A ekziston mundësia që ne shqiptarët ndonjëherë të kthehemi andej kah duhet, ku ishin dikur paraardhësit tanë?!

Opinione

A ekziston mundësia që ne shqiptarët ndonjëherë të kthehemi andej kah duhet, ku ishin dikur paraardhësit tanë?!

Nga: Adem Bytyçi Më: 3 korrik 2022 Në ora: 13:16
Adem Bytyçi

Vetëm ai që është i çalë mendërisht nuk do ta kuptojë se Evropa nuk e do besimin Islam, sepse vetë është kryq!

Ky është njëri ndër shkaqet kryesore, që Evropa nuk e përkrah Kosovën edhe pse këtë nuk e thotë haptas, por e mban të fshehur.

Gjyqtarët ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës ngritën gishtin, duke votuar që Manastirit ortodoks serb në Deçan t'i falen 20 hektarë tokë, të gjithë ata gjyqtarë, me përjashtim të atyre kosovarë ishin të besimit të krishterë, të drejtën ia kishin nënshtruar kryqit e jo realitetit.

T'i dhurohen aq hektarë tokë një kulti fetar ortodoks serb, në një komunë aq të vogël, në kuptimin e së drejtës është e paimagjinueshme.

I vetëdijshëm se shumë kush nuk do të pajtohet me mendimin tim, ani pse edhe unë nuk kam asgjë kundër besimit islam në Kosovë, por ndërtimi i Xhamisë së madhe në Prishtinë, do të jetë një armë e fortë në duart e Serbisë kundër Kosovës, sepse Serbia, historikisht besimin islam e ka shfrytëzuar si "argument " për ta masakruar historinë kombëtare shqiptare dhe për ta mohuar autoktonin e shqiptarëve në këto hapësira gjeografike, në të cilat shqiptarët kanë qenë banorë autoktonë Dem Baba Dem.

Mbi këto të pa vërteta Serbia e ka mbështetur edhe spastrimin etnik të trojeve shqiptare, duke i shpërngulur shqiptarët autoktonë nga trojet e tyre nga Nishi, Prokupla dhe vendbanimet tjera , të cilat sot janë të populluara me popullatë serbe, pas dëbimit të shqiptarëve për në Turqi.

Është për tu tmerruar, kur dihet se shqiptarët janë populli më i vjetër në rajon dhe Evropë, edhe pse më i vjetër, i janë bërë padrejtësitë më të mëdha historike se cilitdo komb tjetër nga vetë Evropa, aq më keq edhe tani këto padrejtësi vazhdojnë t'i bëhen, a thua kjo krejt me fajin e Evropës apo një pjesë të fajit e kemi edhe vetë ne shqiptarët?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat