Kosova nën kontrollin e “kapove”

Opinione

Kosova nën kontrollin e “kapove”

Nga: Bekim Rexhepi Më: 3 korrik 2022 Në ora: 16:52
Autori Bekim Rexhepi

Dihej që përbënte një kërcënim të vazhdueshëm futja e policët tanë në veri të Kosovës për të vënë rregull dhe ligj ngase atje shquhej faktori i kapadaive të pushtetit anti-Kosovë. Ndërsa po kaq ngjashëm, tashmë duhet ta pranojmë se edhe Skenderaj është rikthyer në faktor të kapadaive të pushtetit anti-ligjor të Kosovës. Defakto sovraniteti i pushtetit ligjor të Kosovës mbase mund të bije në duar të pushtetit të kapadaive, që s’duan ligj tjetër prej tyre dhe që s’duan shtet të Kosovës pa pushtet prej tyre.Ka një filozofi të çoroditur në sistemet politike diktatoriale ose në sistemet gjysmë diktatoriale ku regjimet spikatin iden politike të mohimit të ndihmës dhe dijës.

Në strukturat e këti sistemi persona pak të arsimuar nuk duan të mendojnë shpesh, ngase ata i shpijnë mendimet e tyre vetëm tek ato ide se vetëm ata vet janë më të merituarit dhe për këtë ata dhe duhet të jenë gjithnjë përzgjedhurit për të mbajtur sistemin dhe shtetin. Këta persona pak të arsimuar kur nuk arrijnë të faktorizohen në masa të gjëra popullore orvatën të mohojnë edhe masat e gjëra madje duke i akuzuar për fajtor të përzgjedhjes së gabuar politike, që nuk janë vet ata.

Pra çdo zgjidhje pa ta, është mohim dhe jo dije!?. Edhe i dituri (jashtë tyre), nëse nuk është si ta dhe me ta është prapë i paditur. Ky lloj i mentalitetit në sistemet politike konsiderohet si mentalitet hibrid, ku për merita të ushtarake duhet të ketë edhe merita politike njëkohësisht. Në rastin tonë ky mentalitet do të quhesh me të drejtë mentalitet i kapadaive, ku thonë “unë jam kapadai, bëjë qa due, e si due”!.

Prej pas luftës është shfaqur me ters ky mentalitet i kapadaive të vendit, ku pas çlirimit soji i kapadaive vënë bastein mes vete për të përfituar e përvetësuar pasurin e vendit në emër të zotësisë se tyre, dhe në emër të diellit (çlirimit). Veçse nuk na thoshin më zë të lartë se ne jemi dielli, duke mos na lënë besim tjetër se pos diellit ka edhe zot.

Kapadait e vendit e morën me forcë pushtetin, banë sistemin e tyre ku ishin vetë dhe bëhej si thoshin vet. Prej 13000, a 15000 ushtarësh në numër u bënë 60000 veteran lufte. Kjo është garda e re e pushtetit të kapadaive në vendin tonë. Për njëzet vjet këta udhëhoqën me kapacitet e vendit, dhe si meritë e tyre ne sot kemi këtë shtet për të cilin as vet sot nuk janë të kënaqur dhe as të vetëmjaftueshëm. Kapadai të pangopur.

Për të mos u zgjeruar shumë në kronologjinë e tyre njëzetvjeçarë, këto ditë u plagosen dy policë të Kosovës nga Kapadait e vendit, që s’pajtohen dot me sistemin që s’është në duart e tyre, e që s’është në favorin e tyre. Kjo metodë e pushtetit hibrid duhet të ndalet me ligj, sepse është kërcënim aktual i rikthimit të gjendjes hibride politike ku gjithçka do të rikthehej në krim, në korrupsion dhe në zhvatje të vendit. Nuk ka rëndësi se për çfarë u gjuajtën dhe u plagosen policët, por ka rëndësi mesazhi qe policët do të gjuhen serish nga ta nëse mësymjen e kanë serish në atë anë.

Dihej që përbënte një kërcënim të vazhdueshëm futja e policët tanë në veri të Kosovës për të vënë rregull dhe ligj ngase atje shquhej faktori i kapadaive të pushtetit anti-Kosovë. Ndërsa po kaq ngjashëm, tashmë duhet ta pranojmë se edhe Skenderaj është rikthyer në faktor të kapadaive të pushtetit anti-ligjor të Kosovës. Defakto sovraniteti i pushtetit ligjor të Kosovës mbase mund të bije në duar të pushtetit të kapadaive, që s’duan ligj tjetër prej tyre dhe që s’duan shtet të Kosovës pa pushtet prej tyre.

Kapadai ka gjithandej Kosovës qe nga veriu e deri në Jug, ndaj qeveria aktuale duhet të përshpejtoi masat dhe të parandaloi shtrirjen e tyre që përbën rrezik për vendin dhe qe e argumenton faktin e akuzës se shqiptarët nuk din të bëjnë shtet ndaj na leni ne ti shtypim.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat