Nuredin Lushtaku nuk lejoi Gardën e TMK të varroste Rugovën, tani sulmon policët e shtetit!

Opinione

Nuredin Lushtaku nuk lejoi Gardën e TMK të varroste Rugovën, tani sulmon policët e shtetit!

Nga: Faton Mehmeti Më: 4 korrik 2022 Në ora: 17:44
Faton Mehmeti

Nuk u befasova kur mësova lajmin se Nuredin Lushtaku ka sulmuar dy policë.

Të mësuar me sjellje banditeske njerëz me fuqi të madhe në PDK, tashmë e kanë bërë zakon të sulmojnë policët e pa nënshtruar ndaj fuqisë së tyre prej banditëve. Këtë rrugë prej banditëve ndaj zyrtarëve policorë fillimisht dhe zyrtarisht e shtruan djemtë e Adem Grabovcit, të cilët jo që nuk u dënuan, pësuan policët me masën ndëshkimore të suspendimit. Ka edhe shumë raste të tjera me djemtë, shpesh edhe me vet politikanët e "krahut të luftës" në konfrontim me zbatuesit e ligjit. Sjelle të shëmtuar para pak kohësh u panë me Zafir Berishën, duke u vërsulur në policët për shkak të gjobës në trafik.

Nuredin Lushtaku shkoi edhe më larg duke u shkaktuar edhe lëndime, ndonëse Nura këtë gjë nuk e pranonte, e demantoi policia. Së fundi, siç njofton prokuroria, “ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”, pra janë shkrepur armë në drejtim të policisë.

Nuredin Lushtaku, u lirua menjëherë pas arrestimit, s`kishte si të ndodhte ndryshe me kalnin "Pronto" akoma të fuqishëm dhe me rrënjë të thella. Duke parë reagimin e fortë publik, sa për sy e faqe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendim për ndalimin e Nuredin Lushtakut, të cilin e kishte lënë të lirë një ditë më parë. Pra, po shihet qysh në fillim se prokuroria, drejtësia ka frikë nga ish komandantët.

Nuredin Lushtaku, ish komandant në TMK kishte ndaluar që garda e TMK të merrte pjesë në varrimin e Presidentit Rugova, për të cilën marrëzi Nura është shprehur disa herë se "ndjehem krenar", imagjino me çfarë niveli të përfaqësimit ka qenë si UÇK ashtu edhe TMK, pastaj edhe komuna e Skenderajt me Nuredinin si ish nënkryetar. Pa u bërë Vetting nuk besoj në këtë sistem të drejtësisë, nuk përjashtohet mundësia që Nura të kërkojë edhe kompensim, derisa policët mund të pezullohen. Nuredin Lushtaku përfaqëson ADN e PDK, shtetin e shohin si pronë e veten padron.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat