“Shpirti ekziston”

Opinione

“Shpirti ekziston”

Nga: Skënder Mulliqi Më: 3 korrik 2022 Në ora: 14:57
Autori Skender Mulliqi

Kohën e fundit më të vërtetë gjithnjë po më vjen vështirë të shkruaj. Në fakt gati çdo ditë edhe po shkruaj, diçka, por se sa është me vlerë ajo mbetet ta thonë të tjerët. Por, sigurisht që pas çdo shkrimi megjithatë ndihem pak më mirë. Lirohem nga një pjesë ndoshta e energjisë dhe lirohem nga vetvetja ime.

Mendoj, se ndoshta jam duke dhënë një kontribut sado të vogël për njerëzit dhe shtetin e këtij nënqielli. Edhe këtë le ta vlerësojnë lexuesit e nderuar. Edhe në dashuri njerëzit e humbin besimin, e humbin besimin duke kërkuar më të mirën, më të vlefshmen dhe duke kërkuar atë që jetën e bënë më të lumtur. Nuk duhet të harrojmë megjithatë se dashuri gjithmonë ka pasur dhe do të këtë sa të jetë kjo botë. Në rrugën tonë jetësore hasim në të mirën dhe të keqen, kemi gjithfarë përjetimesh… Jeta është fragmentare si copat, të cilat dëshirojmë ti bashkojmë e nuk mundemi të bëjmë këtë gjë kurrë. Gjithmonë ëndërrojmë dhe dëshirojmë të jemi së bashku me ata që i duam, me ata të cilët i kemi mendimet e përbashkëta jetësore.

Jo gjithmonë, nuk na duket rrethi ku jetojmë i bukur… Kam mësuar dhe mësojë për gjendjen shpirtërore të njeriut, për dallimet, për emocionet, dhe dhembjet e tyre. Gjithë jetën me mundësitë dhe dijen i jam kundërvu padrejtësive, të cilës formë të paraqitur. Jam munduar dhe mundohem mos me qenë kalkulant, dhe as që kam menduar për pasojat kur bëhet fjalë për padrejtësitë që ju bën qytetarëve pas luftës. Babai im i ndjerë më ka mësuar, që mos të pranojë pa vetëdije asgjë, mos të bie pre e autoriteteve, duke ju marrë patin me servilizëm. Sigurisht së shumëçka është gjenetike, dhe gjenetike është edhe inati, për të jetuar vertikalisht, pa u nënshtruar. Kjo është edhe moto e jetës time. Sigurisht se kjo në këtë botë të mbushur plotë sherre është si shpatë më dy teha. Të tillët si unë edhe nuk kalojnë mirë, së kjo botë është mbushur më shumë më pandershmëri se sa që po jetohet ndershmërisht. Para se me qenë zotëri duhet me qenë njeri. Shpesh njeriu duke dashur të plasojë ide të reja dhe dobiprurëse, nuk arrin ti bashkosh të gjitha ato fragmente të shkëputura.

Mbulimi i gjithë asaj që është reale më të pa vërtetat, nuk më shkon për dore. Bota nuk është reale si e paramendojmë ne, megjithatë e kemi për detyrë që ta bëjmë një botë më të lumtur, një botë të cilën edhe e kemi të ngulitur diku thellë në mendjen tonë. Edhe unë, por edhe shumica nuk janë shumë të lumtur, nuk ju bëhet fytyra e qeshur si fëmijëve të padjallëzuar. E sigurisht se kemi dëshira që shpesh të bëhemi të lumtur si fëmijë… Jeta është si brisk i mprehtë mbi të cilin jetojmë, por jo edhe t’më ndalë në synimet e mia…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat