik, të cilët edhe në kohë lufte ose konfliktësh dhe armiqsishë të ndryshme me të tjerët, ua njohin, ua ruajnë (mbrojnë) dhe respektojmë varret, flitë, hyjnitë, ritualet, kishat, manastiret ose objektët e ndryshme të kultit, fesë (religjionit), nderin, moralin, traditën dhe kështu me radhë, njerëzve dhe popujve të tjerë.

Se këndejmi, edhe gjatë kohës së luftës së fundit, dhe pas luftës në Kosovë, shqiptarët nuk e dogjën, nuk e prishën ose shkatërruan asnjë kishë ose manastir serb në Kosovë.

Nuk e prishën ose rrënuan asnjë varrë të tyre etj. Absolutisht jo!

Bile, fisnikët ose trimat e njohur shqiptar, edhe gjatë luftërave të mëdha botërore ose ballkanike, i kanë marrur në besë, strehuar, mbrojtur dhe shpëtuar serbët dhe të tjerët.

Nga kjo rezulton se fizionomia, identiteti, dinjiteti (digniteti), autenticiteti, ekskluziviteti, sovraniteti dhe integriteti i njeriut ose popullit (kombit) shqiptar, në esencën ose substancën e tyre, konsistojnë në lirinë, nderin, moralin, respektin dhe konsideraten maksimale ose optimale ndaj palës tjetër.

Është në nderin, moralin, kultutën dhe traditën e shqiptarit që të mos merrët gjak, ose të mos vritët hasmi ose gjakësori, nëse e ka një grua (femër) ose femijë (kalama) të vogël me veti. Apo, nëse femijët dhe familja e tij, nuk kanë miell në maxhe ose bukë në sofër.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e edukatës, kulturës, traditës dhe filozofisë shqiptare, pos tjerash është fakti se shqiptarët nuk e njohin dhe s'e pranojnë kurrë disfatën ose dorëzimin e parakohëshëm në luftëra ose në perballje të ndryshme infermale ose diabolike me fatet e jetës dhe ligjet e luftës etj.

Shqiptarët, veç Zotit (Hyjit)-nuk i njohin "figura supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit! 

Gjithashtu, shqiptarët e vërtetë dhe ekselent, nuk i njohin dhe s'i pranojnë kurrë kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së huaj!

E sidomos kokat e përulura ose nështruara, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. 

Jo kurrë e kurrës. Absolutisht kurrë!

Shqiptarët i kanë njohur, përjetuar dhe kuptuar me kohë ngjarjet, mesazhet, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjeve, ndodhjeve, figurave dhe personalitetëve kryesore ose monumentale të historisë shqiptare siç është Gjergj Kastriot-Skënderbeu etj.

Në të kundërten, askush prej nesh nuk është aq i marrë, stupid, nebuloz, cinik ose injorant, sa për të mos i parë, dëgjuar, lexuar, njohur dhe kuptuar mesazhët (porositë), ngjarjet, zhvillimët, kërkesat, fytyrat, figurat, autoritetët dhe zërat e kohës, shpirtit dhe historisë sonë kombtare. 
Krishtërimi nè realitet, plotësoi një detyrë të madhe pèr iliroshqiptarèt. Ai la gjur­më të pashlyera në analet e historisë sonë kombtare, dhe ky kontribut mund të vlerësohet gradualisht, vetëm me zhvillimin, edukimin, arsimimin dhe emancipimin e përgjithshëm të njeriut dhe popullit (kombit) shqiptar.

Ndaj, polemikat, replikat ose dilemat e ndryshme rreth asaj se kush janë arkitekt, kalorës dhe gardian kryesorë të gjuhës, kulturës, historisë dhe civilizimit të njohur iliroshqiprar (shqiptarët musliman, apo shqiptarët e krishtërë ose katolik?!)- paraqesin edhe një mashtrim ose manipulim flagrant të historisë sonë kombtare nga ana e pseudohistorianëve, kontrakulturologëve dhe antishkenctarëve të ndryshëm anarkoteorik, anarkoindividualist neoliberalist: Kur dihet fakti se po të mos ishin trimat, heronjt, intelektualët, patriotët, klerikët ose misionarët e shquar shqiptar të­ religjionit kristian ose katolik, shqiptarët e sotëm do kishin folur, shkruar dhe menduar turqisht, serbisht etj.

Nuk do kishte sot as Kosovë dhe as Shqipëri. As komb, as shtet, as gjuhë, as kulturë, as histori dhe as flamur shqiptar.

Nën hijen e islamit ose islamizmit radikal turko-otoman, për gjashtë shekuj me radhë, kishat katolike shqiptare, ishin qëndra drite dhe shprese, vendi i shpirtit, shkencës, artit dhe kulturës shqiptare, prej nga ku shpërn­da­hej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë hapësirèn shqiptare ose ilirike.

 Krishtenizmi ose katolicizmi ishte feja e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. Tempulli i dritës, shkëlqimit, ekzistencës, rilindjes ose renesanses shqiptare... Frymëzim i orvatjeve ose përpjekjeve të njohura kolosale dhe titanike të klerit katolik shqiptar në Vendin e Shqipëve, i cili gjatë sundimit (pushtimit) të egër turko-otoman, ishte në një gjumë ose agoni të thellë.

Ndaj, a ka devocion më të lartë se ky, që bazohet në të gjitha këto parime sublime dhe kaq të shënjta?!  Unë thëm prap se nuk ka.

Ndryshe nga kjo, parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe besimit, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi, tek shqiptarët vlerësohet si gati i shenjtë. 

Kur, tërë lënda e pasur e librave fetare, kulturore dhe historike, të dalë në dri­të, do të shohim se, ndikimi i klerit katolik shqiptar në qytetërimin dhe historinë shqiptare, ka qenë shumë më i madh se sa është ditur dhe shkruar deri më sot.

Edhe përngjasimet ose analogjitë e ndryshme në mes Pjetër Bogdanit dhe Shën Tomës ose Augustinit, duhet studiuar, analizuar dhe kuptuar në hollësi dhe brendi, dhe jo si jo të rastësishme. E sidomos dëshira e njëjtë ose identike, për të pajtuar filozo­finë me teologjinë etj.

Përçarjet ose ndasitë shqiptarëve u kanë kushtuar shumë.

Para "Konferencës së Ambasadorëve" në Londër (1913)-Kosova, thuhet se i kishte me tepër se 29. 5OO kilometra katrore të hapësirës ose teritorit të saj. 

Ndërkaq, "Shqipëria londineze" (me 1912) thonë se në emër të "pavarësisë shtetrore ose politike", asokohe i humbi ose braktisi afro 1/3 ose 2/3 e teritorit ose hapësirës së saj jetësore, historike dhe gjeografike. Afro 8.OOO kilomatra katrore!

 

P.S.

Ç'thotë historia...?

Historia thotë se Kosova (Dardania Antike), Shqipëria, Peonia dhe trevat tjera shqiptare , të Ilirisë, gjithëmone iu kanë takuar iliro-shqiptarëve. 

" Post-Quem" dhe " Ante- Quem" . 
ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat