Dosjet “Boomerang”

Opinione

Dosjet “Boomerang”

Nga: Agim Vuniqi Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:51
Autori Agim Vuniqi

A ishin dosjet e publikuara nga kryesia e veteranëve, dokumentacion i blerë nga DB-ja serbe, për të cilat fliste udhëheqësi i SHIK-ut, Kadri Veseli, para se të hynte në politike, këtë e ka obligim ta sqarojë para publikut, veterani Klinaku!!!

Për ato dokumente të shpërndara pësuan Ngucati dhe Haradinaj duke u dënuar me burg shumëvjeçarë!!!

Deri më sot asnjëri nga “gazetarët” nuk është treguar vigjilent dhe të hulumtojë kush ishte personi që shpërndau dosjet, dokumentet sekrete që i shfrytëzojë Gjykata Speciale për të dënuar Ngucatin dhe Haradinajn, dhe për të cilin nuk dha asnjë informacion Klinaku i Veteranëve… A ishte ky skenar shumanshëm i qëllimshëm, apo vetëm një parapërgatitje për të shfajësuar KE-në dhe diplomatët evropianë për dështimet e njëpasnjëshme në Kosovë, mbetet të shihet, por edhe simulimi për kinse ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme shtetërore ishte vetëm dëshirë, a nuk ishte kështu paralajmërimi i bujshëm për formimin e agjencisë së inteligjencës (para se të formohej), e cila as që përmendej në krahasim me SHIK-un e paraluftës, që e tregonte fuqinë vepruese përmes Kadri Veselit, i cili mundohej ta bindte opinionin se ka "blerë" informacione shumë të rëndësishme nga DB-ja serbe, bile ai së paku duhet ta dinte sa e ka rrjetin e fuqishëm të informatorëve në Kosovë, Serbia, duke realizuar këmbimin e informatave edhe përmes bizneseve profitabile me shqiptaro-kosovarët me kollare.

Duhet pranuar që ky montim i përrallës ballkanike, nga gazetarët aventurierë ishte shumë i dëmshëm për Kosovën. Skandali që u lansua në "The Guardian" mori premisa trishtuese, ngase si lajm senzacional u bart në tërë shtypin botëror, dhe ishte shumë vështirë të demantohej me një reagim qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat