Kombit amerikan që shpëtoi Kombin tim nga shfarosja dhe Atdheun tonë nga zhbërja, urimet e mia në Datëlindjen e 246-të!

Opinione

Kombit amerikan që shpëtoi Kombin tim nga shfarosja dhe Atdheun tonë nga zhbërja, urimet e mia në Datëlindjen e 246-të!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 4 korrik 2022 Në ora: 20:28
Fatmir Bajraj

Kombit amerikan që shpëtoi Kombin tim nga shfarosja dhe Atdheun tonë nga zhbërja, urimet e mia në Datëlindjen e 246-të !

Djepit të lirisë së popujve të robëruar & piemontit të demokracisë planetare- Amerikës !

Në Datëlindjen dhe përvjetorin e 246-të, të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Urime përvjetori i 246-të,i Ditës Kombëtare të Kombit të madh të Thomas Jeffersonit, autor kryesor i Deklaratës së Pavarësisë, dhe John Adamsit, mbështetës i zjarret i saj, gjatë Konventës së vitit 1776 e cila i parapriu aktit të shpalljes së pavarësisë së Amerikës.

Bashkë me urimin :

Faleminderit Amerikë e Presidentit Wodroow Willson, e cila 102 vite me parë, pikërisht me 1920 në Konferencën e Parisit, mbrojti qënjën & qenësinë shqiptare në Gadishullin Ilirik duke ruajtur Shqipërinë nga copëtimi i cili i kanosej nga fuqitë evropianë si fituese të luftës së parë botërore, dhe vuri VETO-në, në ruajtjen dhe paprekshmërinë kufijve t ‘saj Londinez.

Faleminderit Amerikë e Bill Klintonit për vendimin e vitit 1999 n ‘mbrojtje të fatit të pambrojtur të shqiptarëve në Dardaninë Antike-Kosovës, n ‘përballje me armikun e egër dhe gjakatarë-serb, me regjimin gjenocidal të Millosheviqit, i cili synonte shfarosjen e shqiptarëve dhe zhbërjen e atdheut të tyre-Kosovën.

Faleminderit Amerikë e George W Bushit, i cili De-jure kurorëzoj lirinë dhe çlirimin me Pavarësi të Republikës së Kosovës së 17 shkurt 2008 me 10 qershor në Tiranë!

Faleminderit Amerikë, e cila në mbi një shekull ; fillimisht (1920) përmes Parimit të Vetëvendosjes, ruajte dhe sigurove të drejtën e shqiptarëve dhe Shqipërisë në shtet nacional dhe me kufijtë shtetëror, dhe më vonë përmes kreut të IV-të të Kartes së OKB-së, realizove ndërhyrjen shpëtimtarë për Kosovën dhe shqiptarët dhe evitove planet gjenocidale serbe për shfarosje dhe zhdukje të shqiptarëve dhe zhbërje të atdheut të tyre, të larë në gjak në mbi një shekull.

Pa Ty Amerikë, fati ynë nuk do ishte kurrë ky që është dhe kemi sot, me gjasë edhe s'do ishte fare nevojë t ‘flitet për një relacion dhe koncept të tillë, meqë Ne, nuk do ekzistonim si kategori & realitet nacional, "falë-miqve" që na rrethojnë !

Faleminderit Amerikë e Bill Klintonit që bekove Dardaninë e 2 korrikut 1990 të Rugovës, duke i dhënë vulën e fatit jetësor me 12 qershor 1999.

Amerikë !

Shpëtimi i Shqipërisë nga zhbërja, dhe arnimi i saj me ruajtjen edhe bërjen e Kosovës, është atribut ekskluziv i Juaji, andaj me të drejtë, presim nga Ju, edhe bashkimin e pjesëve tona të copëtuara nga armiqtë tanë shekullor që arrihet vetëm me bekimin Tuaj !

Zoti e bekoftë Amerikën, popullin amerikan dhe miqësinë shqiptaro-amerikane të farkuar në mbi një shekull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat