Përuljet deri në poshtërim të Ramës dhe Abazoviqit para Vuçiqit?!

Opinione

Përuljet deri në poshtërim të Ramës dhe Abazoviqit para Vuçiqit?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:42
Autori Skender Mulliqi

Të kujdesesh për moralin dhe dinjitetin është gjëja më primare për njeriun pavarësisht prej pozitës shoqërore politike. Dinjiteti po ju mungon dy kryeministrave shqiptarë, Edi Ramës të Shqipërisë dhe Dritan Abazoviqit të Malit të Zi.

Si duket serviliteti dhe përulja kur po takohen më kryeministrin e Serbisë, nuk po i pengon asnjërin, e që nuk ishte dashur të jetë ashtu. Aq shumë po përulen para Vuçiqit, sa po dukën si kamerieri kur i dërgon çajin zotërisë! Dhe, përulja e dy shqiptarëve e bënë Vuçiqin mbizotërues e bënë skofiar para shërbëtorëve të tij. Natyrisht së edhe bisedat ndërmjet tyre zhvillohen në frymën e përuljes dhe të servilizmit të pashembullt. Kjo nuk është në natyrën e përgjithshme të shqiptarëve. Rama në shtetin e tij jeton më shqiptarë, por ky far Abazoviqi nuk e ka këtë primat, dhe sapo kalon koha në politikë ,po shpërfaqët diletant, servil i Vuçiqit dhe i Kishës Ortodokse Serbe, që me gjasë edhe e vunë në pozitën e kryeministrit të Malit të Zi, kur Abazoviq me helikopter e zbriti kryepopin serb, Joanikije në Cetinje.

Të jesh kryeministër i një vendi, dhe mos të kujdesesh për dinjitetin, moralin politik, është përdhosje e çdo vlere të shtetit të cilin e përfaqëson. Pamjet që po na vijnë nga Beogradi kur Abazoviq dhe Rama po takohen më kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq pa asnjë hezitim pastaj “serbet do ti mbajnë ata në duar lartë duke i shëtitur nëpër Beograd”. Këta veç që nuk po ja puthin dorën dhe nuk po gjunjëzohen për t’ia “vezulluar” këpucët zotërisë së tyre, si përfaqësuesi kryesor i idesë për Open Ballkan, së bashku më Ramën, ku fshihet ideja për botën serbe.

Këto veprime të dy kryeministrave shqiptarë, po duken të gërditshme, puthadorë, përulëse, inferiore, mazohiste… Ti bashkëngjitësh një shovinisti serb, në idenë për Open Ballkan, kur Serbia dhe Rusia kanë shpërfaqur hapur tendenca të luftës pushtuese edhe në Ballkanin Perëndimor, kjo është tradhti ndaj idealeve të të parëve dhe të rënëve për liri historikisht.

Por, këta duket së nuk e kanë shumë dert punën së janë bërë shërbëtor të armiqve tanë shekullor. Po përfitojnë nga pushteti materialisht, po shëtisin më limuzina të shtrenjta, po vishën sipas modës, e sigurisht së primare i kanë edhe kurvëllëqët. Zotërinjtë shumë kanë dëshirë ti poshtërojnë shërbëtorët. Këtë gjë po e bën mirë Aleksandar Vuçiqi. Ky eksponent i Millosheviqit, pikërisht pse këta po i përulën verbërisht, shqiptarët po i kërcënon me luftë. Këtë kënaqësi Vuçiqit ia ofrojnë vetëm sadistët si Rama dhe Abazoviqi. Të dytë me këto veprime po i kontribuojnë nacionalizmit serbomadh në Ballkan, e duke e zbritur në anën tjetër në nivelin më të ulët interesat e shqiptarëve…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat