Humbësit më të mëdhenj: Dardan Molliqaj dhe Fatmir Limaj!

Opinione

Humbësit më të mëdhenj: Dardan Molliqaj dhe Fatmir Limaj!

Nga: Faton Mehmeti Më: 3 korrik 2022 Në ora: 14:30
Faton Mehmeti

Fortë i bindur se do të drejtonte partinë më të madhe opozitare, në fund të vitit 2017 respektivisht në fillim të vitit 2018, asokohe sekretar i përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj shënoi fillimin e fundit të tij politik. Aq larg shkoi z. Molliqaj sa i ishte mbushur mendja se do e ndante parinë për ta sunduar më pas, aq sa arriti të krijonte grup parlamentar me 12 deputetë e të cilët vetëm pak muaj me pas s`do fitonin asnjë vend nën logon e PSD.

Kjo vetëm sa e irritoi Dardan Molliqajn me shfrenimin e papërmbajtshëm kur rezultatet e nxorën Vetëvendosjen parti të parë në tetor të 2019 gjë që nuk ndodhte derisa Dardani dhe soji i tij ishin brenda VV. Dikur shokë të ngushtë, Dardani nuk la gjë të poshtër pa thënë për Albinin, me këtë të fundit që injoronte vazhdimisht humbësit e mëdhenj, të cilët i kishte lutur "rrini mos shkoni", e cila lutje nuk bëri punë dhe Albinin të dorëzuar para mungesave të alternativave "shkoni pra".

Shkuarja ishte pa kthim, pa biletë kthyese, fakt i pa pranueshëm për njeriun që në ëndrra të thella e shihte veten kryetar, pse jo edhe kryeministër. Karshillëk Dardanit për humbje i bën Fatmir Limaj, me qëllimin e njëjtë por me metoda të ndryshme.

Fatmiri rrinte nën hije të Hashimit për të marr pozitën e tij kurdo që i vinte radha. Priti gjatë, kur erdhi puna për të zëvendësuar Hashimin tashmë në postin e presidentit, i detyruar të linte postin e kryetarit, me parashutën “alla batoniane”, Kadri Veseli mori drejtimin e partisë më të madhe të kohës. Realitetin nuk e kapërdiu assesi njeriu nën dëshpërimin e madh krijoi subjektin politik Nisma, e cila siç edhe pritej nuk qe jetëgjatë.

Tanimë pothuajse e shuar, Nisma parti lokale e Malishevës ka ngelur një grusht njerëzish të dëshpëruar. Megjithëse moralisht, Limaj ka qenë më korrekt ndaj partisë që i ka dhënë bukë, të cilën Dardani e ka pështyer. Gjithsesi të dy e kanë fatin e njëjtë politik: Të dështuar dhe me nam të keq tek populli. Kështu ndodh kur mundohesh t'ia bësh gropën tjetrit, apo të synosh të mashtrosh popullin me oratori të bukur e me vepra të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat